TIRANË- Vetëm për Tunelin e Llogarasë Belinda Balluku dhe vartësit e saj i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej të paktën 80 milionë eurosh, pasi në dy preventive të ndryshme frynë volumet dhe kostot. Detajin SPAK e jep në njoftimin për shtyp të dërgimit për gjykim të një prej dosjeve më të rëndësishme, atë të ish-zv.kryeministres Balluku dhe 27 të pandehurve të tjerë.
Tunelin e Llogarasë, Prokuroria e Posaçme e rendit mes 10 tenderave gjithsej të manipuluar sipas saj nga Balluku ndër vite, së bashku me 7 lotet e Unazës së Tiranës, lotin 3 të rrugës Porto-Romano-Durrës dhe rikonstruksionin e godinës teknologjike të Albcontrol, në kohën kur këtë institucion e drejtonte ish nr. 2 i qeverisë.
Vlera totale e tenderave të manipuluar dhe të paracaktuar kap shifrën e mbi 37 miliardë lekëve pa TVSH, pra mbi 400 mln euro me kursin e sotëm. Nëse do t’i shtonin edhe TVSH-në vlera shkon mbi 480 milionë euro.
Në njoftim, prokurorët Dorina Bejko dhe Dritan Prençi, kujdesen të japin nga një analizë për çdo tender, ku ‘modus operandi’ është e njëjtë pothuajse për të gjitha prokurorimet. Balluku, në cilësinë e ministres së Infrastrukturës, ndiqte çdo hap të tenderave, që nga shpallja e deri në njoftimin e fituesit me qëllim favorizimin e kompanive fituese. Vartësit e saj i përcaktonin kriteret e tenderave ‘si kostum’ për fituesit, që të ishin vetëm këta të fundit që t’i plotësonin.
Për këtë ndaj Belinda Ballukut rëndojnë 9 akuza për shkelje të barazisë në tendera, duke shpëtuar vetëm për rikonstruksionin e godinës së Albcontrol për shkak të parashkrimit. Por këto nuk janë akuzat më të rënda ndaj ish nr. 2 të qeverisë. Balluku akuzohet edhe për korrupsion në dy raste, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie në rastet e dy vilave në bregdet, të cilat SPAK i llogarit në vlerat 1.8 mln euro, të dyja nën sekuestro.
SPAK thotë se dy vilat i janë dhënë Ballukut në këmbim të tenderave nga dy ndërtues, Pandeli Carapuli dhe Arbër Abazi. Biznesmeni Arbër Abazi dhe kompania e tij "Alko Impex General Construction" fituan tenderin e manipuluar të ndërtimit të Lotit 7 të Unazës së Madhe të Tiranës. Abazi akuzohet së bashku me kompaninë e tij për korrupsion aktiv dhe falsifikim dokumentesh. Abazi i dha Ballukut vilën në Palasë, me vlerë 1.1 mln euro.
Sa i përket ndërtuesit tjetër, Pandeli Carapulit, ai është nën akuzë bashkë me kompaninë e tij të ndërtimit Eurocol Construction për pastrim parash në lidhje me vilën tjetër të Ballukut, atë në “White Rocks” në Dhërmi, që aktualisht kushton rreth 720 mijë euro. Sipas SPAK, Carapuli ia dha këtë vilë ish-zv.kryeministres si ryshfet në këmbim të tenderit kur Balluku ishte drejtoreshë e Albcontrol. Ndërtuesi nuk është nën akuzë për korrupsion aktiv pasi vepra është parashkruar. Të dyja këto vila Balluku i fshehu përmes ish futbollistit Igli Tare, i cili është nën akuzë për pastrim parash në 2 raste.
Sa i përket të të pandehurve të tjerë, të 22 janë ish vartës të Ballukut. Janë të njëjtët, bashkëpunëtorë thuajse në çdo tender. Dallon Ervis Berberi me 9 akuza për shkelje në të nëntë tenderat e manipuluar, dhe ish drejtorët e tjerë si Gentian Gjyli apo Erald Elezi.
Janë mbi 10 të pandehur për tenderin më të majmë, atë të ndërtimit të Tunelit të Llogarasë, ku përveç shkeljes së barazisë në tendera janë edhe akuza për shpërdorim detyre, mes të cilëve edhe ish Sekretarja e Përgjithshme e MIE, Viola Haxhiademi.
Ndryshe nga çdo dosje tjetër, këtë dërgim për gjykim SPAK e shoqëroi edhe me një komunikim direkt me gazetarët në një takim të mbyllur të drejtuesit Klodjan Braho dhe prokurorëve të çështjes, Bejko e Prençi. Arsyeja nuk ishte vetëm dhënia e detajeve për dosjen, por në fakt sqarimi se pse SPAK nuk po dorëzon në Kuvend një tjetër kërkesë për arrestimin e Ballukut, në një kohë kur akuzat janë rënduar së tepërmi.
Vetë kreu i SPAK Braho lexoi para gazetarëve një raport të gjatë, ku argumenti kryesor ishte se Kuvendi, përmes votimit të deputetëve të mazhorancës herën e parë, duket se ia ka ‘lidhur duart’ prokurorisë. Braho tha se vetë Kuvendi ia ka bërë të qartë në refuzimin e parë në pranverë se rëndimi i pozitës së Ballukut përmes zgjerimit të akuzave nuk mjafton për të këkuar arrest.
Ndaj duke qenë se ndodhet në të njëjtat kushte, SPAK thotë se nuk do ta kërkojë arrestimin e Ballukut, e cila duket se do të vijojë përballjen në gjykatë në gjendje të lirë.
Megjithatë telashet për ish zv. Kryeministren duket se nuk do të kufizohen vetëm në këtë dosje, tashmë të depozituar në GJKKO. SPAK ka ndarë një tjetër fraksion ku po heton tendera të tjerë të dyshuar të manipuluar, ndërtues të tjerë apo bashkëpunëtorë ende të paidentifikuar.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Sipas ekspertimit të SPAK-ut, ndërtimi i Tunelit të Llogarasë i shkaktoi shtetit rreth 80 milionë euro dëm ekonomik, pasi fondi limit i tenderit u përllogarit me çmime të fryra, ndërsa gjatë zbatimit të kontratës u miratua një preventiv i rishikuar me volume punimesh dhe çmime të fryra.
Rreth 21 milionë euro lidhen me çmimet e fryra në preventivin fillestar, mbi të cilin u caktua fondi limit i tenderit. Rreth 59 milionë euro të tjera lidhen me preventivin e rishikuar gjatë punimeve, ku sipas prokurorisë u miratuan volume dhe çmime të fryra pa shqyrtimin teknik dhe verifikimet e nevojshme.
Sipas SPAK-ut, Belinda Balluku në atë kohë ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, e ndoqi dhe e orientoi tenderin nga përgatitja e kritereve deri te lidhja e kontratës, edhe pse ia kishte deleguar formalisht kompetencat sekretarit të përgjithshëm të ministrisë.
Prokuroria thotë se ndërhyrjet synonin paracaktimin e fituesit dhe se komisioni shpalli fitues bashkimin e kompanive Intekar Yapi dhe Asl Insaat, megjithëse ato nuk plotësonin kriteret e tenderit.
Njoftimi i SPAK për “Ndërtimin e tunelit të Llogarasë” në seksionin rrugor Orikum-Himarë pjesë e autostradës SH8(Vlorë-Sarandë);
Fondi limit – 18 967 810 952.08 lekë pa TVSH (tetëmbëdhjetë miliardë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e shtatë milionë e tetëqind e dhjetë mijë e nëntëqind e pesëdhjetë e dy pikë zero tetë).
Sipas hetimeve, e pandehura Belinda Balluku, në detyrën e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, megjithëse kishte deleguar formalisht përgjegjësitë e titullarit të autoritetit kontraktor te Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ka ndjekur dhe orientuar në mënyrë të vazhdueshme të gjithë procedurën e prokurimit. Kjo përfshin fazën përgatitore, zhvillimin e procedurës, dorëzimin dhe vlerësimin e ofertave, deri në lidhjen e kontratës. Qëllimi i këtyre veprimeve ka qenë paracaktimi dhe favorizimi i operatorit ekonomik fitues, bashkimi i operatorëve; “Intekar Yapi Tur. Elekt. Ins. San. Ve Tic. Ltd. Sti dhe Asl Insaat Taahhut Ve San.San.Tic. Ltd. Sti. JV”.
Për të realizuar këtë qëllim, e pandehura Belinda Balluku ka mbajtur kontakte të rregullta me të pandehurin Evis Berberi, (fillimisht këshilltar i Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, më pas, Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar) lidhur me përcaktimin e kritereve të vendosura në dokumentacionin standard të tenderit. Ajo, gjithashtu, ka mbajtur kontakte të rregullta me përfaqësues të shoqërisë fituese, bashkimi i operatorëve; “Intekar Yapi Tur. Elekt. Ins. San. Ve Tic. Ltd. Sti dhe Asl Insaat Taahhut Ve San.San.Tic. Ltd. Sti. JV”, gjatë kohës kur kjo e fundit përgatiste dokumentacionin e pjesëmarrjes në procedurën e prokurimit. Kontaktet me të pandehurin Evis Berberi kanë vijuar edhe gjatë fazës së dorëzimit, vlerësimit të ofertave dhe vendimmarrjes së Komisionit të Vlerësimit të Ofertave për shpalljen e operatorit ekonomik fitues, deri në momentin kur është lidhur kontrata.
Anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Evis Berberi, Gentian Gjyli, Erald Elezi, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica kanë shpallur fituesin e kësaj procedure prokurimi, bashkimin e operatorëve ekonomikë, “Intekar Yapi Tur. Elekt. Ins. San. Ve Tic. Ltd. Sti dhe Asl Insaat Taahhut Ve San.San.Tic. Ltd. Sti. JV”, pa plotësuar kriteret e vendosura në dokumentet standarde të tenderit.
Në lidhje me përcaktimin e fondit limit, e pandehura Viola Haxhiademi në bashkëpunim me të pandehurin Ergys Verdho dhe të pandehurin Genti Raça, si persona përgjegjës për shkak të funksionit të tyre, miratuan preventivin në kundërshtim me ligjin, me çmime të fryra, në kundërshtim me manualet teknike të miratuara përmes VKM nr.629, datë 15.7.2015 “Për miratimin e manualeve teknike të çmimeve të punimeve të ndërtimit dhe analizave teknike të tyre”, i ndryshuar.
Nga provat e administruara, mbështetur edhe nga akti i ekspertimit teknik-ndërtimi kryer gjatë hetimeve paraprake, ka rezultuar se fondi limit është përllogaritur në kundërshtim me ligjin, duke i shkaktuar një dëm ekonomik shtetit, në vlerën 2 006 535 459.99 (dy miliard e gjashtë milion e pesëqind e tridhjetë e pesë mijë e katërqind e pesëdhjetë e nëntë milion pikë nëntëdhjetë e e nëntë) lekë.
Në lidhje me procedurën për miratimin e projektpreventivit të rishikuar gjatë zbatimit të kontratës me objekt: “Për ndërtimin e tunelit të Llogarasë”, kanë rezultuar veprime të kundraligjshme të personave përgjegjës të autoritetit kontraktor; Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, si edhe Autoritetit Rrugor Shqiptar, institucion në varësi të saj.
Në lidhje me procedurën e miratimit të preventivit të rishikuar, rezulton se e pandehura Viola Haxhiademi, në bashkëpunim me të pandehurit Gentian Gjylin, Genti Raçën, Adja Strazimirin, Anila Sulollarin dhe Adrian Kroin, kanë miratuar në kundërshtim me ligjin preventivin e rishikuar gjatë zbatimit të kontratës me objekt: “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë”. Miratimi i preventivit të rishikuar është bërë në kundërshtim me ligjin, me volume dhe çmime të fryra, pa iu nënshtruar shqyrtimit teknik të sektorëve përkatës të Autoritetit Rrugor Shqiptar, pa kryerjen e verifikimeve të duhura për të argumentuar volumet dhe çmimet, pa pasur një analizë teknike për këtë preventiv.
Nga provat e administruara, mbështetur edhe nga akti i ekspertimit teknik-ndërtimi, kryer gjatë hetimeve paraprake, ka rezultuar se preventivi i rishikuar është miratuar në kundërshtim me ligjin, duke i shkaktuar një dëm ekonomik shtetit, në vlerën 5 477 232 724.67 (pesë miliardë e katërqind e shtatëdhjetë e shtatë milionë e dyqind e tridhjetë e dy mijë e shtatëqind e njëzet e katër pikë gjashtëdhjetë e shtatë) lekë.
Report Tv zbardh katër arsyet se përse Prokuroria e Posaçme nuk paraqiti në Kuvend një kërkesë të re për autorizimin e arrestimit të ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
Sipas Prokurorisë së Posaçme, akuzat e reja për korrupsion pasiv dhe pastrim parash e rënduan pozitën procedurale të Ballukut. Megjithatë, duke iu referuar qëndrimit të Kuvendi, i cili e rrëzoi kërkesën e parë me argumentin se zgjerimi i hetimeve nuk përbënte një rrethanë të re, dhe vendimit unifikues të Gjykatës së Lartë, SPAK vlerësoi se shtimi i akuzave, në vetvete nuk mjaftonte për të kërkuar një masë më të rëndë sigurimi.
Pas vendimit të Kuvendit, SPAK argumenton se hetimet nuk nxorën të dhëna të reja që të mbështesnin dyshimin se Balluku mund të ndikonte te dëshmitarët apo në mbledhjen e provave.
Në pikën e tretë të arsyetimit, SPAK thotë se nuk gjetën as të dhëna të reja që të tregonin se ajo kishte planifikuar ose ndërmarrë hapa konkretë për t’u larguar apo për t’iu fshehur drejtësisë.
Sa i përket rrezikut të përsëritjes së veprave të të njëjtit lloj, SPAK argumenton se Balluku ishte ende zëvendëskryeministre dhe ministre kur u paraqit kërkesa e parë. Që nga vendimi i Kuvendit, ajo ka ushtruar vetëm funksionin e deputetes, “funksion i cili nuk përmban kompetenca individuale që të mund të lidhen me menaxhimin e fondeve buxhetore apo procedurat e prokurimit publik”.
Në përfundim SPAK thotë se "pavarësisht shtimit të akuzave për të pandehurën Belinda Balluku, në mungesë të të dhënave apo prova të reja, përtej pretendimeve të paraqitura në Kuvend dhe të cilat nuk u vlerësuan të mjaftueshme nga Kuvendi, që të krijonin dyshime se e pandehura mund të prishte provat, mundet të largohej apo mund të kryente të njëjtën vepër penale, Prokuroria e Posaçme nuk ka patur argumente ligjore dhe prova me vlerë provuese të mjaftueshme, që të paraqiste në Kuvend një kërkesë të re për dhënien e autorizimit për të pandehurën Belinda Balluku."
Qëndrimi i plotë i SPAK
Në nenin 228 të K.Pr.Penale janë parashikuar kushtet e përgjithshme dhe të posaçme për caktimin e masës së sigurimit, ku në paragrafin (3) është parashikuar se: Masat e sigurimit personal vendosen:
a) kur ekzistojnë shkaqe të rëndësishme që vënë në rrëzik marrjen ose vërtetësinë e provës, bazuar në rrethana fakti që duhet të tregohen posaçërisht në arsyetimin e vendimit;
b) kur i pandehuri është larguar ose ekziston rreziku që të largohet;
c) kur për shkak të rrethanave të faktit dhe personalitetit të të pandehurit ka rrëzik që ai të kryejë krime të njëjta ose të të njëjtit lloj me atë për të cilin procedohet.
Në nenin 260/3 të K.Pr.Penale është parashikuar se:
Kur nevojat e sigurimit rëndohet apo personi shkel detyrimet që lidhen me masën e sigurimit, gjykata, me kërkesë të prokurorit mundet të vendosë zëvendësimin e saj me një masë më të rëndë ose caktimin e një mase shtërnguese apo ndaluese shtesë.
Në raportin e deputetëve të mazhorancës në Këshillin e Mandateve, raport i cili është marrë në konsideratë nga Kuvendi në vendimin nr.46 datë 12.02.2026, janë analizuar dhe janë vlerësuar pretendimet e Prokurorisë së Posaçme në raport me nenet 228 dhe 260/3 të Kodit të Procedurës Penale.
Së pari, në lidhje me rëndimin e nevojave të sigurimit.
Në raportin e shumicës parlamentare është arsyetuar se: “Në këtë kuptim, zgjerimi i hetimit penal nuk përbën në vetvete një rrethanë të re procedurale. Ai përbën një zhvillim të zakonshëm të një procedimi penal, veçanërisht në çështje që lidhen me procedura të shumta të prokurimit publik. Për rrjedhoje, vetëm zgjerimi i hetimit ose shtimi i episodeve të dyshuara nuk mund te konsiderohet automatikisht si rrethanë e re procedurale që justifikon rëndimin e masës së sigurimit. Nëse do pranohej fakti se çdo zgjerim i hetimit do te konsiderohej automatikisht si rrethane e re që justifikon arrestin, atëherë çdo procedim penal me shume episode do te përfundonte domosdoshmërish në paraburgim, gjë që do te binte në kundërshtim me parimin e proporcionalitetit dhe me natyrën perjashtimore të arrestit si masë sigurimi”.
Në këto rrethana, Kuvendi ka vlerësuar më parë rrethanat e çështjes penale dhe ka mbajtur qëndrimin se zgjerimi i hetimeve, shtimi i episodeve, nuk mundet të konsiderohet në mënyrë automatike si rrethanë e re procedurale, që të justifikojë rëndimin e masës së sigurimit.
Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë me vendimin unifikues Nr. 00-2026- 736 Vendimi (80), datë 09.04.2026, kanë arsyetuar se:
“Rrezikshmëria e veçantë e veprës dhe e autorit nuk nxirret vetëm ose kryesisht nga natyra e krimit ose nga marzhi i dënimit, por nga vlerësimi i ndërthurur i rrezikshmërisë së veçantë të faktit penal, i mënyrës së kryerjes, pasojave të ardhura, i personalitetit të të pandehurit, i sjelljes së tij, si dhe i rrethanave të tjera të rëndësishme dhe të lidhura ndërmjet tyre për rastin konkret.”
Gjykata e Lartë ne vendimin unifikues ka unifikuar praktikën gjyqësore, që rrëzikshmëria e veçantë e veprës penale, nuk mund të nxirret automatikisht vetëm nga natyra e krimit apo nga marzhi i dënimit të parashikuar për veprën penale.
Shtimi i akuzave në këtë rast për të pandehurën, duke i shtuar akuzat për korrupsion pasiv dhe për pastrimin e parave, përbën një rëndim të pozitës procedurale ndaj të pandehurës në raport me çështjen penale apo përgjegjësinë e saj penale, përbën rëndim të faktit penal, por referuar qëndrimit të Kuvendit për të njëjtën çështje dhe praktikës unifikuese të Gjykatës së Lartë, kjo situatë procedurale, e vetme, ka qënë e pamjaftueshme për të paraqitur kërkesë të re për caktimin e një mase sigurimi më të rëndë.
Pavarësisht rëndimit të pozitës procedurale të të pandehurës, kërkesa për zëvendësimin e masës së sigurimit, në një masë sigurimi më të rëndë, duhet të vlerësohet në raport me kushtet e posaçme për caktimin e masave të sigurimit, të parashikuara në nenin 228 të K.Pr.Penale.
Së dyti, mbi pretendimin e prishjes së provave.
Në raportin e shumicës parlamentare është arsyetuar se: “Në këto kushte, nga materialet dhe informacioni i paraqitur në Këshill nuk rezulton të jenë evidentuar rrethana konkrete, objektive dhe aktuale që të tregojnë ekzistencën e një rrëziku real për prishjen e provave, përfshirë edhe ato që lidhen me dëshmitarët. Për rrjedhojë, pretendimi për rrëzikun e prishjes së provave nuk rezulton të paraqitet mbi baza të tilla që të justifikojnë zëvendësimin e masës ekzistuese të sigurimit me një masë më të rëndë kufizuese të lirisë”.
Gjatë fazës së hetimeve paraprake nga momenti i vendimit të Kuvendit dhe në vazhdim, përvec pretendimeve që Prokuroria e Posaçme paraqiti në Këshillin e Mandateve lidhur me rrëzikun e prishjes së provave, nuk u zbuluan rrethana të reja, përtej atyre pretendimeve të paraqitura, të cilat do të mund të mbështesnin dyshime të reja se e pandehura mundet të ndikonte në procesin e mbledhjes së provave.
Së treti, mbi pretendimin për rrëzikun e largimit.
Në raportin e shumicës parlamentare është arsyetuar se: “Keshilli vlerëson se materialet dhe informacioni i paraqitur nga Prokuroria e Posaçme nuk paraqesin elemente konkrete që të tregojnë ekzistencën e një rreziku real dhe aktual të largimit nga territori i Republikes sẽ Shqipërisë në rastin e deputetes Belinda Balluku. ......... Nga informacioni i administruar në Këshill nuk rezulton të jetë evidentuar ndonjë tentativë per t’ju shmangur drejtesisë, për të cenuar procesin apo për të penguar zhvillimin normal te procedimit penal.
Për rrjedhojë, pretendimi për rrezikun e arratisjes rezulton të mbeshtetet kryesisht në elementin abstrakt të ashpersisë sẽ dënimit te mundshëm dhe në një vlerësim hipotetik mbi sjelljen e personit nën hetim, pa u shoqëruar me rrethana konkrete që të tregojnë se ky rrezik është real, aktual dhe i individualizuar..... Në perfundim, Këshilli vlerëson se, nga materialet e paraqitura, nuk rezulton të jete evidentuar ekzistenca e një rreziku real dhe aktual arratisjeje në kuptimin që kerkohet per caktimin ose rendimin e masës së sigurimit personal”.
Në vijim të hetimeve paraprake, përtej pretendimeve të paraqitura me kërkesën për dhënien e autorizimit, nuk janë zbuluar të dhëna apo rrethana të reja, që të tregojnë se e pandehura ka planifikuar apo ka ndërmarrë veprime konkrete për tu larguar apo për t’ju fshehur drejtësisë.
Së katërti, mbi pretendimin për rrëzikun që i pandehuri të kryejë krime të njëjta ose të të njëjtit lloj me atë për të cilin procedohet.
Në raportin e shumicës parlamentare është arsyetuar se: “Per më tepër, Keshilli mban në konsiderate edhe rrethanën faktike se zonja Balluku nuk ushtron më funksion ekzekutiv në administraten shtetërore. Ne keto kushte, pretendimi që lidhet me mundësinë e perdorimit të funksionit publik per kryerjen e veprave të tjera penale paraqitet pa mbështetje te drejtperdrejte faktike dhe mbetet në nivelin e nje hipoteze. ......
Në përfundim, Keshilli vlerëson se, nga materialet dhe informacioni i paraqitur, nuk rezulton te jetë evidentuar ekzistenca e një rreziku real dhe aktual për perseritjen e vepres penale dhe, per pasoje, ky pretendim nuk paraqitet si baze e mjaftueshme per zevendësimin e masës ekzistuese te sigurimit personal me një masë më të rende kufizuese të lirisë”.
Edhe në lidhje me këtë kusht të posaçëm për caktimin e masës së sigurimit, nuk janë evidentuar rrethana të reja nga momenti i vendimit të Kuvendit. Përkundrazi, situata faktike lidhur me ekzistencën e këtij kushti procedural ka qënë më e disfavorshme për Prokurorinë e Posaçme se situata në momentin e paraqitjes së kërkesës në Kuvend për dhënien e autorizimit.
Në momentin që Prokuroria e Posaçme ka paraqitur kërkesën për dhënien e autorizimit e pandehura ushtronte funksionin e Zv/Kryeministrit dhe të Ministrit, ndërsa në momentin e vendimit të Kuvendit dhe më pas, e pandehura nuk ka ushtruar ndonjë funksion ekzekutiv, përvec funksionit të deputetes, funksion i cili nuk përmban kompetenca individuale që të mund të lidhen me menaxhimin e fondeve buxhetore apo procedurat e prokurimit publik.
Pavarësisht shtimit të akuzave për të pandehurën Belinda Balluku, në mungesë të të dhënave apo prova të reja, përtej pretendimeve të paraqitura në Kuvend dhe të cilat nuk u vlerësuan të mjaftueshme nga Kuvendi, që të krijonin dyshime se e pandehura mund të prishte provat, mundet të largohej apo mund të kryente të njëjtën vepër penale, Prokuroria e Posaçme nuk ka patur argumente ligjore dhe prova me vlerë provuese të mjaftueshme, që të paraqiste në Kuvend një kërkesë të re për dhënien e autorizimit për të pandehurën Belinda Balluku.
Për më tepër, Kuvendi në Rezolutën e miratuar në datën 23.07.2026 “Për vlerësimin e veprimtarisë së Prokurorisë së Posaçme për vitin 2025 dhe rekomandimet për vitin 2026”, në rekomandimin nr.8 ka rekomanduar:
“Rishikimin e praktikës së përdorimit të masave të sigurimit personal, me qëllim garantimin e respektimit të parimit të propocionalitetit, shmangien e zgjatjes së panevojshme të paraburgimit dhe rritjen e masave alternative, në përputhje me standartet evropiane për të drejtat e njeriut”.
Për çështjet e tjera në fazën e hetimit ky përbën një rekomandim për Prokurorinë e Posaçme për të rishikuar praktikën e masave të sigurimit. Ndërsa, në lidhje me çështjen konkrete, për të cilën është e domosdoshme dhënia e autorizimit, ky rekomandim shpreh njëkohësisht qëndrimin e Kuvendit për praktikën ekzistuese të masave të sigurimit.
Si përfundim, qasja e Prokurorisë së Posaçme mbi mundësinë e paraqitjes së një kërkese të re për dhënien e autorizimit për zëvendësimin e masës së sigurimit për të pandehurën Belinda Balluku, ka qënë në përputhje me kërkesat e Kodit të Procedurës Penale, me vlerën provuese të provave në dosje, si dhe në zbatim të vendimit nr.46, datë 12.03.2026 të Kuvendit dhe qëndrimit të këtij institucioni mbi praktikën e përdorimit të masave të sigurimit.

SPAK dërgon në gjykatë procedimin penal ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe 27 të pandehurve të tjerë
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr.136 të vitit 2025, në ngarkim të 26 të pandehurve dhe 2 personave juridik:
Nga provat e administruara në kuadër të hetimit të procedimit penal nr. 136 të vitit 2025, kanë rezultuar fakte penale në ngarkim të të pandehurës Belinda Balluku, gjatë ushtrimit të detyrës si zëvendëskryeministre dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe gjatë ushtrimit të detyrës së mëparshme si Drejtoreshë e Përgjithshme e Albcontrol sh.a. Fakte penale kanë rezultuar edhe në ngarkim të personave të tjerë përgjegjës në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe në Autoritetin Rrugor Shqiptar, për procedurat e prokurimit, objekt i këtij hetimi.
I – Procedura – “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë” në seksionin rrugor Orikum-Himarë pjesë e autostradës SH8(Vlorë-Sarandë);
Fondi limit – 18 967 810 952.08 lekë pa TVSH (tetëmbëdhjetë miliardë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e shtatë milionë e tetëqind e dhjetë mijë e nëntëqind e pesëdhjetë e dy pikë zero tetë).
Sipas hetimeve, e pandehura Belinda Balluku, në detyrën e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, megjithëse kishte deleguar formalisht përgjegjësitë e titullarit të autoritetit kontraktor te Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ka ndjekur dhe orientuar në mënyrë të vazhdueshme të gjithë procedurën e prokurimit. Kjo përfshin fazën përgatitore, zhvillimin e procedurës, dorëzimin dhe vlerësimin e ofertave, deri në lidhjen e kontratës. Qëllimi i këtyre veprimeve ka qenë paracaktimi dhe favorizimi i operatorit ekonomik fitues, bashkimi i operatorëve; “Intekar Yapi Tur. Elekt. Ins. San. Ve Tic. Ltd. Sti dhe Asl Insaat Taahhut Ve San.San.Tic. Ltd. Sti. JV”.
Për të realizuar këtë qëllim, e pandehura Belinda Balluku ka mbajtur kontakte të rregullta me të pandehurin Evis Berberi, (fillimisht këshilltar i Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, më pas, Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar) lidhur me përcaktimin e kritereve të vendosura në dokumentacionin standard të tenderit. Ajo, gjithashtu, ka mbajtur kontakte të rregullta me përfaqësues të shoqërisë fituese, bashkimi i operatorëve; “Intekar Yapi Tur. Elekt. Ins. San. Ve Tic. Ltd. Sti dhe Asl Insaat Taahhut Ve San.San.Tic. Ltd. Sti. JV”, gjatë kohës kur kjo e fundit përgatiste dokumentacionin e pjesëmarrjes në procedurën e prokurimit. Kontaktet me të pandehurin Evis Berberi kanë vijuar edhe gjatë fazës së dorëzimit, vlerësimit të ofertave dhe vendimmarrjes së Komisionit të Vlerësimit të Ofertave për shpalljen e operatorit ekonomik fitues, deri në momentin kur është lidhur kontrata.
Anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Evis Berberi, Gentian Gjyli, Erald Elezi, Jetmira Dervishi dhe Mirzeta Kashnica kanë shpallur fituesin e kësaj procedure prokurimi, bashkimin e operatorëve ekonomikë, “Intekar Yapi Tur. Elekt. Ins. San. Ve Tic. Ltd. Sti dhe Asl Insaat Taahhut Ve San.San.Tic. Ltd. Sti. JV”, pa plotësuar kriteret e vendosura në dokumentet standarde të tenderit.
Në lidhje me përcaktimin e fondit limit, e pandehura Viola Haxhiademi në bashkëpunim me të pandehurin Ergys Verdho dhe të pandehurin Genti Raça, si persona përgjegjës për shkak të funksionit të tyre, miratuan preventivin në kundërshtim me ligjin, me çmime të fryra, në kundërshtim me manualet teknike të miratuara përmes VKM nr.629, datë 15.7.2015 “Për miratimin e manualeve teknike të çmimeve të punimeve të ndërtimit dhe analizave teknike të tyre”, i ndryshuar.
Nga provat e administruara, mbështetur edhe nga akti i ekspertimit teknik-ndërtimi kryer gjatë hetimeve paraprake, ka rezultuar se fondi limit është përllogaritur në kundërshtim me ligjin, duke i shkaktuar një dëm ekonomik shtetit, në vlerën 2 006 535 459.99 (dy miliard e gjashtë milion e pesëqind e tridhjetë e pesë mijë e katërqind e pesëdhjetë e nëntë milion pikë nëntëdhjetë e e nëntë) lekë.
Në lidhje me procedurën për miratimin e projektpreventivit të rishikuar gjatë zbatimit të kontratës me objekt: “Për ndërtimin e tunelit të Llogarasë”, kanë rezultuar veprime të kundraligjshme të personave përgjegjës të autoritetit kontraktor; Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, si edhe Autoritetit Rrugor Shqiptar, institucion në varësi të saj.
Në lidhje me procedurën e miratimit të preventivit të rishikuar, rezulton se e pandehura Viola Haxhiademi, në bashkëpunim me të pandehurit Gentian Gjylin, Genti Raçën, Adja Strazimirin, Anila Sulollarin dhe Adrian Kroin, kanë miratuar në kundërshtim me ligjin preventivin e rishikuar gjatë zbatimit të kontratës me objekt: “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë”. Miratimi i preventivit të rishikuar është bërë në kundërshtim me ligjin, me volume dhe çmime të fryra, pa iu nënshtruar shqyrtimit teknik të sektorëve përkatës të Autoritetit Rrugor Shqiptar, pa kryerjen e verifikimeve të duhura për të argumentuar volumet dhe çmimet, pa pasur një analizë teknike për këtë preventiv.
Nga provat e administruara, mbështetur edhe nga akti i ekspertimit teknik-ndërtimi, kryer gjatë hetimeve paraprake, ka rezultuar se preventivi i rishikuar është miratuar në kundërshtim me ligjin, duke i shkaktuar një dëm ekonomik shtetit, në vlerën 5 477 232 724.67 (pesë miliardë e katërqind e shtatëdhjetë e shtatë milionë e dyqind e tridhjetë e dy mijë e shtatëqind e njëzet e katër pikë gjashtëdhjetë e shtatë) lekë.
II. Procedura – “Plotësimi, rakordimi dhe vazhdimi i punimeve Sheshi Shqiponja – Lumi i Tiranës, Loti 1 dhe QMT”;
Fondi limit – 2.375.552.033,75 lekë pa TVSH (dy miliardë e treqind e shtatëdhjetë e pesë milionë e pesëqind e dy mijë e tridhjetë e tre pikë shtatëdhjetë e pesë).
Sipas hetimeve, e pandehura Belinda Balluku, në cilësinë e Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, në bashkëpunim me të pandehurin Evis Berberi, (Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar), si dhe të pandehurën Miranda Shkurti, (Përgjegjëse e Sektorit të Prokurimeve pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar), ka ndjekur dhe orientuar në vijimësi procedurën e prokurimit, me qëllim paracaktimin dhe favorizimin e shoqërisë “Salillari” sh.p.k.
Të pandehurit, Gentian Gjyli, Genti Raça, Erald Elezi, personat përgjegjës të Autoritetit Rrugor Shqiptar,të cilët kanë vepruar në fazën përgatitore të kësaj procedure prokurimi, për përllogaritjen e vlerës së preventivit, relacionin teknik, përcaktimin e fondit limit, për Qendrën e Monitorimit të Trafikut (QMT), kanë kryer veprime të kundraligjshme, me qëllim favorizimin e shoqërisë fituese të kësaj procedure prokurimi, shoqërinë “Salillari” sh.p.k.
Anëtarët e Njësisë së Prokurimit, të pandehurit Jonida Çeçe, Adrian Kroi dhe Denis Xhoxhi kanë shkurtuar afatin ligjor të paraqitjes së ofertave dhe kanë vendosur kritere të paargumentuara, duke kufizuar konkurrencën dhe pjesëmarrjen e operatorëve ekonomikë të huaj dhe duke paracaktuar dhe favorizuar shoqërinë, “Salillari” sh.p.k.
III- Procedura – “Ndërtimi i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri, Loti 2”;
Fondi limit – 2 485 599 781.248 lekë pa TVSH (dy miliardë e katërqind e tetëdhjetë e pesë milionë e pesëqind e nëntëdhjetë e nëntë mijë e shtatëqind e tetëdhjetë e një pikë dyqind e dyzet e tetë).
Me të njëjtën mënyrë veprimi, hetimi ka dokumentuar se e pandehura Belinda Balluku në bashkëpunim me të pandehurit Evis Berberi dhe Miranda Shkurti, kanë orientuar dhe ndikuar në paracaktimin dhe favorizimin e operatorit ekonomik fitues të kësaj procedure prokurimi, BOE “4A-M & ED Konstruksion sh.p.k. dhe IDK Konstruksion sh.p.k.”.
Anëtarët e Njësisë së Prokurimit të pandehurit, Eduart Agalliu, Arbër Troka dhe Genti Raça kanë shkurtuar afatin ligjor të paraqitjes së ofertave dhe kanë vendosur kritere të paargumentuara, duke kufizuar konkurrencën dhe pjesëmarrjen e operatorëve ekonomikë të huaj dhe favorizuar operatorin e mësipërm.
IV-Procedura, “Ndërtim i segmentit rrugor Sheshi Shqiponja-Bulevardi i Ri-Shkozë, Urat mbi lumin Tirana”;
Fondi limit – 2 559 318 901.29 lekë pa TVSH (dy miliardë e pesëqind e pesëdhjetë e nëntë milionë e treqind e tetëmbëdhjetë mijë e nëntëqind e një pikë njëzet e nëntë).
Me të njëjtën mënyrë veprimi, hetimi ka dokumentuar se e pandehura Belinda Balluku në bashkëpunim me të pandehurit Evis Berberi dhe Miranda Shkurti, kanë orientuar dhe ndikuar në paracaktimin dhe favorizimin e operatorit ekonomik fitues të kësaj procedure prokurimi, “Albstar” sh.p.k.
Anëtarët e Njësisë së Prokurimit, të pandehurit, Jonida Çeçe, Adrian Kroi dhe Denis Xhoxhi kanë shkurtuar afatin ligjor të paraqitjes së ofertave dhe kanë vendosur kritere të paargumentuara duke kufizuar konkurrencën dhe pjesëmarrjen e operatorëve ekonomikë të huaj dhe favorizuar operatorin e mësipërm.
V- Procedura – “Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 4”,
Fondi limit – 2 096 958 794.70 lekë pa TVSH (dy miliardë e nëntëdhjetë e gjashtë milionë e nëntëqind e pesëdhjetë e tetë mijë e shtatëqind e nëntëdhjetë e katër pikë shtatëdhjetë).
Me të njëjtën mënyrë veprimi, hetimi ka dokumentuar se e pandehura Belinda Balluku në bashkëpunim me të pandehurit Evis Berberi dhe Miranda Shkurti, kanë orientuar dhe ndikuar në paracaktimin dhe favorizimin e operatorit ekonomik fitues të kësaj procedure prokurimi, BOE “Euroteorema Peqin” sh.p. k & “PE-VLA-KU” sh.p. k & “Nova Construction 2012” sh.p.k.
Anëtarët e Njësisë së Prokurimit, të pandehurit, Jonida Çeçe, Adrian Kroi dhe Denis Xhoxhi, kanë shkurtuar afatin e paraqitjes së ofertave dhe kanë vendosur kritere të paargumentuara, duke kufizuar konkurrencën dhe pjesëmarrjen e operatorëve ekonomikë të huaj dhe favorizuar operatorin e mësipërm.
Anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, të pandehurit Erald Elezi, Klarita Konomi dhe Miranda Shkurti, e kanë kualifikuar këtë operator në kundërshtim me kriteret e përcaktuara në dokumentet standarde të tenderit.
VI- Procedura – “Ndërtim i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 5”;
Fond limit – 1 939 309 894.55 lekë pa TVSH (një miliardë e nëntëqind e tridhjetë e nëntë milionë e treqind e nëntë mijë e tetëqind e nëntëdhjetë e katër pikë pesëdhjetë e pesë).
Me të njëjtën mënyrë veprimi, hetimi ka dokumentuar se e pandehura Belinda Balluku në bashkëpunim me të pandehurit Evis Berberi dhe Miranda Shkurti, kanë orientuar dhe ndikuar në paracaktimin dhe favorizimin e operatorit ekonomik fitues të kësaj procedure prokurimi, bashkimin e operatorëve ekonomikë, “G.P.G Company sh.p.k, & Senka sh.p.k”.
Të pandehurit Miranda Shkurti, Dhurata Lazaj dhe Nikollaq Mihali, nën cilësinë e anëtarëve të Njësisë së Prokurimit, kanë shkurtuar afatin e paraqitjes së ofertave dhe kanë vendosur kritere të paargumentuara, duke kufizuar konkurrencën dhe pjesëmarrjen e operatorëve ekonomikë të huaj dhe favorizuar operatorin e mësipërm.
Anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, të pandehurit, Gëzim Noni, Genti Raça dhe Arlinda Gordani, e kanë shpallur fitues këtë bashkim në kundërshtim me kriteret e dokumenteve standarde të tenderit.
VII- Procedura – “Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 6”; Fondi limit – 1 816 355 589.63 lekë pa TVSH (një miliard e tetëqind e gjashtëmbëdhjetë milion e treqind e pesëdhjetë e pesë mijë e pesëqind e tetëdhjetë e nëntë pikë gjashtëdhjetë e tre).
Me të njëjtën mënyrë veprimi, hetimi ka dokumentuar se e pandehura Belinda Balluku në bashkëpunim me të pandehurit Evis Berberi dhe Miranda Shkurti, kanë orientuar dhe ndikuar në paracaktimin dhe favorizimin e operatorit ekonomik fitues të kësaj procedure prokurimi, shoqërinë “Gjoka Konstruksion” sh.a.
Anëtarët e Njësisë së Prokurimit, të pandehurit, Miranda Shkurti, Dhurata Lazaj dhe Nikollaq Mihali, kanë shkurtuar afatin ligjor për paraqitjen e ofertave dhe kanë kufizuar konkurrencën dhe pjesëmarrjen e operatorëve ekonomikë të huaj.
Anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, të pandehurit, Genti Raça, Arlinda Gordani dhe Gëzim Noni, e kanë shpallur fituese, këtë shoqëri në kundërshtim me kriteret e dokumenteve standarde të tenderit.
VIII- Procedura “Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7”; Fondi limit – 2 353 597 373.94 lekë pa TVSH (dy miliardë e treqind e pesëdhjetë e tre milionë e pesëqind e nëntëdhjetë e shtatë mijë e treqind e shtatëdhjetë e tre pikë nëntëdhjetë e katër).
Me të njëjtën mënyrë veprimi, hetimi ka dokumentuar se e pandehura Belinda Balluku në bashkëpunim me të pandehurit Evis Berberi dhe Miranda Shkurti, kanë orientuar dhe ndikuar në paracaktimin dhe favorizimin e operatorit ekonomik fitues të kësaj procedure prokurimi, bashkimin e operatorëve ekonomikë “Alko-Impex General Construcion” Degë e shoqërisë së huaj dhe “2T” sh.p.k.
Anëtarët e Njësisë së Prokurimit, të pandehurit, Miranda Shkurti, Dhurata Lazaj dhe Nikollaq Mihali, kanë shkurtuar afatin ligjor për paraqitjen e ofertave dhe kanë kufizuar konkurrencën dhe pjesëmarrjen e operatorëve ekonomikë të huaj.
Anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, të pandehurit, Arbër Troka, Arlinda Gordani dhe Gëzim Noni, e kanë shpallur fitues këtë bashkim operatorësh në kundërshtim me kriteret e tenderit.
Administratori i shoqërisë “Alko-Impex General Construction”, Degë e shoqërisë së huaj, i pandehuri Arbër Abazi, ka paraqitur dokumentacion të rremë për plotësimin e kritereve të dokumenteve standarde të tenderit.
Hetimi ka zbuluar se e pandehura Belinda Balluku ka në pronësi faktike, pasurinë e paluajtshme “Vila familjare 2F nr.188/1, Nukli 27”, me sipërfaqe totale 478 m2, me vendndodhje “Green Coast”, Palasë, Himarë.
Kjo pasuri është krijuar kundrejt investimit të bërë nga i pandehuri Igli Tare në shumën 250,000 Euro, investim i realizuar deri në fazën e ndërtimit të karabinasë. Më pas ky investim ka vazhduar nga i pandehuri Arbër Abazi, për punimet e tjera të vilës dhe pishinës së saj, me preventiv të punimeve që varion nga 288,616 Euro deri në 410,526 Euro, me punime të realizuara në shumën 13 875 415.64 lekë.
Në lidhje me vlerën e përfituar nga i pandehuri Igli Tare, në shumën 250,000 Euro, që konsiston në pagesa në vlera monetare për likuidimin e vilës, të bëra në periudhën kohore dhjetor 2020 deri në gusht të vitit 2025, e pandehura Belinda Balluku, për shkak të detyrës së saj, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, ka pasur detyrimin ligjor për deklarimin e këtyre përfitimeve në deklaratat periodike vjetore të plotësuara prej saj, në vitet 2021 e në vijim (që përkon me kohën e krijmit të dokumentacionit për këtë pasuri,kontrata e porosisë dhe kontrata e shitblerjes).
Këtë deklarim e pandehura Belinda Balluku nuk e ka bërë, me qëllim fshehjen e pasurisë së paluajtshme, përmes krijimit të dokumentacionit fiktiv të pronësisë së kësaj pasurie në emër të të pandehurit Igli Tare.
Në lidhje me përfitimin e parregullt të kërkuar dhe marrë nga i pandehuri Arbër Abazi, për punimet e tjera të ndërtimit të vilës dhe pishinës së saj, rezulton se këtë përfitim të parregullt e pandehura Belinda Balluku ka kërkuar dhe marrë në këmbim të favorizimit të shoqërisë së të pandehurit Arbër Abazi, “Alko Impex General Construction”, Degë e shoqërisë së huaj, pjesë përbërëse e bashkimit të operatorëve ekonomikë, të shpallur fitues në procedurën e prokurimit me objekt “Ndërtimi i Unazës së Jashtme Tiranë, Loti 7”. Përfitimi i parregullt është kërkuar gjatë kohës së zhvillimit të kësaj procedure prokurimi, ku akoma nuk kishte përfunduar ndërtimi i vilës në fazën e karabinasë. Ky përfitim i parregullt rezulton të jetë marrë nga e pandehura Belinda Balluku në formën e investimit të bërë nga i pandehuri Arbër Abazi për përfundimin e ndërtimit të vilës, në periudhën kohore gjatë vitit 2022-2023.
Për të fshehur këtë pasuri të krijuar si produkt i veprës penale të korrupsionit, e pandehura Belinda Balluku ka përdorur të pandehurin Igli Tare, duke kryer veprime fiktive të mëtejshme në lidhje me krijimin e dokumentacionit të pronësisë, për regjistrimin e kësaj prone në emër të të pandehurit Igli Tare.
IX- Procedura – “Ndërtim rruga Porto Romano Durrës, Loti 3 (vazhdimi)”;
Fondi limit – 1,497,217,685.82 lekë pa TVSH (një miliardë e katërqind e nëntëdhjetë e shtatë milionë e dyqind e shtatëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind e tetëdhjetë e pesë pikë tetëdhjetë e dy).
Me të njëjtën mënyrë veprimi, hetimi ka dokumentuar se e pandehura Belinda Balluku në bashkëpunim me të pandehurit Evis Berberi dhe Miranda Shkurti, kanë orientuar dhe ndikuar në paracaktimin dhe favorizimin e operatorit ekonomik fitues të kësaj procedure prokurimi,“Geci” sh.p.k.
Anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, të pandehurit, Arlinda Gordani, Miranda Shkurti dhe Adja Strazimiri, e kanë shpallur fitues këtë operator në kundërshtim me kriteret e dokumenteve standarde të tenderit.
X – Procedura “Rikonstruksioni i godinës teknologjike të Albcontrol për përmirësimin e kushteve”; Fondi limit 88,651,633 lekë pa TVSH (tëtëdhjetë e tetë milionë e gjashtëqind e pesëdhjetë e një mijë e gjashtëqind e tridhjetë e tre), zhvilluar Albcontrol sh.a.
E pandehura Belinda Balluku, nën cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor, me detyrën e Drejtoreshës së Përgjithshme të Albcontrol sh.a, në bashkëpunim me anëtarët e Njësisë së Prokurimit, si dhe të pandehurin Evis Berberi, nën cilësinë e kryetarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, njëkohësisht shef i Sektorit të Prokurimeve në Albcontrol,sh.a, kanë paracaktuar dhe krijuar avantazhe e privilegje të padrejta për shoqërinë fituese të kësaj procedure prokurimi, operatorin ekonomik “Eurocol” sh.p.k. Veprimet e kundraligjshme të tyre konsistojnë që në fazën e përgatitjes së projektit, gjatë zhvillimit të procedurës për përcaktimin e kritereve në dokumentet standarde të tenderit. Favorizimi i shoqërisë fituese “Eurocol” sh.p.k, ka vazhduar gjatë zbatimit të kontratës, duke i siguruar parapagim në vlerën 50 përqind të kontratës, që në momentin e lidhjes së kontratës.
E pandehura Belinda Balluku, për shkak të funksionit publik të saj, me detyrën e Drejtoreshës së Përgjithshme të Albcontrol sh.a, ka kërkuar dhe marrë vlerën e përfitimit të parregullt, që konsiston pasuria e paluajtshme me të dhënat: Vila individuale dy katëshe tip Begonia me Nr.F6, me të dhënat teknike: Parcela e rrethuar në dispozicion të vilës me sipërfaqe jo më pak se 300 m2, me sipërfaqe ndërtimore prej 103m2 dhe verandën 34 m2, e ndodhur në resortin turistik “White Rocks”, Gjileke Dhërmi, Bashkia Himarë.
Përfitimi i parregullt është siguruar nga e pandehura Belinda Balluku sipas kontratës fiktive të porosisë, në emër të të pandehurit Igli Tare, në vlerën 145,000 (njëqind e dyzet e pesë mijë) Euro, në këmbim të favorizimit të shoqërisë “Eurocol” sh.p.k, në procedurën e prokurimit me objekt “Rikonstruksioni i godinës teknologjike të Albcontrol për përmirësimin e kushteve”.
Përfitimi i parregullt është kërkuar nga e pandehura Belinda Balluku në kohën e zhvillimit të kësaj procedure prokurimi, kur shoqëria “Eurocol”sh.p.k, kishte aplikuar për leje zhvillimore për resortin turistik në fshatin Gjilekë, Dhërmi, Bashkia Himarë, Qarku Vlorë. Përfitimi i parregullt është marrë në kohën e krijimit të kontratës së porosisë në emër të të pandehurit Igli Tare.
Në lidhje me këtë pasuri të paluajtshme, e pandehura Belinda Balluku, për shkak të detyrës së saj, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, ka pasur detyrimin ligjor për deklarimin e kësaj pasurie, në deklaratat periodike vjetore të plotësuara prej saj, në vitin 2019 e në vijim.
Këtë deklarim nuk e ka bërë e pandehura Belinda Balluku, me qëllim fshehjen e pasurisë së paluajtshme, nëpërmjet krijimit të dokumentacionit fiktiv të kontratës së porosisë në emër të të pandehurit Igli Tare.
Për të fshehur këtë pasuri, si produkt i veprës penale të korrupsionit, e pandehura Belinda Balluku ka përdorur të pandehurit Igli Tare dhe Pandeli Carapuli, duke kryer veprimin fiktiv të kontratës së porosisë mes pandehurit Igli Tare dhe shoqërisë së të pandehurit Pandeli Carapuli, “Eurocol” sh.p.k, si dhe duke përdorur vartësen e saj, të pandehurën Joana Bushi, për lidhjen e kontratës fiktive të qirasë (kontratë dore) mes të pandehurës Joana Bushi dhe të pandehurit Igli Tare.
Vlera e përgjithshme e pasurive të sekuestruara arrin në 1 830 000 euro (një milion e tetëqind e tridhjetë mijë euro), e përbërë nga:
Vila dykatëshe tip “Vila 188/1”, në kompleksin turistik “Green Coast”, Palasë, me vlerë 1 110 000 euro (një milion e njëqind e dhjetë mijë euro).
Vila F6, në Dhërmi, me vlerë aktuale tregu 720 000 euro (shtatëqind e njëzet mijë euro).
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vazhdon hetimet në kuadër të procedimit të ndarë, nr.136/1 të vitit 2026, për gjetjen e fakteve të tjera penale.

Kreu i SPAK, Klodian Braho tha se dosja e Belinda Ballukut është ndarë në fraksion dhe se prokuroria po vijon hetimet për procedura të tjera tenderimi apo për bashkëpunëtorë të mundshëm.
“Ka një ndarje të çështjes. Për procedurat e tjera apo bashkëpunëtorë të mundshëm vijojnë hetimet”, tha Braho.

SPAK do ta dërgojë për gjykim dosjen e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku pa paraqitur një kërkesë të re për arrestimin e saj. Kreu i SPAK, Klodian Braho, tha në një komunikim me gazetarët se prokuroria e ka marrë përgjigjen nga Kuvendi, i cili refuzoi kërkesën e parë për autorizimin e arrestimit.
Braho shpjegoi se SPAK e kishte argumentuar kërkesën e parë me zgjerimin e hetimeve ndaj Ballukut. Në raportin me të cilin u rrëzua kërkesën, shumica parlamentare tha se zgjerimi i hetimeve nuk përbënte një rrethanë të re. Braho iu referua pikërisht këtij qëndrimi kur u pyet nëse SPAK do të kërkonte një masë të re sigurie ose zëvendësimin e masës në fuqi, duke thënë se Kuvendi u vuri kufij dhe se janë në të njëjta kushte.
Braho: Lidhur me mundësinë e një kërkese të re për masë sigurie apo të zëvendësimit të masës, Kuvendi (shumica) na tha në raport se zgjerimi i hetimeve nuk përbën rrethanë të re. Qasja jonë është që kërkesa që kemi bërë në Kuvend duhej të ishte pranuar, por Kuvendi vuri disa kufij dhe jemi në këto kushte.
Ndaj Ballukut aktualisht është në fuqi masa e ndalimit të daljes jashtë shtetit si edhe pezullim nga detyra.
-
Mesa duket vazhdon ritmi i “Kurbanit” ne te majten shqiptare , Lind pyetja seria e 2027 me Kurban politik a vjen ne rritje apo zbritje?
Përgjigju -
Ketyre ju duhet shtuar akuza per "grup te strukturuar kriminal" dhe burgun ta bejne me ata kriminelat e regjur, jo burg per jakat e bardha ku futen mashtruesit. Ah more Edi Rama c'i ke bere Shqiperise, e nise si shpetimtari qe do rregullonte Shqiperine pas Berishes dhe po e mbyll si Ali Baba me 40 hajdutet.
Përgjigju











Komente
Komento