Kreu KFOR-it: Gjendja në Kosovë vazhdon të jetë “shumë e paqëndrueshme”

Kreu KFOR-it: Gjendja në Kosovë vazhdon të jetë “shumë e paqëndrueshme”

Gjendja në Kosovë vazhdon të jetë “shumë e paqëndrueshme” ndonëse situata e sigurisë është qetësuar në krahasim me majin kur shpërtheu dhuna, deklaroi komandanti i trupave të NATO-s në Kosovë të mërkurën.

Gjeneral majori Italian Angelo Michele Ristuccia, komandant i trupave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, tha se tensionet mes dy palëve mbeten të larta për shkak të dallimeve politike.

“Gjendja është e qetë pas zhvillimeve të 29 majit. Por situata vazhdon të jetë shumë e paqëndrueshme. Ne mendojmë se ky tension është për shkak të një sërë çështjesh të pazgjidhura. Do të thoja se sëmundja më shqetësuese është mosbesimi – mungesa e besimit ndërmjet palëve. Kjo do të thotë se nuk ka zgjidhje ushtarake. E vetmja zgjidhje është zgjidhja politike”, deklaroi ai në selinë e NATO-s në Bruksel.

Mbi 90 pjesëtarë të KFOR-it u lënduan gjatë përleshjeve me protestuesit serbë në pjesën veriore të Kosovës në muajin maj. Rreth 50 protestues po ashtu u lënduan gjatë trazirave.

Përleshjet shpërthyen pasi kryetarët shqiptarë hynë në zyret e tyre në komunat në veri të Kosovës pas mbajtjes së zgjedhjeve komunale, që u bojkotuan nga serbët e asaj pjese./VOA

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë