Krijimi i vjedhur i Asllanit përjashtohet
nga "Kënga Magjike"
Në hapat e para të karrierës së saj dhe me dëshirën e madhe për të interpretuar në festivalin e përvitshëm të muzikës “Kënga Magjike”, artistja e re Besa Breca nuk do të mund të performojë në këtë
Në hapat e para të karrierës së saj dhe me dëshirën e madhe për të interpretuar në festivalin e përvitshëm të muzikës “Kënga Magjike”, artistja e re Besa Breca nuk do të mund të performojë në këtë spektakël.
Kjo pasi kënga me titull “Ndjenjat nuk kanë kufij” e kompozuar nga Fabjan Asllani rezulton të jetë e kopjuar.
Është hera e dytë që emri i këtij kompozitori lakohet për plagjiaturë, ndërsa 7 vjet më parë për faj të Asllanit u përjashtuan nga po i njëjti festival motrat Trungu.
Në faqen zyrtare të festivalit “Kënga Magjike” është bërë i ditur nëpërmjet një shkrimi lajmi “Fabian Asllani “vret” përsëri me notat e hajdutërisë”, i cili zbulon se ka qenë vetë këngëtarja ajo që ka zbuluar dhe denoncuar këtë gjë.
Sigurisht që nuk ka qenë një fillim i mbarë për këngëtaren e re, e cila përveçse është pezulluar nga ky spektakël është e detyruar të paguajë edhe një gjobë.
Në shkrim është postuar edhe linku i këngës së këngëtarit Luis Miguel me titull “O tu o Ninguna”, e kopjuar identik nga kompozitori Fabjan Asllani.
Besa ka shprehur zhgënjimin e madh që ka ndjerë kur mori vesh rastësisht nëpërmjet një mikeshe që kënga e saj ishte e vjedhur.
Më tej ajo ka thënë se pavarësisht kësaj nuk do ti pëlqente kurrë që karriera e saj të niste me një këngë të kopjuar.
Besa është një këngëtare e re e dalë nga edicioni i parë i “X-Factor”, e njohur për zërin e saj të bukur dhe melodioz.
(Blerta Tusha/shqiptarja.com)
77/2
Sondazhi i ditës:
Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?
-
Po
65.9%
-
Jo
27.2%
-
Nuk e di
6.9%
Vota total: 3661
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Messi 'asist' Lautaros: E meriton Topin e Artë më shumë se kushdo tjetër
17 Tetor, 11:07
-
Noka i vë zjarrin banderolës te gardhi metalik pasi e spërkati me benzinë! Dashnor Sula 'çmendet', tenton të djegë xhaketën e tij! Garda ndërhyn
17 Tetor, 11:04
-
Tensione në Kuvend/ 10 minuta pushim, Spiropali: Verifikojmë çfarë lënde hodhi Hoti
17 Tetor, 11:02
-
Gaz Bardhit nuk i pëlqen shikimi i gardistit: Ça më shikon ashtu mo, o legen hap rrugën?
17 Tetor, 10:54
-
Kaosi në Parlament, Spiropali përjashton 2 deputetët e PD, Elda Hoti dhe Petrit Doda! Nuk pranojnë të dalin nga salla
17 Tetor, 10:48
-
Vokshi bllokon foltoren, pengon KLSH të raportojë! Shehaj heq dorë nga interpelanca
17 Tetor, 10:47
-
Salla e Parlamentit në kaos nga deputetët e PD, Dule dhe Mediu shkojnë në kafe!
17 Tetor, 10:40
-
Gardhi metalik/ Braçe shpërthen ndaj opozitës: Komike, unë në ’97 kam hyrë i larë në gjak në Kuvend
17 Tetor, 10:36
-
Tensione në Kuvend/ Albana Vokshi i afrohet Petro Koçit për ta sulmuar! Spiropali: S’keni të drejtë të dhunoni deputetët!
17 Tetor, 10:31
-
Mbarojnë pushimet, Superliga rikthehet në aksion! Kalendari i javës së nëntë, derbi luhet në Vlorë
17 Tetor, 10:30
-
Elda Hoti hedh një material të lëngshëm drejt deputetëve: Ishte aromatizues! Ministri: Tentativë për zjarrëvënie! Spiropali: SPAK duhet të merret me ju
17 Tetor, 10:25
-
Tension në Kuvend/ Minstri Hoxha: Do të bëjmë kallëzim penal në Prokurori
17 Tetor, 10:24