/ATSH/-Drejtori i Përgjithshëm Postës Shqiptare, Majlind Lazimi, niset sot për një vizitë pune në Turqi, ku do të takohet me Drejtorin e Përgjithshëm të Postës Turke, Osman Tural.
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kësaj vizite delegacioni i Postës Shqiptare do të njihet me përvojen e Postës Turke në fushën e Teknologjisë se Informacionit, Shërbimeve Elektronike dhe atyre Bankare që bën Posta Turke, si edhe procese të ndryshme operative.

Kjo vizite do të shërbejë për të nënshkruar edhe një memorandum bashkëpunimi, i cili do të shërbejë për të rritur cilësinë e shërbimeve postare duke bashkëpunuar në fusha si e-commerce, trajnime, zhvillimin e projekteve të përbashkëta si edhe në aplikimin e teknologjive moderne në shërbimet postare e ato financiare.