Kreu ndërhyrje në zemër, Ruçi për Janullatos: Shërim sa më të shpejtë, roli juaj domethënës për harmoninë fetare

Kreu ndërhyrje në zemër, Ruçi për Janullatos: Shërim sa më të shpejtë, roli juaj domethënës për harmoninë fetare

Gramoz Ruçi, kryetari i kuvendit, i ka shkruar një letër urimi kryepeshkopit Anastas Janullatus, i cili të premten kreu një ndërhyrje në zemër për shkak të disa problemeve. Ruçi përveç urimit për t'u shëruar sa më shpejt dhe për t'u kthyer në punë vlerëson edhe rolin e Janullatus për tolerancën dhe paqen midis besimeve e popujve.

“Mësova me shqetësim për gjendjen Tuaj shëndetësore dhe u gëzova pa masë që ndërhyrja shkoi shumë mirë dhe tashmë shëndeti i Juaj po përmirësohet. Uroj që të ktheheni shumë shpejt në përditshmërinë e punëve Tuaja.

Gjej rastin të shpreh edhe njëherë vlerësimin tim të lartë për kontributin Tuaj të spikatur në shërbim të harmonisë e tolerancës midis besimeve e komuniteteve fetare, si edhe të paqes e mirëkuptimit midis popujve,”- shkruan në letrën e tij kryetari i kuvendit Gramoz Ruçi.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Pjesë e një ekipi, Felipe Melo s'kursehet për Dani Alves e Robinho: Duhet të jenë në burg

Pjesë e një ekipi, Felipe Melo s'kursehet për Dani Alves e Robinho: Duhet të jenë në burg