Teknologjia e printimeve në 3D, spostohet në kuzhinë. Është krijuar një printer, një prototip i rrallë, që mund të printojë disa lloje ushqimesh.
Duket i çuditshëm fakti që mund të bëjmë printimin e ushqimeve, por me anë kësaj makinerie, kjo gjë bëhet e mundur, duke realizuar ravioli, biskota, njoki, pica dhe gjithashtu çokollata.
Ajo quhet Foodini dhe është realizuar nga Barcellona Natural Machines. Sipas kësaj shoqërie Foodini është e destinuar për të qenë një makineri shtëpiake dhe e njëjtë me çdo elektroshtëpiak tjetër, që ndihmon ata persona që nuk kanë kohë të mjaftueshme për t`ju dedikuar kuzhinës. Në vend që të bësh brumin për picën, të bësh bukë, apo të realizosh raviolit, do të mjaftojë vetëm të programojmë printerin e ushqimit 3D, duke përdorur përbërësit që nevojiten.
Makineria, që do i japë formë, lartësi dhe volum ushqimit që do të përgatisim, është e përbërë nga disa kapsula të ndara, ku është mundësia e përdorimit të 8 përbërësve të ndryshëm menjëherë.
Me formën e një elektroshtëpiake kuzhine dhe thjeshtësinë e një paneli kontrolli me ekran me prekje, Foodini ka si qëllim të çojë ushqimin e shëndetshëm dhe gati për në pjatë dhe pa asnjë mundim.
Ajo parashikohet të dalë në treg nga mesi i vitit 2014-të dhe deri në atë moment, për të parë se çfarë do jetë në gjendje të bëjë ky printer, na mbetet vetëm të shohim imazhet e kësaj video.
Redaksia Online
(Elvana Bilali/a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com