Shkencëtarët kanë krijuar një lloj të ri kontraceptivi me funksion të dyfishtë, për të mbrojtur nga shtatzania dhe nga sëmundja HIV.

Kontraceptivi është projektuar për të ndihmuar gratë në vendet më të varfëra të botës, ku ai nuk është në dispozicion.

Shkencëtari Patrick Kiser e cilësoi atë si një "përparim të rëndëishëm", por aktivistët thonë se do të duhet vite që të bëhet gjerësisht i disponueshëm.

Deri në 35 milionë njerëz janë të prekur nga HIV AIDS, nga të cilët 2/3 jetojnë në Afrikë. Ky lloj i ri i kontraceptivit synon që të ulet sa më shumë numri i personave të prekur nga HIV, por edhe të parandalojë shtatzanitë e padëshiruara.

"Pavarësisht kësaj, këshilla jonë është që të gjithë të përdorin prezervativ", u shprehën shkencëtarët.


(v.gj/shqiptarja.com)