Krijoi një nga ‘perandoritë’ më të mëdha të prodhimit të motorëve dhe makinave, vdes në ditën e Krishtlindjes Osamu Suzuki

Krijoi një nga ‘perandoritë’ më të mëdha të prodhimit të motorëve dhe makinave, vdes në ditën e Krishtlindjes Osamu Suzuki

Osamu Suzuki

Osamu Suzuki, i cili drejtoi Suzuki Motor Corporation për më shumë se dyzet vjet, ndërroi jetë në ditën e Krishtlindjeve, në moshën 94-vjeçare.

Ishte vetë prodhuesi japonez i makinave që bëri njoftimin të premten e 27 dhjetorit, dy ditë pas vdekjes dhe pas funeralit privat.

Suzuki u largua nga kompania në vitin 2021, duke mbetur një nga drejtorët e saj, edhe pse pa role operacionale.

I lindur në vitin 1930, Suzuki ka qenë prej kohësh  një nga figurat më të mëdha të industrisë globale të automobilave dhe motoçikletave. Në Japoni, ai konsiderohet para së gjithash një prej baballarëve themelues të industrisë së madhe kombëtare.

Pasi mori rolin e presidentit të Suzuki Motor Corporation në prag në vitin 1978, Suzuki kishte udhëhequr kompaninë Shizuoka.

Suzuki kishte mbajtur edhe postin e CEO, duke dhënë dorëheqjen në vitin 2016, pas një skandali të lidhur me disa parregullsi që dolën në testet për konsumin dhe emetimet e automjeteve të saj.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë