“Krijesa e pazakontë” u mendua si iguana, por në fakt ishte një briosh

“Krijesa e pazakontë” u mendua si iguana,  por në fakt ishte një briosh

Oficerët e mirëqenies së kafshëve në Poloni u njoftuan për një krijesë të pazakontë që ndodhej në një pemë, në qytetin e Krakov. Një zonjë i telefonoi ata e shqetësuar, duke u thënë se nuk ishte e qartë nëse ishte një zog, zvarranik apo gjitar.

"Të gjithë kanë frikë prej tij! Njerëzit nuk po hapin dritaret sepse kanë frikë se do të hyjë në shtëpinë e tyre," u tha gruaja autoriteteve.

Tekse tregon ngjarjen "Inspektori Adam", përshkruan se si telefonuesja  këmbënguli se kafsha nuk ishte një zog i madh, duke sugjeruar se mund të ishte një iguana.

Kur oficeri dhe kolegu i tij shkuan në pronën në Krakov për të zbuluar më shumë, pas një kërkimi të shkurtër, ata zbuluan se "krijesa kafe e ulur në një degë jargavani" ekzistonte me të vërtetë. Por ajo nuk kishte këmbë dhe kokë siç e priste ajo. Ndërkohë që policët i kishte kapur e qeshura kur kishin zbuluar se ajo ishte një briosh.

Postimi i shaka i autoritetit u pasua me një mesazh më serioz në të cilin ata këshilluan publikun që gjithmonë të raportojnë kur janë të zhqetësuar për një lloj kafshësh.  

.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?