Krijohet doreza robotike, lejon të
verbrit ‘të shohin’ me duart e tyre

Krijohet doreza robotike, lejon të<br />verbrit ‘të shohin’ me duart e tyre
Shkencëtarëve e Universitetit të Nevada-së Reno dhe Universitetit të Arkansas, kanë krijuar një dorezë robotike e cila ndihmon personat që kanë probleme me shikimin të kërkojnë për objekte të ndryshme që u nevojiten. Me anë të kësaj doreze të verbrit do të kenë mundësi të shohin çfarë prekin.

Doreza është e pajisur me sensorë të ndryshëm, si sensorët e prekjes dhe të temperaturës, së bashku me mikrofona dhe kamera të cilësisë së lartë. Të gjithë këto do t’i japin mundësi dorezës të krijojë një ide mbi vendndodhjen, formën dhe madhësinë e objektit.

Mesa duket ditëve kur personat që kanë probleme me shikimin duhet me patjetër të shoqërohen nga dikush tjetër, të përdorin një bastun, ose duhet ta njohin mirë mjedisin ku po ecin, në mënyrë që të shmangin përplasjet me objektet u ka ardhur fundi pasi të verbrit mund të shohin me anë të duarve të tyre.

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)