Kreu i ri i Devollit në zyrë në 06:30, PD-ja protestë 9 orë, Nallbati: Duro është ngujuar në zyrë, do vijojmë aksionin (VIDEO)

DEVOLL-Kryetari i ri i bashkisë Eduard Duro ka shkuar në zyrë ditën e sotme që në orën 06:30. Frika se mos ish-kryetari do të shkonte më herët për t'i zënë zyrën ka bërë që Duro të shkonte 90 minuta përpara. Ndërkohë që para bashkisë kanë filluar që të grumbullohen edhe mbështetësit e opozitës prej orës 07:30.

Në ambientet e bashkisë ndodhen rreth 30 forca policie të drejtorisë vendore, por edhe FNSH-së. Efektivët janë të pranishëm në ambientet e jashtë institucionit për të shmangur incidentet. Duro u betua ditën e premte në mesditë, ndërsa në zyrë shkoi pasdite kur u largua ish-kryetari.

Në urdhër Duros dhe në prani të prefektit të Korçës një person çmontoi bravën e derës së jashtme dhe të dyerve të brendshme për t'u futur brenda, teksa nga zyra e re kryetari i ri dha edhe intervistën e parë ditën e premte (Lexo këtu cfarë ndodhi të premten).

Presidenti dhe opozita (që i bojkotoi) nuk i njohin zgjedhjet lokale të 30 Qershorit, ndërsa SHBA dhe BE, pasi i certifikuan, kërkuan që kryetarët e rinj të bashkive që u zgjodhën të nisin punën sa më parë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:35
PD-ja dyshek ngjyrë blu kryebashkiakut të ri të Devollit: Meqë po rri në zyrë jashtë orarit

1564414594_WhatsAppImage20190729at17.14.41.jpg

Protesta e mbështetësve të djathtë para Bashkisë së Devollit është mbyllur pas 9 orësh. Në shenjë simbolike, pas akuzave të kryebashkiakut në ike, Bledjon Nallbati se se kryebashkiaku i ri i dalë nga 30 qershori është ngujuar në zyrë, protestuesit i kanë dorëzuar një dyshek. Report Tv ka siguruar një foto, ku shihet dysheku ngjyrë blu (ndoshta kjo ngjyrë ka qenë rastësore) i rrethuar me protestues.  

Ora 16:35
Devoll/ Nallbati: Kryebashkiaku i vetë-shpalluri PS-së është ngujuar në zyrë, do vazhdojmë protestat

 

Përfundon pas 9 orësh protesta e PD para Bashkisë Devoll. Në fjalën e tij, kryebashkiaku në ikje Bledjon Nallbati ka deklaruar se aksioni opozitar do të vazhdojë.

"Protesta sot tregoi qartë vullnetin e devollinjve për të mos pranuar farsën e 30 qershorit, cili na ka sjellë në këtë situatë duke vazhduar me urzupimin e institucioneve në mënyrë të dhunshme, jashtë orarit. Kryetari i vetëshpallur i 30 qershorit është ngujuar në zyrë të vet vetëm me njerëzit e tij duke mos mundur të organizojë dhe të zhvillojë asnjë shërbimi. Do ta vazhdojmë aksionin tonë, për ligjshmëri dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme", u shpreh ai.

Ora 14:12
Balla i përgjigjet Bashës për Devollin: Bashkia vijon punën normalisht, ti je për llafe dhe zhurmë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas  tensioneve që janë shënuar ditën se sotme në Bashkinë e Devollit, e cila u rrethua nga policia, pasi kryebashkiaku i ri Eduard Duro mori detyrën. Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Balla deklaron se bashkia vijon normalisht punën, duke ofruar shërbime bazë për qytetarët.

"Bashkia Devoll me Këshillin Bashkiak dhe Kryetarin e Bashkisë të sapozgjedhur vijon punën normalisht, duke ofruar shërbimet bazë për qytetarët, sepse populli sovran i ka zgjedhur institucionet e veta përfaqësuese në pushtetin vendor të bëjnë detyrën. Për llafe dhe zhurmë kemi LB që nuk ka nevojë të zgjidhet edhe brenda të vetëve.

30 Qershori ishte dita e mësimit historik se fjala sovran nuk është një fjalë boshe dhe askush më kurrë s’do të tentojë t’ia marrë popullit sovranitetin për interesa të ulëta dhe hesape të turpshme politike", shkruan Balla.

Potimi i plotë i Taulant Ballës/ Certifikatë e lëshuar ditën e sotme, tregues që bashkia vijon punën normalisht
Ora 14:10
Edi Paloka bën thirrje për dhunë ndaj policisë: Silluni me ta si me një grabitës


Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka ka bërë të hënën thirrje për dhunë ndaj policisë. Ai ka postuar një foto në faqen e tij në Facebook nga ajo që ndodhi sot në Devoll ndërsa shkruan se policia po mbron hajdutin dhe se qytetarët e Devollit duhet të sillen ndaj tyre, njëlloj siç sillen me një grabitës.

"I shihni keta me uniforme ku shkruan “Policia”? Jane ne bashkine e Devollit ! Po nuk jane aty per te kapur hajdutin e Rames qe ka hyre duke thyer deren, naten , kur te zotet e shtepise nuk ishin aty.

Keta edhe pse mbajne uniforma, jane pjese e bandes. Jane aty per te mbrojtur hajdutin me urdher te kryehajdutit. Grabisin prona publike, grabisin prona private dhe as nuk fshihen me ! Grabisin me dhune!

Silluni me ta sic do silleshit me nje grabites qe ju ka hyre ne shtepi po pa njoftuar “policine qe nuk duam”shkruan ai.

Ora 12:20
Tensionet në Devoll, PS: Opozita e çoroditur, janë përpëlitjet e fundit të kastës

Ministri Eduard Shalsi nga Korça ka komentuar tensionet në Bashkinë e Devollit, pasi ish-kryetari kërkoi që të futet në zyrë, pasi nuk i njeh zgjedhjet e 30 Qershorit.  "Janë përpëlitjet e fundit nga përfaqësuesit e një force që e futi opozitën në një rrugë pa krye. Cilido që do të dalë mbi ligjin do të përballet me forcën e ligjit. Janë veprime të çoroditura, njerëzish të dëshpëruar. Në vend që të merrnin përgjegjësinë për atë që përfaqësonin po kërkojnë që të pengojnë funksionimin e punës në një bashki, që në sajë të zgjedhjeve të ligjshme po përpiqet që të vijojë punën. Kjo është kastë e dëshpëruar" tha ai.

Ora 10:03
Basha: Bashkia e Devollit u uzurpua nga regjimi, hajdutët në pushtet i pret burgu


Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar për situatën e krijuar në bashkinë e Devollit ditën e sotme. Ai shprehet se pushteti i paligjshëm po uzurpon qeverisjen lokale, ndërsa ka edhe një paralajmërim.

"Pushteti i paligjshëm i 6% po uzurpon me dhunë qeverisjen lokale, kundër vullnetit të popullit. Ky regjim kriminal dhe plaçkitës po hyn në rrugën e verbër të përplasjes me popullin e tij.

Sot hajdutët në pushtet ndjehen të mbrojtur se kanë polici speciale, gaz lotsjellës dhe mercenarë, por nesër do të kenë fatin që meritojnë hajdutët dhe banditët" shkruan Basha.

Ora 09:56
Salianji në Devoll: Një barkderr sa Rama shkallmoi bashkinë, Duro fjeti në zyrë prej të premtes

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji deklaroi se opozita nuk do të tërhiqet nga bashkia e Devollit. "Sikur e keni parë nuk po lejojnë instalimin e një junte debilash të cilët flenë në institucionet publike duke i trajtuar si fjetore ku prodhojnë para, e parë se si një barkderr i shëmtuar pothuaj sa Rama shkallmoi dyert e institucioneve për të treguar se nuk ka ligj dhe se  bëri vetëgjyqësi do të mbajë përgjegjësi pas kallëzimit dhe personi i vetëshpallur si kryebashkiak do të kallëzohet për përvetësim të titullit. Qytetarët nuk do të tërhiqen.  Do të jemi në mbështetje për shkak të kërcënimeve që bëhen ndaj administratës. Këtu ka qenë një njeri (i referohet Eduard Duros) që ka fjetur nga dita e premte dhe deri sot" tha ai.

Ora 09:41
Tensionet te bashkia, PD-ja dërgon 'përforcime' në Devoll (VIDEO)

Koordinatori i PD për Devollin, ish-deputeti Endri Hasa dhe ish-deputeti i zgjedhur në këtë qark në 2017 Ervin Salianji kanë mbërritur para bashkisë së qytetit. Demokratët deklarojnë nuk do të largohen, ndërsa akuzojnë se PS-ja uzurpoi bashkinë.

Ora 08:55
PAMJET, ja cfarë ndodh brenda bashkisë së Devollit

Report Tv sjell pamjet e FNSH-së që ndodhet në gatishmëri në korridoret e bashkisë së Devollit prej mëngjesit të sotëm, ndërsa jashtë ambienteve efektivët e policisë vendore, teksa një pjesë e administratës së ish-kryetarit dhe militantë të PD-së janë grumbulluar duke kërkuar largimin e policisë.  

Ora 08:47
Duro: Policinë e thirra unë, administrata duhet të ishte në punë, i detyrojnë të mos hyjnë

Kryetari i bashkisë së Devollit, Eduard Duro u bëri thirrje punonjësve që të futen në ambientet e institucionit për të vijuar punën. Ai sqaroi se policinë e kishte thirrur ai që të ishte në gatishmëri, pasi ish-kryetari kishte njoftuar se do të kishte grumbullim para bashkisë.

"Nga ana e ish-kryetarit është njoftuar se do të kishte një grumbullim njerëzish, ka disa punonjës bashkie dhe familjarët e tyre. Ata duhet të ishin në zyrat e tyre. Ish-kryetari njoftoi se do të kishte tubim para bashkisë. Ditën e shtunë kam pasur takime me disa punonjës të bashkisë, të cilët kanë ardhur dhe ditën e shtunë e kanë bërë ditë pune për të marrë informacion mbi organikën. Brenda bashkisë ka punonjës aktualisht, mbrojtja e territorit, burimet njerëzore, policia bashkiake.

Jam në pritje që punonjësit të vijnë në zyrë. Policinë e kam njoftuar unë. Nuk është normale por edhe grumbullimi i njerëzve nuk është normal. Punonjësit e bashkisë janë të ftuar të hyjnë në zyrë, i kam ftuar personalisht. Nuk do të pengoj asnjë punonjës. Ndoshta nuk hyjnë se u vjen zor nga ish-kryetari ose janë detyruar nga persona të tjerë. Punonjësit do të hyjnë në punë, është detyrim ligjor. Nuk e besoj se nuk do të paraqiten".

Ish-kryetari deklaroi se do vijojë që t'u shërbejë qytetarëve, por Duro me ironi përgjigjet "Po u shërbeu te rruga është i nderuar, ndoshta e gjen mundësinë".

 

Ora 08:38
Ish-n/kryetari i Devollit: U shokuam nga policia, jemi bërë në kohën e Enverit

Ish n/ kryetari i bashkisë Ylli Taho u shpreh se policia duhet të largohet që të futen në institucion, pasi nuk mund të punojnë me terror mbi kokë. "Ne kemi ardhur në orën 08:00 të fillojmë punën, por bashkia na është uzurpuar nga policia. Jemi shokuar pse janë gjithë këta policë këtu. Nuk mund të hyjmë brenda me terror, me policë mbi kokë. Si në kohën e Enver Hoxhës që cdo gjë ishte në komandën e policisë.... Në do të hyjmë kur të largohet policia nga institucioni".

Një tjetër person u shpreh se "Jam punonjës i bashkisë, brenda në cdo zyrë ka policë me maska, nuk mund të punojmë në terrorin e policisë. Duhet të dalin jashtë" tha ai. Ndërsa një qytetar u shpreh se "Jam invalid, nuk e di kam probleme në bashki, jam në rajon në policie apo në bashki, cfarë bëhet kështu" tha ai.

Ora 08:22
Ish-kreu i Devollit me demokratët jashtë: PS-ja e pushtoi dhe e ktheu si 313-ta bashkinë, morën dokumentet, do jem këtu çdo ditë

Ish-kryetari i bashkisë së Devollit i zgjedhur nga PD-ja Bledjon Nallbati në orën 08:00 shkoi për të hyrë në institucionin që drejtoi për 4 vite, por zyra ishte zënë, ndërsa policia ishte vendosur para hyrjes për të mos e lejuar. Ai akuzoi se bashkia është kthyer si burgu 313, e rrethuar nga policia. Nallbati hodhi akuza se Eduard Duro, por edhe ata që kanë hyrë në bashki prej ditës së premte mund të kenë marrë apo grisur dokumente, prandaj shtoi se nuk mban përgjegjësi. Duro tha se bashkia është uzurpuar dhe pushtuar nga partia Socialiste.

"Ky është realitet i hidhur i shtetit shqiptar. Sikundër e shikoni bashkia është kthyer në burgun 313, i zaptuar nga vetë shteti shqiptar, keni parë edhe pamje më të rëndë, institucioni është uzurpuar dhe marrë në mënyrën më të keqe të mundshme, si hajdutë si kriminelë, jashtë orarit zyrtar të punës. Unë jam kryetar i ligjshëm i zgjedhur me votat e 59% të qytetarëve të Devollit ku kanë shprehur vullnetin. Por partia shteti vendosi ta marrë dhunë, e rrethoi me polici.

Nuk e di si mund të funksionojë dhe grabitet nga vetë shteti. Ky është shteti dhe si drejtohet dhe qeveriset ky shtet. Sot është një ditë normale pune për ne, pasi nuk ka pasur një proces normal zgjedhjesh. Unë do të vijoj punën time me qytetarët, këta ta vijojnë me polici dhe me zyra të uzurpuara. Beteja jonë është për ligjshmëri. Unë do të jem me qytetarët, ndërkohë ky institucion mund të rrijë kështu, unë do të vij prapë nesër këtu me këta.

A do të hyni brenda? Më kujtoni mua uzurpator, jo ata janë këtu, unë jam kryetari i zgjedhur me dhunë. Para dy ditësh këtu kërciti vareja, u shkallmua dera. Institucioni ka brenda dokumente dhe shkresa dhe unë nuk mbaj përgjegjësi cfarë ka ndodhur. Hynë me dhunë, ju nuk u lejuan. Kanë marrë dokumentet, kanë grisur dokumente, kanë hequr apo shtuar, këtë nuk e di unë se cfarë kanë bërë. Këtë e di vetëm partia shtet, ky nuk mund të jetë vend normal. Nëse flasim për pushtim, Shqipëria është pushtuar nga turqit...".

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • devolli: 29/07/2019 22:25

    Kryetari I ri I bashkise tju boj thirrje punonjesve te bashkise qe brenda dates 1Gusht te paraqiten ne pune kush rrefuzon te paraqitet autamatikisht duhet ti shkarkuj nga puna per kundershtim dhe rrefuzim sipas ligjit ne fuqi,kji eshte thirrja qe dutet te boj kryetati I ri.

    Përgjigju
  • edi: 29/07/2019 18:19

    Une thashe e nga ana e Korces jane te zgjuar .Kujt i shkoni mbrapa ju or gomere Lulushit Lulushi genjen dhe kur flen .Zgjuar eshte si kerric i vogel qe ka rritur vete ,kur ishte i ri ne Diber. Hiqet si debil ,jo nuk eshte

    Përgjigju
  • Alketi: 29/07/2019 16:45

    Behuni njehere te vetme njerez te ligjit e te shkolluar,mos bej trimin o kokbosh me zyrat e shtetit.

    Përgjigju
  • Daja: 29/07/2019 16:43

    Ik o pallosh liro zyren e shtetit e mos degjo pallavrat e Lulit & Monikes.

    Përgjigju
  • Populli: 29/07/2019 15:40

    Qerohuni ju huligane te PD-LSI se na cate mender b.then,populli votoje qe ju te rrini ne rruge se per gje tjeter nuk jeni,prisni trenin e radhes qe vjen ne 2021,e pastroni shtepite tuaja nga rrugacet e injorantet qe ju kane mbytur,ky vend nuk e pranon me anarkine tuaj,kuptojeni.

    Përgjigju
  • Cubi: 29/07/2019 13:41

    Behuni njeher njerez o te mjer. Na nxit faqen me keto injoranca. Nuk mbahen zyrat e shtetit me forc o monstra e thoni pastaj u ushtrua dhun. Po kjo qe beni ju mo rrac e felliqur cfar eshte.????!!????????????????????????? Dorezojeni detyren sic ka lezet e ngrini Pak vlerat se keni rene keq fare. Ajo ka mare fund e din edhe nje 5 vjecar,mos hani gejeshtrat lulit ka vite qe ju mashtron. Administrata po duan te rrin ne pun mos ti ven pas kryetarit te vjeter se ka ikur dhe ska zot qe i ben derman,ne te kundert shkoni dhe ju pas tij.

    Përgjigju
  • PALLOSH KOK BOSH rexhep leka [ kepi ]: 29/07/2019 12:35

    Ore çuni shegës që u ngjirize në haurin e lopës kur jot tëm ishte e martuar e ti u bēre kopil. E ti o kopil i haurit të lopës do na bësh ne demokraci. A po do na udhëheqësh si mamaja jote shega ëmbël që ngrinte këmbët te hauari lopës. Po hik o salinjani viçi pa lēpir o këllir.

    Përgjigju
  • Dory: 29/07/2019 10:03

    Ua pjeshka e Pd ne devoll aman se na mallengjeve

    Përgjigju
  • asl: 29/07/2019 09:12

    Futeni brenda ate ke*ysh arroganti se ka nevoje per gjimnastike,nderro dhe administraten meqenese u bejne alergji policet ka shume te rinj qe jane dhe me te zotet se te vjetrit.Duhet nderruar administrata e hajduteve puneso te rinj.

    Përgjigju
  • Lirimi: 29/07/2019 08:35

    Po ca kryetari je ti mo ti ke qene antikontrabandisti me i madh i kapeshtices edhe vellai yt vazhdon akoma. Edhe tivi vodhe votat ne zgjedhiet e kaluara. Bli prape kamiona te rinj edhe fillo me shulsat edhe sillu rroba e gjera te tjera nga greqia

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston