Krifca në Romë: Synojmë bashkëpunim dhe marka të përbashkëta me Italinë! Vitet e fundit ka pasur rritje të jashtëzakonshme mes kompanive tona

Krifca në Romë: Synojmë bashkëpunim dhe marka të përbashkëta me Italinë! Vitet e fundit ka pasur rritje të jashtëzakonshme mes kompanive tona

Frida Krifca

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca thotë se Shqipëria synon që në të ardhmen të ketë produkte dhe etiketa të përbashkëta me Italinë.

Në Asamblenë e Koalicionit të Tregjeve të Vogla për Fermerët, që po zhvillohet në Romë, ministrja u shpreh se “Italia është partneri më i rëndësishëm tregtar i Shqipërisë, me një vëllim shkëmbimesh mbi 4 miliardë euro në vitin 2022, ku mbi 10% e volumit tregtar i përket mallrave bujqësore”.

“Vitet e fundit ne kemi qenë dëshmitarë të një rritjeje të jashtëzakonshme të partneriteteve midis kompanive tona dhe ndërmarrjeve italiane që operojnë në industrinë ushqimore”, tha Krifca.

Ministrja Krifca u ndal në përparësinë e agjendës së bashkëpunimit me Italinë, për më shumë sipërmarrje të përbashkëta, që kombinojnë avantazhet krahasuese nga të dy brigjet e Adriatikut.

“Ajo që shoh në të ardhmen është bashkëpunimi dhe markat gjithnjë e më shumë të përbashkëta. Shoh produkte të përbashkëta dhe pse jo, etiketa të përbashkëta: “Made in Albania” dhe “Made in Italy”, tha Krifca.

Ministrja Krifca vuri në dukje se bashkëpunimi me Italinë nis në ndërtimin e një zinxhiri vlerash që fillon me të korrat dhe përfundon me përsosmërinë e produkteve italo-shqiptare që mund të jenë konkurruese përtej kufijve tanë. Sipas saj, vlera e shtuar e këtij bashkëpunimi duhet të qëndrojë pikërisht në kombinimin e avantazheve të dy vendeve dhe promovimin të produkteve finale.

“Një dekadë më parë eksportet tona arrinin mesatarisht 100 milionë euro. Vitin e kaluar kemi eksportuar me sukses mbi 500 milionë euro produkte bujqësore. Rritja e jashtëzakonshme e ekonomisë shqiptare në përgjithësi dhe e sektorit bujqësor në veçanti i detyrohet shumë faktorëve të tilla si skema e subvencionimit nga buxheti i shtetit, si dhe programi IPARD i financuar nga qeveria shqiptare dhe nga Bashkimi Europian, që fuqizon drejtpërdrejt fermerët dhe eksportuesit e suksesshëm”, nënvizoi Krifca.

Ne, vijoi Krifca, kemi lehtësuar gjithashtu procesin e mekanizimit duke eliminuar të gjitha taksat për shumicën e makinerive të importuara dhe mjetet e transportit.

Ministrja Krifca deklaroi se “për të arritur objektivin tonë prej 1 miliard euro eksporte brenda vitit 2030, nuk mund të anashkalojmë asnjë mundësi për t’u rritur dhe për të bashkëpunuar”.

Pjesëmarrja e ministres Krifca në Asamblenë Ndërkombëtare të Tregjeve të Fermerëve ka ardhur si ftesë e ministrit italian të Bujqësisë, Francesco Llobrigida.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Basha për takimin dhe antimitingun në Londër: Turp e faqja e zezë për Ramën dhe Berishën! Ata i duan shqiptarët mish për top, pazare dhe për pushtetin e tyre

Basha për takimin dhe antimitingun në Londër: Turp e faqja e zezë për Ramën dhe Berishën! Ata i duan shqiptarët mish për top, pazare dhe për pushtetin e tyre