Është ndërtuar gjylja më e vogël në miniaturë rreth 1 centimetër i cili qëllon me fuqi të madhe duke arritur të shkatërrojë shishe, dritare madje edhe një monitor kompjuteri.

Gjylja në miniaturë është e ndërtuar prej çeliku dhe ka një fitil të vogël që mundëson të shtënat me zjarr.

Pjesë e eksperimetit kanë qenë edhe objekte të tjera, të cilat janë shkatërruar në një masë të konsiderueshme duke marrë parasysh edhe madhësinë e vogël të gjyles.

Pasi ndizet fitili, arma e vogël e zjarrit është e aftë të shkatërrojë shishe birre, kanaçe dhe shishe të tjera të qelqit.

Kjo armë është ndërtuar nga një argjendar izraelit, Tsachi Shamir, i cili e ka ndërtuar tërësisht vetë.


(v.gj/shqiptarja.com)