Krijohet liqeni i parë artificial ku mund të bësh sërf (FOTO)

Krijohet liqeni i parë artificial ku mund të bësh sërf (FOTO)

Liqeni artificial në Bristol

Angli është krijuar liqeni i parë artificial me dallgë ku mund të bësh sërf.

 Investimi ka kushtuar rreth 30 milionë euro dhe mund të krijojë 1000 dallgë në orë, me lartësi 2 metra.

Sipas "The Guardian", për ta ndërtuar këtë liqen në Ist Komton të Bristolit janë dashur nëntë vite punë.

Brenda janë hedhur 26 milionë litra ujë dhe dallgët vijnë çdo 8 deri në 10 sekonda.

Në rrethinat e liqenit artificial do të ndërtohen edhe restorante e kafene, që do të shërbejnë për pushuesit.

Një tjetër liqen i ngjashëm do të ndërtohet në Londër, në vitin 2023, ndërkohë që i pari është hapur në Uells, që në gusht të vitit 2015.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU