TIRANË- SPAK dërgon sot për gjykim dosjen e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, me 30 të pandehur, mes tyre dy shoqëri tregtare. Kreu i SPAK, Klodian Braho konfirmoi dërgimin e dosjes në gjykatë gjatë një komunikimi me gazetarët.
Prokurori i çështjes, Dritan Prençi tha se hetimet përfshijnë shkelje në 10 procedura tenderimi, shtatë lotet e Unazës së Madhe të Tiranës, Tunelin e Llogarasë, lotin 3 të rrugës Porto Romano–Durrës dhe tenderi për rikonstruksionin e Albcontrolit.
“Sot do dërgohet ne gjykate Belinda Balluku dhe për shkak të kërkesave për informacion kemi menduar këtë mënyrë komunikimi”, tha Braho në takim.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Lajmi në përditësim...









Komente
Komento