SPECIALE/ Çmontohet skema ‘Becchetti!’ Të gjitha provat e Shqipërisë për të zhbërë dënimin 110 milionë euro! Avokati dhe miku demaskojnë korrupsionin në Arbitrazh

Skemë mashtrimi me investimet me sytë për të inskenuar arbitrazhe, metoda korruptimi për blerjen e vendimit të anëtarëve të gjyqtarëve, presione dhe ndikim financiar e politik për zbatimin e vendimeve, manipulim raportesh dhe faktesh janë vetëm disa prej provave që Shqipëria thotë se ka dorëzuar në Arbitrazh kundër biznesmenit Francesco Becchetti për të zhbërë një vendim të vitit 2019 që e dënon me 110 milionë euro dëmshpërblim.

Përgjime, intervista me bashkëpunëtorë të ngushtë të Francesco Bechettit që e demaskojnë atë si ndërtues skemash mashtrimi si dhe dokumente që vërtetojnë se ai ndikoi dhe bleu vendimin e gjyqtarëve të arbitrazhit më dëm të Shqipërisë janë siguruar nga një kompani private hetimi, e kontraktuar nga qeveria shqiptare dhe janë dorëzuar në gjykatë kundër vendimit të ICSID, Gjykata e Arbitrazhit e formuar nga Banka Botërore, investigim i cili hap një kapak që mund të rezultojë një skandal me përmasa të paimagjinueshme.

Hetimi, që nisi në fillim të këtij viti dhe mbaroi në muajin gusht, konkludoi me një raport disa dhjetëra faqesh, me dokumente si dhe materiale video e audio dhjetëra orë.  Report Tv ka analizuar raportin dhe sjell pjesët më të rëndësishme të hetimit, i cili mund të përmbysë situatën në favor të Shqipërisë në Gjykatat ndërkombëtare. Me një premisë të detyrueshme: Bëhet fjalë për akuza dhe deklarata që nuk janë mbledhur nga një prokurori dhe që duhet të kalojnë ende filtrin e drejtësisë.

 “BECCHETI, OBJEKTIV ARBITRAZHIN” 

Në raportin e përgatitur, prej dëshmive më të forta është ajo e Marco Giontella, një konsulent tatimor italian dhe bashkëpunëtor për më shumë se 3 dekadash i Becchetti, i intervistuar disa herë nga agjentët e firmës hetuese.

Në 29 maj  2024-s Giontella duket në shoqërinë e Becchetit pranë rezidencës së këtij të fundit  në Londër, disa muaj para se investigimi të mbaronte.

Giontela, njëri i besuar i biznesmenit prej 25 vitesh, është takuar plot 6 herë nga agjentët e firmës private të hetimit nga qershori në gusht 2024, ndërsa ka mbi 10 orë regjistrime për të, videokonferenca dhe përgjime.

Dëshmitë e Giontela janë ‘miniera e arit’ që raporti i qeverisë shqiptare pretendon se çmontojnë të gjithë skemën dhe atë që quhet ‘modus operandi’ e biznesmenit që çuarjen e çështjeve në arbitrazh, sipas mikut dhe konsulentit të tij e mendonte që para se të lidhte kontratat me kompanitë.

Bisedë më 18 korrik 2024 
Giontella: Sepse ata kanë shumë përvojë në këtë fushë. Shumë përvojë.
Agjenti 1: Klienti juaj?
Giontella: Po. Mund të them që ata fitojnë shumë para në këtë fushë.
Agjenti 1: Nuk është hera e parë që e bëjnë këtë? E kanë bërë disa herë, për të fituar.
Giontella: Më shumë? Ata kanë shumë arbitrazhe. Imagine, ky klient krijon rastin.
Agjenti 2: Krijon një rast?
Giontella: Krijon rastin.
Agjenti 2: Sepse ai thjesht dha…
Giontella: Krijon. Ky klient bën kontrata, duke pasur në mend mundësinë për të shkuar në arbitrazh.
Agjenti 2: Pra, bëhet si një biznes.
Giontella: Po.


Giontella: Krijimi i rastit. Është një punë. Është një punë.
Agjenti: Dhe ata fitojnë?
Giontella: Fitojnë, fitojnë, fitojnë.

