Ish-kreu i SHIU Ylli Zyla tha në Report Tv se emërimi i kreut të ri Bardhyl Nuredinaj, nga ana ligjore është në kundërshtim me ligjin.

“Bardhyl Nuredinaj, kreu aktual dhe i sapoemëruar i  SHIU, është oficer karriere nga ana ligjore është në kundërshtim me ligjin për pozicionin që mban. Që të emërohesh drejtor i SHIU duhet të kesh qenë  10-15 vite punë në fushën e Shërbimit Informativ. Ky nuk është rasiti i parë i emërimeve të bëra në kundërshtim me ligjin. Nga 2014 deri sot janë ndërruar 4 drejtorë, të 4 në shkelje flagrance me ligjin. Vetëm drejtori para këtij ka qenë oficer zbulimi, por prap jo oficer shërbimi informativ”, shprehet Zyla.

“Ky është alarm i madh që NATO të ndërpresë shkëmbimin e informacioneve dhe jam i bindur se e ka ulur shkëmbimin e informacioneve me Ministrinë tonë të mbrojtjes”, thekson ish-kreu i SHIU.

Prefektët ushtarët, e gjetur, por emërimi ityre në bllok shoë i qeverisë
Përsa i përket emërimit të 12 ushtarakëve në krye të Qarqeve, Ylli Zyla u shpreh se, “ushtarakut i shkon një detyre prefekti, ndihem krenar dhe është e gjetur. Por vendosja në bllok dhe heqja në bllok është shoë mediatik i Qeverisë. I njoh të gjithë dhe janë shumë të përgatitur. Por është shoë emërimi i tyre në bllok pasi nuk paska ekspert të tjerë në Shqipëri për të bërë mbajtur pozicionin e Prefektit”.

Er.K/Shqiptarja.com