Kate Middleton rishfaqet në publik e qeshur, krah princit William

Kate Middleton rishfaqet në publik e qeshur, krah princit William

Kate Middleton

Kate Middleton është rishfaqur në publik. Faktikisht nuk ende asnjë imazh real të saj nga dalja në publik, por tabloidi "The Sun" siguron se dje Catherine kishte dalë për të bërë pazar me burrin e saj William në një nga dyqanet e saj të preferuara, më pak se dy kilometra nga Cottage Adelaide në Windsor, ku Kate po shërohet pas operacionit të saj misterioz në bark, janarin e kaluar.

“Princesha ishte këtu dhe nuk mund ta besoja pas gjithë thashethemeve që kisha lexuar ditët e fundit. Kate dukej e lumtur, e relaksuar dhe në formë të mirë”,- ka rëfyer për “The Sun” një punëtor në Ëindsor Farm Shop.

“Ajo shkoi në pazar me Ëilliam, ndërsa fëmijët nuk ishin aty. Por është një shenjë e mirë që ajo erdhi, më dukej mirë”,- shton ai.

"Me sa di unë, operacioni që iu nënshtrua Kate Middleton ishte shumë serioz. Nuk mund të them se çfarë ishte, por princesha ishte shumë e sëmurë",- tha Tom Bower, historian anglez.

"Nuk është çështje jete apo vdekjeje”,- qartëson ai.

"Catherine do të bëhet më mirë. Por asaj do t'i duhet një kohë e gjatë për t'u rikuperuar, shumë më tepër nga sa pritej fillimisht”.

K.M/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?