“BECCHETTI BLEN GJYQTARËT”

Giontella zbardh se mënyra e veprimet e Bechetit si një skemë e mirëfilltë përfshijnë edhe kujdesjen që jo vetëm çështja të shkojë në arbitrazh por edhe që rezultati të jetë ai i dëshiruar, me lidhje dhe "praktika korruptive".

Biseda 6 gusht 2024
Giontella: E di nga përvoja ime duke e ndjekur për 30 vjet, se ai ka ndikuar në emërimin.
Agjenti: Po. Pra.
Giontella: Por për ta pasur atë…
Agjenti: Në mënyrën e saktë.
Giontella: Është shumë delikat. E di, imagjino, klienti im ka pasur më shumë ose më pak…
Agjenti: Arbitrazhe?
Giontella: 20. Më shumë ose më pak, më shumë ose më pak.
Agjenti: E dini?
Giontella: Në këto 20, unë e kam ndjekur në pesë, gjashtë, duke e njohur mirë rastin, dhe e di se çfarë bën në këtë rast.

Përmes lidhjeve dhe metodave të sofistikuara, z. Becchetti arrin të sigurojë që në arbitrazhet me tre anëtarë, të paktën dy të emërohen me të cilët ka marrëdhënie personale, për të garantuar vendime në favor të tij pa lënë gjurmë, siç tregohet nga shmangia e raportuar e komunikimeve me celular.

Agjenti: Pra, ju gjithashtu krijoni rastin që është i fortë dhe gjithashtu ai e di që ju keni anëtarët e arbitrazhit?
Giontella: Dy.
Agjenti: Cilat?
Giontella: Dy. Dy.

“KUNDËR SHQIPËRISË, 2 NGA 3 GJYQTARËT”

Tre anëtarët e trupit arbitrazhues kundër Shqipërisë në Gjykatë ishin Michael Pryles, President i Gjykatës, Charles Poncet dhe Ian Glick anëtarë. Dëshmitë dhe provat e grumbulluara thonë se 2 të parët ishin kapur nga Francesco Becchetti.

I pari, presidenti Pryles ishte mik i ngushtë i David Rivkin, shtetas amerikan, avokat i vetë Francesco Becchettit në çështjen kundër Shqipërisë,i cili i pyetur nga agjentët e pranon vetë këtë.

Bisedë e zhvilluar më 18 prill 2024 (faqe 40)
Agjenti: Dua të pyes, sa mirë e njeh? Zoti Pryles?
Rivkin:  Michael? E njoh shumë mirë. E njoh shumë mirë.
Agjenti: Në rregull. Si shok?
Rivkin:  Po.

Rivkin u pyet 2 herë nga hetuesit ndërsa në një rast pranoi se kishte 15 vite që e njihte kreun e Gjykatës Pryles, duke qenë totalisht në konflikt interesi në çështjen kundër Shqipërisë në ICSID, madje Pryles e kishte ndihmuar të zgjidhej edhe në Arbitrazhin e Singaporit.

Anëtari i dytë i trupës gjykuese, që hetimi konkludon se ishte në ‘xhepin’ e Becchettit është Charles Poncet, që ishte njeriu i vetë biznesmenit në proces, fakt që del nga dëshmia e bashkëpunëtorit dhe mikut të tij, këshilltarit Italian Marco Giontella, i cili e thotë qartë se anëtari i arbitrazhit Poncet u emërua nga Becchetti vetëm pasi ky foli personalisht me të dhe siguroi pajtimin e tij për të vendosur në favor të tij në procedurë.

Biseda 6 gusht 2024 
Agjenti:    Dhe kjo është, gjithashtu, ashtu me arbitrat që ai zgjedh, bën të njëjtën gjë edhe me Presidentin?
Giontella: Jo, jo, jo. Arbitër ai zgjedh njeriun e tij.
Agjenti:     Është krejtësisht njeriu i tij?.
Giontella: Krejt njeriu i tij.
Agjenti:    Po, por çfarë do të thuash? Gjithashtu...
Giontella: Jo, do të thotë që, nëse unë zgjedh një arbitër, përpara se ta zgjidhja atë, fola me të dhe i thashë: "Cili është mendimi juaj?" Nëse mendimi juaj është unë fitoj, unë ju zgjedh ju.
Agjenti:    Kam një pyetje tjetër, të cilën edhe mua më bënë. Kur zgjidhni Presidentin, ju zgjidhni edhe arbitrin tuaj, apo jo?
Giontella: Po, po.
Agjenti:    Dhe ju thatë që më parë se klienti juaj ishte në gjendje të fliste me arbitrin paraprakisht dhe...
Giontella: Po, po, po, po. Absolutisht.
Agjenti:     Dhe ai e dinte tashmë nga...
Giontella:   Absolutisht po.
Agjenti:      Pra, me Shqipërinë foli me të, me çështjen e arbitrazhit kundër Shqipërisë, foli me arbitrin. Ai e dinte se arbitri do t'i jepte një rezultat pozitiv.
Giontella:   Po.
Agjenti:       Ai e dinte këtë paraprakisht?
Giontella:     Po, po.
Agjent:       Kam një pyetje tjetër. Gjithashtu, në rastin kundër Shqipërisë, sepse unë jam gjithmonë po shikoj për këtë shtet. Në këtë rast- ai pati një bisedë me arbitrin që zgjodhi dhe ai e dinte se do të votonte në anën e tij, para se të fillonte kjo.
Giontella:       Po, po.

 Shqipëria e ka kundërshtuar emrin e Charles Poncet, si një person të lidhur edhe me çështje të dyshimta në të kaluarën, disa prej të cilave lidhen me procedura arbitrazhi, ndërsa në një rast ishte dënuar më 2 vite për dëshmi të rreme

“INVESTIME DHE PARA PËR NJERËZIT E GJYQTARËVE”

Giontella bën një tjetër deklaratë të fortë kur thotë se Becchetti përdori metoda korruptive edhe në procesin e zgjedhjes së presidentit të tribunalit gjatë procedurave të ICSID, dhe kjo metodë e nominimit, siç do të shpjegohet më poshtë, i dha Z. Becchettit kontroll mbi nominimet dhe një avantazh të konsiderueshëm në procedurat kundër Palës Përgjegjëse.

Biseda 6 gusht 2024 
Agjenti: Po kush e zgjodhi presidentin për arbitrazhin kundër Shqipërisë?
Giontella: Rregullat e ICC. Rregullat e ICSID.
Agenti: Po, klienti juaj, nuk kishte ndonjë ndikim?
Giontella: Po, ata e orientuan zgjedhjen. Ata e orientuan. Kishin një listë njerëzish. Dhe në këtë listë ata thanë: “Unë preferoj njëshin dhe dyshin, jo treshin dhe katrën.”
Agent: Kush tha atë? Kush tha se preferon njëshin ose dyshin dhe jo treshin apo katrën?
Giontella: Klienti im, sepse ai e njeh njëshin dhe dyshin, dhe jo treshin dhe katrën. Dhe për këtë arsye, siç shpjegova sot, ai bëri, duke dhënë punë.
Agent: Duke dhënë punë. Po.
Giontella: Po, duke dhënë punë.
Agent: Për një rezultat të favorshëm.
Giontella: Po.

Një metodë tjetër që sipas raportit hetues Beccheti përdorte për të kapur anëtarët e arbitrazhit dhe të ndikonte në vendime ishte edhe investimi i shumave të mëdha parash për të krijuar mundësi biznesi për njerëzit pranë anëtarëve të arbitrazhit, në këmbim që këta të fundit, të zgjidhnin një president në favor të tij, në arbitrazhin kundër shtetit shqiptar.

Biseda 6 gusht 2024 
Giontella: Po, ai ka investuar shuma para për të krijuar mundësi biznesi për ortakët e komiteteve të institucionit të arbitrazhit, për të siguruar ndikim mbi përzgjedhjen e një presidenti të favorshëm.
Agent: Po, më jep një shembull. Çfarë mundësie? Çfarë ke në mendje?
Giontella: Po. Mundësi, do të thotë të krijosh një aktivitet. Një aktivitet që të mundësojë që fëmijët e këtyre njerëzve të nisin këtë aktivitet.
Agent: Pra, si një aktivitet fillestar?
Giontella: Sepse është një person që punon me energji të gjelbra, ose me lloj-lloj energjish. Dhe ata kanë shumë iniciativa, start-up, teknologji të re.
Agent: Ku ata mund të bëjnë para.
Giontella: Po, po.
Agent: Dhe ata janë fëmijët e njerëzve që ai njeh.
Giontella: Po, të njerëzve, po.
Agent: Që njohin sekretarin e institucionit të arbitrazhit.
Mr Giontella: Po, po, po, po.

Por në hetim thuhet se Becchetti nuk mjaftohet deri këtu, por sigurohet që edhe vendimi pozitiv që ka marrë në favor të zbatohet dhe këtu në lojë edhe lidhjet me politikanë.

Biseda 18 korrik 2024 
Zoti Giontella: Imagjinoni që klienti im ka vendosur një tabelë të madhe para Ministrisë së Jashtme. Tabela thotë, “Shqipëria humbi, dhe Italia mbron Shqipërinë kundër qytetarit të vet.” Sepse ai është italian. Tabela e madhe. Gazeta, media sociale. Ky është mënyra për të shtyrë, për të shtyrë. Për të përshpejtuar.

EKSPERTI GËNJEU PËR DËMIN E BECCHETTIT

Vendimi i cili e detyron Shqipërinë që t’i japë Becchettit 110 milionë euro si dëm i shkaktuar u bazua kryesisht në një raport të bërë nga një ekspert për çështjen e mediave, një italian i quajtur Alberto Pasquale. Raporti i tij ishte prova kryesore kundër Shqipërisë.

Por çfarë ka zbuluar hetimi për këtë person dhe raportin e tij? Hetuesit zhvilluan videokonferenca me z. Pasquale katër herë në datat 26 mars, 26 prill, 29 maj dhe 11 korrik 2024.

Raporti thotë se vetë Alberto Pasquale pranoi se gënjeu gjykatën e arbitrazhit dhe se Becchetti-t nuk i ishte shkaktuar asnjë dëm real .

Biseda më 26 prill 2024
Pasquale: Sigurisht, unë isha nga njëra palë, por është si me avokatët, e dini? Ku është e drejta, ku është faji? Varet nga kush paguan, e dini? Nëse do të kisha shkruar komentet e mia për palën tjetër, ndoshta do të kisha theksuar gjëra të ndryshme. E kuptoni, problemi është kush ishte qëllimi për këtë gjë.
Agjenti: Sigurisht, duhet të përputhesh me nevojat e klientit tuaj.
Zoti Pasquale: Po, sigurisht. Jam shumë i kënaqur me këtë.

Edhe pse në raport e kishte thënë se televizioni i mbyllur i Becchettit kishte mundësi të mëdha rritje, Pasquale, edhe ky në konflikt interesi si ishte njeri i Becchettit, e thotë qartë se Agon Channel brenda 6 muajve do të kishte falimentuar

Biseda 29 maj 2024
Pasquale: Sigurisht. Sigurisht. Raporti im ishte në mbështetje të kësaj pozite, duke thënë, ‘Po, nëse qeveria shqiptare nuk do ta kishte ndaluar transmetimin e kësaj, ata mund të kishin lulëzuar’. Unë nuk mendoj se kjo mund të kishte ndodhur, sinqerisht.
[…]
Pasquale: ‘Kjo kompani do të shtrydhej nga konkurruesit. Mendoj se pas gjashtë muajsh, ndoshta situata do të kishte qenë dëshpëruese.

“DOKUMENTET NË GJYKATË, VENDOS ARBITRAZHI”

Raporti, bazuar në intervistat e marra jep edhe rastin e Deutsche Bank që ishte gjithashtu viktimë në një rast të ngjashëm arbitrazhi me Becchettin.  Raporti i agjencisë së hetimit dhe të gjitha videot e intervistave të lidhura me to, janë dorëzuar në Bruksel në mbështetje të thirrjeve të Tiranës për anulimin e vendimit për t'i dhënë Becchettit 100 milionë euro, si dhe janë dorëzuar në të gjitha çështjet e tjera ligjore të nisura nga Qeveria e Shqipërisë që nga ajo kohë. Të gjitha provat do të shqyrtohen nga gjykata, e cila do të duhet të marrë edhe një vendim.

 

Dokumentet dhe provat të cilat janë publikuar nga agjencia mediatike europiane ‘IntelliNews’  

RAPORTI I PLOTË I SHQIPËRISË ME PROVA (NË ANGLISHT)

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shefqet Bregu: 15/11/2024 11:55

    O lui IDJOT flliqsira Beket7 mori noc rokun se lekēt nē Bank jan tē ngrira qē si pērdor dot Shqipria. Por Beketi mer njē mut tē madh. E tani qē ata jan diskretituar e me faktet e pa kundērshtushme ata pis gjykatēs do shkoin nē burg bashk me Beketin. Se ēshtē Evrop e ska ku luajn prandaj mos fol si ekspert mor lul idjoti. Un kam ler ktu nē Belgjik e jam ekonomist jam 34 vjeç e e di shum mir ktē rast se punoi nē Bank o lul analfabeti.

    Përgjigju
    • Ethem Lalaj Mara emigrante në Itali: 15/11/2024 19:26

      Edhe edukatën e paske belge. E megjithatë Rama na bëri gjëmën. Po ti nuk e kupton dot se të punon motra në ndonjë zyrë drejtori rilandas

  • luli: 15/11/2024 09:36

    Nderkohe qe ju flisni ai i mori leket.. 110mln euro te ngrira ne burim (EUROCONTROL) ju kaluan nga eurocontrol te CityBank .. Vazhdoni me perralla ...

    Përgjigju
  • Eri: 14/11/2024 10:42

    Ja dhe krenaria e Sonila Mecos dhe PD-se. Pse nuk flasin me neper emisione te kritikojne qeverine per demin qe i ka bere Shqiperise ne rastin e mashtruesit Becchetti? Llum i llumrave qe s'kane asnjelloj ndjeshmerie per vendin e vete, perpara pushtetit personal.

    Përgjigju
  • Iris: 11/11/2024 01:30

    Shqiperia ishte /the underdog/ qe e kapi /mat/ Becchetin.Tani ashtu sic shkruan artikullshkruesi keto zbulime do te cojne ne skandal me te madh,por do te coje gjithashtu edhe ne rrokullim kokash e deri ne kundergjyqe per te rifituar drejtesine e vjedhur.Gjithashtu shpresoj qe kjo ngjarje te sherbeje si mesim per shtetin shqiptar,qe eshte i hapur per cdo person qe eshte i gatshem te investoje ne Shqiperi,sepse sic ka investitore te ndershem,ka dhe /racketeers/ e /swindlers/si Beccheti me shoke qe do te perfitojne nga ligjet e buta,nga mungesa e kontrollit e perzgjedhjes.Eshte domethenese qe disa here ne Shqiperi jane gjetur persona ne kerkim nderkombetar jo thjesht te krimit ordiner si drogat,por dhe te krimit ekonomik/financiar.

    Përgjigju
    • luli: 15/11/2024 12:25

      Zgjohu se i mori leket ai ...110mln€ këstin e pare e fshiu . Tani sa te mblidhen te tjerat

  • Cmomtuesi: 10/11/2024 22:26

    Po pse tani mas pilafit e cmontoj Bechetin albania. Aj ja ka fut po me te njejten skeme edhe gjermaneve e spo ja fut shqiptarve. Kshu eshte puna kur punet e shtetit lihen ne duart e patronazhisteve. Edi Rama I Rekruton Avakatet qe do mbronin shqiprine ne arbitrazh neper facebuqe. Mesaduket ai Agjenti qe filomonte ate Avokatin e Bechetit pra “cmontuesi” mu duk si zeri Cim Pekes

    Përgjigju
  • Djalli: 10/11/2024 16:06

    Avoketet albanes te çmontojn kushtetuten jo me skemat. Edhe po nuk pate ndonje skeme ta krijojnë vete nje ata, dhe pastaj ta çmontojne.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja, Presidenti e kryeministri urojnë besimtarët katolikë, Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit!

Krishtlindja, Presidenti e kryeministri urojnë besimtarët katolikë, Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit!