Kreu i ri i Kuvendit, Rama zgjedh
mes Ruçit, Ballës e Musa Ulqinit​

Kreu i ri i Kuvendit, Rama zgjedh<br />mes Ruçit, Ballës e Musa Ulqinit​
Me 74 mandate deputetësh, me timonin tërësisht në duart e Edi Ramës, Partia Socialiste ka filluar të mendojë për anëtarët e ekuipazhit që do të përcaktojnë destinacionin e Shqipërisë për në vitin 2021.

Një ditë pas përfundimit të numërimit, kanë filluar të qarkullojnë emrat e parë, të cilëve Edi Rama mund tu besojë funksionet elitare shtetërore, si kryetari i Kuvendit, kreu i grupit parlamentar apo ministrat dhe rikompozimi qytetar. Emri i parë i artikuluar nëpër korridoret e selisë së purpurt është ai për kryetarin e Kuvendit. Burime për Shqiptarja.com, bëjnë me dije se një nga njerëzit më të mundshëm të cilëve Rama mund t’i besojë këtë detyrë,  është sekretari i përgjithshëm i PS-së, Gramoz Ruçi.

Ai është numri dy i partisë prej vitesh, dhe është njeriu më i fuqishëm në parti pas kryetarit, me një autoritet të lartë, pavarësisht se asnjëherë nuk ka pasur poste ministrore. Duke marrë në konsideratë edhe moshën e tij, kjo detyrë mund të jetë një kulm në karrierën e tij. Gjatë gjithë fushatës, sikundërse edhe në gjithë vitet e drejtimit të PS-së, Edi Rama e ka mbajtur afër si këshilltarin më të afërt politik, dhe shtyllën më të fortë në parti.

Por Ruçi nuk është i vetmi emër i përfolur për këtë detyrë, pavarësisht se ngelet mundësia më e fortë.

Deputeti tjetër, “xhaketa e vjetër” e socialistëve që prej kohës së Nanos, që vijon të jetë ende në parlament, Musa Ulqini, është një mundësi tjetër. Me përvojë të gjatë parlamentare, qysh prej vitit 1992, ish ministër i informacionit në vitin 1998, Ulqini është një prej deputetëve burokratikë që mund t’i përshtatet postit të kreut të Kuvendit, duke shtuar këtu edhe elementin, se gjatë gjithë karrierës së tij, nuk ka pasur asnjë sulm apo “njollë” në ushtrimin e detyrës së politikanit.

Profili i tij i një politikani larg konfliktit dhe me qasje të matur në shumë momente kritike në parlament e në partinë e tij, Ulqini justifikon besimin e kryetarit të partisë së tij. Ai u zgjodh edhe në 25 qershor si deputet në qarkun e Elbasanit, duke pasur një rezultat të lartë me rritje 7.4% në zonën që mbulonte, atë të Belshit. Kandidatura tjetër e mundshme, është ajo e Taulant Ballës.

Ai kryesoi në qarkun e Elbasanit fushatën e PS-së, ku shënoi një rritje e lartë elektorale, por përveç argumentit politik, ai ka edhe një eksperiencë të gjerë në marrëdhëniet ndërkombëtare, element i cili është i vlefshëm për postin e kreut të Kuvendit.

Ai ka qenë përfaqësues i Shqipërisë në shumë delegacione ndërkombëtare, kryesisht në Bruksel, drejton grupin e miqësisë me Gjermaninë, e po ashtu është nënkryetar i grupit parlamentar aktualisht.

Nëse nuk do të jetë kreu i ri i Kuvendit, Balla do të ketë me siguri një post ministror. Sa u takon emrave të mundshëm për kreun e ri të grupit parlamentar, më i mundshmi është ai i Saimir Tahirit, por kjo ngelet për tu parë deri në shtator kur do të zyrtarizohen të gjitha këto ndryshime me konstituimin e parlamentit të ri.

Sa u takon posteve ministrore, pritet që të gjithë drejtuesit politikë të qarqeve të ketë një karrige në qeveri, çka do të thotë se disa prej ministrave aktualë do të rimandatohen, pavarësisht se qeveria mund të rikonceptohet.  

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit