Policia e Shkodrës vijon hetimet për identifikimin e autorit që dhunoi me sende të forta drejtorin e AKU-së në Shkodër, Ramir Haderi, një natë më parë. Sipas burimeve, Haderi ka marrë plagë në kokë, por fatmirësisht nuk ka pësuar dëmtime në organet jetësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në dëshminë e dhënë para policisë, ai ka deklaruar se nuk ka arritur ta identifikojë personin që e ka sulmuar me levë, ndërsa ka mohuar të ketë konflikte me persona të tjerë. Ndërkohë, policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonën ku ndodhi sulmi, por deri tani pamjet nuk kanë bërë të mundur identifikimin e autorit.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit.
Komente








