Në ditën Ndërkombëtare të Agroturizmit, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimin Rural, Frida Krifca ndau një video në rrjetet sociale.
Krifca vuri në dukje se, 51% e fermave agroturistike menaxhohen nga të rinj nën 45 vjeç që gjenerojnë ide, punojnë, punësojnë e ndërtojnë me përkushtim histori suksesi.
“Agroturizmi në Shqipëri është sot një realitet i mjeshtërisë në kulinari, promovimit të identitetit bujqësor, trashëgimisë kulturore, karakterit unik të mikpritjes dhe bujarisë së natyrës shqiptare dhe një infrastrukturë kapacitetesh të përmirësuar ndjeshëm që ka sjellë zhvillim në zona të thella rurale, përmes magjepsjes së vizitorëve vendas e të huaj që janë bërë frekuentues të rregullt të këtyre realiteteve. 51 % e fermave agroturistike menaxhohen nga të rinj nën 45 vjeç që gjenerojnë ide, punojnë, punësojnë e ndërtojnë me përkushtim histori suksesi”, tha ajo.
Ministrja bëri të ditur se, qeveria shqiptare mbështet dhe promovon agroturizmin përmes një pakete fiskale favorizuese, mbështetje financiare për të rivitalizuar dhe zhvilluar më tej mjedisin rural, si një aset i rëndësishëm i ekonomisë dhe kulturës sonë.
Në të gjithë vendin numërohen mbi 250 njësi agroturizmi, bujtina, ekoparqe dhe pika kampingu që ofrojnë eksperienca unike, shërbim cilësor, akomodim cilësor dhe gatime të freskëta.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Vrasja e policit, a rrezikon të përshkallëzohet konflikti Kosovë-Serbi?
-
Po
60%
-
Jo
32.7%
-
Nuk e di
7.3%
Vota total: 2109
Lajme të tjera
-
Fonde e BE për bujqësinë, nisma Thurje padit në SPAK ish-ministren Frida Krifca: Shpërdoroi detyrën, u tradhtua fermeri
12 Shtator, 11:31
-
Miratohen ndryshimet në qeveri! Vijnë Koçiu, Hasani, Mazniku dhe Denaj! Shkarkohen 5 ministre! 'Shtyhet' emërimi i Metes dhe Ibrahimajt
11 Shtator, 08:28
-
Ekskluzive/ BE përfundon hetimet për fondet e IPARD II në Shqipëri! Zyra Europiane për Report Tv: Raporti iu dërgua autoriteteve përkatëse
6 Shtator, 09:43
-
Lëshimi certifikatave fitosanitare online, ministrja e Bujqësisë: Lehtësojmë shërbimet për eksportuesit e prodhimeve bujqësore
31 Gusht, 18:27
-
Akuakultura rritet në 30 mijë tonë prodhimi i peshkut, Rama: Vlerë e shtuar e ekonomisë blu
28 Gusht, 16:20
-
Skema e Mbështetjes, jepen 200 milionë lekë subvencion peshkimit, 260 anije naftë me 40 lekë/litër
21 Gusht, 13:25
-
Agroturizmi, oferta e identitetit që po shkëlqen
19 Gusht, 07:11
-
Shqipëria bëhet anëtare e Organizatës Ndërkombëtare të Verës dhe Vreshtarisë
16 Gusht, 17:21
-
Gruri mbetet stok, “shpresa” te lufta
13 Gusht, 07:27
-
Pezullimi i fondeve IPARD II, Basha: Do kërkojmë ngritjen e një Komisioni Hetimor, paratë i morën klientët e qeverisë për vilat luksoze
9 Gusht, 14:59
-
Krifca: 33 462 fermerë kanë marrë kartën e naftës pa taksa
3 Gusht, 14:55
-
Pas mbiprodhimit, rritet 25% çmimi i vajit të ullirit për eksport
3 Gusht, 07:23