Lideri i ri i Talebanëve Mullah Ahtar Muhammed Mansur, duke refuzuar negociatat e paqes mes Talebanëve dhe qeverisë Afgane ka theksuar se do të vazhdojnë përpjekjet e armatosura deri sa në vend të vendoset regjimi islamik, raporton Anadolu Agency.
Mansur i cili me anë të Zabiullah Muxhahid zëdhënësit të organizatës i ka dërguar mediave audion e fjalimt të tij të mbajtur në takimin ku u zgjodh lider i Talebanëve. Ai mbron idenë se qeveria Afgane po bën propagandë me fillimin e negociatave të paqes dhe me takimet me përfaqësuesit Talebanë.
Mansur tha se "Ne nuk do të dëgjojmë këtë propagandë, xhihadi jonë është deri sa të vendoset regjimi islam në vendin tonë",
Mansur i cili ka vënë në dukje disa herë se bashkimi mes Talebanëve është shumë i rëndësishëm ai gjithashtu ka theksuar disa herë duke i bërë thirrje militantëve Talebanë që të mbështesin njëri tjetrin, të bashkohen dhe të tregojnë respekt për popullatën.
Mansur i cili i ka bërë thirrje për bindje militantëve Talebanë ai ka shprehur se "Gjithkush ka fushën e tyre të përgjegjësisë, të mos ndërhyjmë në zonat e përgjegjësive të njëri tjetrit, në qoftë se ka ndonjë problem ti zgjidhim sipas principeve të përcaktuara".
Talebanët Afganë të cilët për herë të parë publikojnë regjistrimin audio të liderëve, ditën e djeshme pas takimit të udhëheqësve të drejtueve Talebanë dhe konsultimeve të gjata me dijetarët ato njoftuan zgjedhjen e liderit të ri të organizatës.
Zëdhënësi i Talebanëve në një deklaratë me shkrim duke theksuar se Mansur ishte një njeri shumë i afërt i ish-liderit Mullah Omer ai kishte shprehur se "Mullah Mansur ka qenë një person shumë i besuar i Mullah Omerit dhe gjatë periudhës që ai ka qenë në jetë kishte drejtuar detyra të mëdha. Mansur për vite ka qenë me detyrë si përgjegjës i punëve ekzekutive".
Mullah Mansur ka lindur në vitin 1960 në Kandahar në jug të Afganistanit ku Talebanët janë efektivë dhe në periudhën e qeverisjes së Talebanëve ai ka qenë me detyrë ministër i Aviacionit si dhe në 5 vitet e fundit ai ka qenë si ndihmës i Mullah Omerit. Sipas Kombeve të Bashkuara Mansur ka patur një rol të rëndësishëm në tregëtinë e lëndëve narkotike.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com