Nënkryetari i Vetëvendosjes, Driton Çaushi ka deklaruar se hapi tjetër që duhet të jetë në Kosovë, pas protestës së sotme, është dorëheqja e qeverisë, në të kundërtën qytetarët dhe partitë opozitare do të vijojnë protestat deri në largimin e saj.
“Kjo është qeverisje diktatoriale që po mban me dhunë pushtetin në Kosovë. Hapi i radhës i takon qeverisë, dorëheqja që nuk negociohet tanimë e nëse vazhdojnë me të njëjtën arrogancë, atëherë opozita dhe qytetarët nuk do të ndalen me protesta deri në rënjen e kësaj qeverie” ka thënë ai.
Ndërkohë, lidhur me plagosjen e efektivëve të policisë, dhunimit të institucioneve të Kosovës dhe disa gazetarëve, Çaushi ka thënë se kjo ëhstë përgjegjësi e qeverisë, e cila, sipas tij, ka bërë që qytetarët e Kosovës të kërkojnë përmes dhunës largimin e saj, pasi nuk ka dëgjuar kërkesat e tyre.
“Ne duhet të kuptojmë situatën në të cilën ndodhemi. Atë që po përjetojnë qytetarët prej 16 viteve, varfërinë dhe cënimin e sovranitetit nga politikanët e korruptuar. Kishte reagime të ndryshme nga protestuesit që qëlluan godinën e qeverisë dhe janë të zakonshme në rrethana në të cilat jetojnë qytetarët e Kososvës” ka shtuar Çaushi.
Sipas tij, është e qartë se cila është kauza e opozitës dhe ajo ka të bëjë me kundërshtimin e marrëveshjes për komunat me shumicë serbe dhe atë me Malin e Zi. Qeveria e mori mesazhin tonë, tha ai duke shtuar se kjo s’ka të bëjë me interesin e ndonjë interesi politik por me interesat e mbrojtjes së republikës së kosovës.
Duke folur mbi praninë e qytetarëve në protestën e sotme Çaushi tha se ai ishte tubim madhështor, madje më i madhi në 16 vite, pasi jo është qeveri antikushtetuese dhe ajo nuk duhet të qeverisë më.
Këto deklarata, Nënkryetari i Vetëvendosjes i bëri në një intervistë për Report TV.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO