Milani dhe Monza kanë shpallur krijimin e një trofeu që quhet 'Silvio Berlusconi', edicioni i parë i të cilit do të zhvillohet më 8 gusht në stadiumin U-Power (Monza) dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në Canale 5.
Në sezonet në vijim do të ketë një alternim të stadiumeve të dy klubeve në të cilat do të luhet ndeshja. Kjo nismë synon të nderojë dhe të mbajë gjallë kujtimin e presidentit Silvio Berlusconi, i cili shkroi faqe të arta në historinë e të dy klubeve.
Pronar i Milanit për 31 vjet, nga viti 1986 deri në 2017, Berlusconi fitoi 29 trofe: 8 tituj kampion, 1 Kupë italie, 7 Superkupa italiane, 5 Liga Kampionësh, 2 Kupa Interkontinentale, 1 Kupë Botërore për Klube dhe 5 Superkupa Evropiane. Silvio Berlusconi ishte presidenti më i suksesshëm në historinë e Milanit.
Më 28 shtator 2018, Grupi Fininvest bleu Monzën në atë kohë në Serinë C. Më 8 qershor 2020 AC Monza u kthye zyrtarisht në Serinë B pas 19 vitesh dhe më 29 maj 2022 fituan promovimin e tyre të parë historik në Serie A, atëherë duke luajtur një sezon të jashtëzakonshëm.
Kujtojmë se më 12 qershor 2023, Berlusconi u nda nga jeta në moshën 86-vjeçare.
Komente








