-
Gjyqi për ARRSH/ SPAK kërkon 50 vite burg për 21 të pandehur, 6 vite e 8 muaj për Berberin! Prokuroria: Të pezullohet dënimi për Lamin dhe Bulin, bashkëpunuan me drejtësinë
SPAK kërkoi që ish-vartësit të Ballukut, Evis Berberit t’i konfiskohen paratë e gjetura gjatë kontrolleve në shtëpi, 15 mijë euro, 35 mijë paund dhe 1 milion lekë. Berberi ndodhet në burg, ndërsa paralelisht është i pandehur edhe për shkeljet me tenderin e Llogarasë bashkë me ish-zv.kryeministren. Për Gentian Gjylin dhe Erald Elezin u kërkua nga 1 vit burg.
17 Prill, 10:10 -
Gjyqi për ARRSH/ GJKKO pranon kërkesën e Evis Berberit dhe 20 të pandehurve të tjerë për gjykim të shkurtuar
Ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ervis Berberi, i arrestuar në 2024-ën, sipas SPAK dyshohet se është përshirë në raste korruptive në 8 tendera me vlerë rreth 15 milionë euro. Berberi ishte pronar faktik i kompanisë “DAAM” shpk, së cilës i kishte dhënë tendera gjatë kohës që mbante pozicionet e Drejtorit të Përgjithshëm për Eficencën e Energjisë dhe ARRSH-së.
8 Prill, 15:39 -
Gjyqi për ARRSH/ Lexohen parashtrimet për Evis Berberin dhe të tjerët, 22 të pandehur kërkojnë gjykim të shkurtuar
SPAK tha se për formën e gjykimit ia lë gjykatës ta vendosë pasi nuk ka një qëndrim për ta pranuar ose jo gjykimin e shkurtuar. 22 të pandehur kanë kërkuar gjykim të shkurtuar përveç Valter Begajt që kërkon gjykim normal.
1 Prill, 14:34 -
-
Shtyhet seanca paraprake për dosjen 'ARRSH', u pyet biznesmeni Valter Begaj! Pretendoi se i është mohuar e drejta për deklarimet
Gjatë seancës së sotme, SPAK mori në pyetje biznesmenin Valter Begaj, gjithashtu i pandehur, pasi kishte paraqitur një memo duke pretenduar se i ishte mohuar e drejta për të dhënë deklarime. Begaj ka kërkuar gjykim normal ndërkohë që të tjerët kërkojnë gjykim të shkurtuar.
4 Dhjetor 2025, 12:31 -
Gjykimi për Berberin/ SPAK zbardh 8 rastet e korrupsionit të ish-kreut të ARRSH dhe bashkëpunëtorëve: Përfituan miliona euro, tenderat ia jepte kompanisë së tij
22 persona dhe 2 kompani të pandehur, korrupsion me vlera miliona euro dhe pastrim parash përmes faturave fiktive është dosja e ish kreut të ARRSH Evis Berberi që pret gjykimin, teksa këtë të mërkurë u caktua gjyqtar Bib Ndreca. SPAK ka dhënë detaj mbi hetimin, ndërsa ka evidentuar 8 tendera kryesorë në shkelje që kapin vlerën e mbi 5 milionë eurove. Gjatë kontrollit në banesë, Berberit i janë sekuestruar rreth 33 mijë euro.
4 Qershor 2025, 16:27 -
Dosja e ARRSH-së/ Caktohet gjyqtari i çështjes! 22 të pandehur dhe 2 kompani, mes tyre Evis Berberi dhe drejtori Gentian Gjyli
Gjyqtari Bib Ndreca është caktuar për të shqyrtuar dosjen e 'ARRSH', ku SPAK ka dërguar për gjykim 22 të pandehur dhe dy shoqëri për akuza si korrupsion, mashtrim dhe shkelje të barazisë në tendera. Tre persona ndodhen në arrest, përfshirë ish-drejtorin Evis Berberi, ndërsa 19 të tjerë janë hetuar në gjendje të lirë.
4 Qershor 2025, 11:26