Shkrihet Albcontrol sh.a, krijohet enti publik me këtë emër! PD: Shkrirja, tekë kryeministrore, shkak, gjyqi me Becchettin

Diskutimet për projektligjin që shkrin Albcontrol sh.al, dhe krijon një ent të ri publik ALBCONTROL, u shoqërua me debate në komisionin e Veprimtarisë.

Për Ministrinë e Infrastrukturës ky ent i ri do të ofrojë për interes të Shqipërisë, shërbimin e lundrimit ajror, me siguri më të lartë, si dhe nuk do të jetë më SHA, pasi Albcontrol nuk mund të jetë shoqëri fitimprurëse.

Ndërsa për PD-në, kjo lëvizje bëhet për shkak të vendimit të gjykatës ndërkombëtare, që ka vendosur bllokimin e llogarive të Albcontrol, për interes të gjyqit me biznesmenin italian Francesco Becchetti.

“Është një ligj për teka kryeministrore dhe nuk ka asnjë bazë ligjore, asnjë element juridiko-ekonomik që të justifikonte këtë ndryshim statusi. Është ndryshim subjektiv për efekt të vendimit të gjykatës ndërkombëtare”, tha deputeti i PD-së Helidon Bushati.

“Të gjithë ofruesit e shërbimeve të lundrimit ajror nuk duhet të jenë fitimprurës. Albcontrol sot funksionon si shoqëri aksionare, për të mundësuar funksionimin e tij me një ligj të veçantë, që ndjek një interes të pastër publik si dhe e zhvesh këtë shoqëri nga të gjitha funksionet e saj fitimprurëse. Çfarëdo çështje që gjykatat evropiane janë duke kryer me atë proces nuk kanë lidhje me projektligjin që ne paraqesim sot. Nuk lidhet me asgjë që ju përmendët, lidhet vetëm me rritjen e standardit që ky entitet të mos japë indicie të gabuara dhe të mos ketë paqartësi se çfarë bën ky ent apo të mendojnë se është shoqëri fitimprurëse që palët e treta kanë të drejtë ti vendosin sytë”, tha zëvendësministrja e Infrastrukturës Enkelejda Muçaj.

Enti Albcontrol do të jetë nën varësi të Ministrisë së Energjisë dhe Infrastrukturës, si dhe do të marrë të gjitha pasuritë, detyrimet dhe asetet e Albcontrol sha. që aktualisht është në funksion.

Në fund të vitit 2023 nga buxheti i shtetit u dhanë 30 milionë euro kredi për shoqërinë publike Albcontrol, për shkak se Albcontrol sha kishte probleme financiare pas raportimit se rreth 100 milionë euro në llogaritë e saj pranë Eurocontrol mund të përdoren për të dëmshpërblyer biznesmenin italian Francesco Becchetti, në një proces gjyqësor në arbitrazhin ndërkombëtar.

B.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës