Krijimi i vjedhur i Asllanit përjashtohet
nga "Kënga Magjike"
Në hapat e para të karrierës së saj dhe me dëshirën e madhe për të interpretuar në festivalin e përvitshëm të muzikës “Kënga Magjike”, artistja e re Besa Breca nuk do të mund të performojë në këtë
Në hapat e para të karrierës së saj dhe me dëshirën e madhe për të interpretuar në festivalin e përvitshëm të muzikës “Kënga Magjike”, artistja e re Besa Breca nuk do të mund të performojë në këtë spektakël.
Kjo pasi kënga me titull “Ndjenjat nuk kanë kufij” e kompozuar nga Fabjan Asllani rezulton të jetë e kopjuar.
Është hera e dytë që emri i këtij kompozitori lakohet për plagjiaturë, ndërsa 7 vjet më parë për faj të Asllanit u përjashtuan nga po i njëjti festival motrat Trungu.
Në faqen zyrtare të festivalit “Kënga Magjike” është bërë i ditur nëpërmjet një shkrimi lajmi “Fabian Asllani “vret” përsëri me notat e hajdutërisë”, i cili zbulon se ka qenë vetë këngëtarja ajo që ka zbuluar dhe denoncuar këtë gjë.
Sigurisht që nuk ka qenë një fillim i mbarë për këngëtaren e re, e cila përveçse është pezulluar nga ky spektakël është e detyruar të paguajë edhe një gjobë.
Në shkrim është postuar edhe linku i këngës së këngëtarit Luis Miguel me titull “O tu o Ninguna”, e kopjuar identik nga kompozitori Fabjan Asllani.
Besa ka shprehur zhgënjimin e madh që ka ndjerë kur mori vesh rastësisht nëpërmjet një mikeshe që kënga e saj ishte e vjedhur.
Më tej ajo ka thënë se pavarësisht kësaj nuk do ti pëlqente kurrë që karriera e saj të niste me një këngë të kopjuar.
Besa është një këngëtare e re e dalë nga edicioni i parë i “X-Factor”, e njohur për zërin e saj të bukur dhe melodioz.
(Blerta Tusha/shqiptarja.com)
1/2
Sondazhi i ditës:
Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?
-
Sali Berishën
66.1%
-
Edi Ramën
28.4%
-
Nuk e di
5.4%
Vota total: 5352
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Begaj niset drejt Malit të Zi, merr pjesë në Samitin e Procesit të Brdo-Brijunit
7 Tetor, 12:14
-
Vakanca e krijuar nga burgosja e Salianjit, KQZ i jep nesër mandatin e deputetit Andrea Manos
7 Tetor, 12:14
-
Shkodër/ Arrestohet një rumun, i vodhi me dhunë portofolin dhe celularin një adoleshenti! Gjatë kontrollit iu gjet dhe një sasi kanabis (EMRI)
7 Tetor, 12:00
-
Dosja 'Partizani'/ SPAK i mori të pandehur, Berisha dhe Malltezi dorëzojnë prapësimet në 250 faqe! Pretendojnë se pasuritë i kanë me burime të ligjshme
7 Tetor, 11:43
-
Çmimi Nobel në Mjekësi i shkon Victor Ambros dhe Gary Ruvkun për zbulimin e tyre në gjenetikë
7 Tetor, 11:41
-
Lufta në Ukrainë/ Sulmi me dronë shkakton zjarr në një depo nafte në Krime
7 Tetor, 11:30
-
Mblidhet grupi parlamentar i PS-së tek Kuvendi, diskutohet për agjendën e tyre politike dhe nismat në parlament! Ngrihet shqetësimi edhe për kaosin e krijuar nga PD seancat e fundit
7 Tetor, 11:27
-
Protesta e PD-së, Garda vendos staf sigurie tek Kryesia dhe Parlamenti, ndihmë i kërkohet edhe policisë dhe zjarrfikësve në ambientet e brendshme
7 Tetor, 11:17
-
Speca në kos me hudhra nga zonja Albana
7 Tetor, 11:06
-
Supë me kungull vjeshte dhe perime nga zonja Albana
7 Tetor, 11:01
-
Përmbytjet në Vlorë/ Prefekti: Do mbajë përgjegjësi kushdo që s'reagoi në kohë! Problem ishin kanalizimet! Pranë qytetarëve të dëmtuar
7 Tetor, 10:56
-
Sarandë/ U godit për vdekje me sende në fytyrë, 65 vjeçari dërgohet në Tiranë! Jetonte me autorin në një shtëpi, i kërkoi të ulte muzikën pasi mbante zi për të bijën
7 Tetor, 10:51