Krijohet superjahti i parë për gratë 
Në të s’ka asnjë detaj mashkullo

Është krijuar për herë të parë një superjaht i dedikuar vetëm për femrat në të cilin nuk ka asnjë element mashkullor.

Dizenjimin e tij e ka bërë dizajneria italiane Lidia Bersani. La Belle, superjahti prej ari dhe kristali, 80 metra i gjatë është i pari i dizenjuar për femrat.

Dizenjatorja italiane, Lidia Bersani tha për CNN se brenda tij nuk do të ketë lodra djemsh,

por “një spa fantastike me një qendër bukurie, pasqyra të mëdha dhe gardëroba gjigande”.

Duke folur për projektin, Bersani u shpreh se “si grua, ishte detyra ime që të krijoja diçka të veçantë për ne, ku mund të ndiejmë prekjen e një gruaje”.

Sipas saj, brenda jahtit do të ketë vetëm ngjyra të bardha, të fildishta dhe kremi. Gjithçka do të rrethohet nga mëndafsh, ar, perla, kristale, muzikë live, aroma dhe lule.

Duke mbrojtur karakterin tepër femëror të jahtit, Bersani thotë se nuk njeh ndonjë grua që të mos i pëlqejë lulet dhe të mos ëndërrojë për diamante!

jahti

jahti

jahti

jahti

jahti

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk ndryshon emrin në platformën X, ja si e vendos

Elon Musk ndryshon emrin në platformën X, ja si e vendos