Tragjike në Sarandë, vdes kamarieri 17-vjeçar te Club ‘Orange’! I ra në kokë kavoja e ashensorit! Arrestohet montuesi! Në kërkim pronari i lokalit, Spiro Iljadhi

Antonio Delilaj, vetëm 17-vjeç humbi jetën tragjikisht në lokalin e famshëm të natës në Sarandë, “Orange”. Antonio nga fshati Qafë-Gjashtë kishte nisur punën ende në moshë të mitur për të ndihmuar familjen, por jeta iu pre në mes në mënyrë të tmerrshme. Tëksa transportonte koli uji në ashensorin e lokalit u këput kavoja, duke e goditur fatalisht në kokë.

Policia e Sarandës ka vënë në pranga teknikun që kishte montuar ashensorin e mallrave, Lulëzim Allkushi, i dyshuar për ”shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”. Ndërsa në kërkim është shpallur pronari i “Orange Club” Spiro Iljadhi.

Ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 01:15 të 26 gushtit në lokalin e Iljadhit.  Nga hetimet ka rezultuar se Antonio Delilaj po merrte disa koli me ujë nga bodrumi per tek bari dhe ndodhej brenda ashensorit kur është këputur njëra nga kavot e ashensorit. Goditja e fortë në kokë i ka shkaktuar vdekje të menjëhershme.

Rastet kur ashensorët pësojnë defekte nuk janë të pakta në vendin tonë. Përgjegjegjës për kolaudimin e tyre është Inspektorati Shtetëror i Mbrojtjes së Tregut. Por inspektoriati Shtetëror i Mbrojtjes së Tregut heq përgjegjësinë nga vetja, pasi thotë se pas verfikimeve të kryera në terren konstatuar se pajisja nuk ishte ashensor, por një pajisje e përshtatur për të transportuar mallra, prandaj nënvizon ISHMT nuk janë kryer kontrolle.

Hetimet për këtë ngjarje të rëndë dhe nxjerrjen e përgjegjësve vazhdojnë nga policia e prokuroria e Sarandës. 

Pronari në kërkim
Ndërsa pronari i lokalit, një person me precendent, Spiro Iljadhi është shpallur në kërkim, pasi nuk është gjetur në lokal në momentin e aksidentit.
Spiro Iljadhi njihet si biznesmen në zonë dhe është pronar i lokalit mjaft të frekuentuar  'Orange" në Sarandë, që njihet dhe si vendi i festës së natës që frekuentohet nga shumë të rinj dhe ka të ftuar special këngëtarët më të njohur në vend. Ndërkohë ai rezulton pronar edhe i Orange Pizza & Grill Lounge" në Ksamil.  Iljadhi njihej gjithashtu edhe me emrin Ermal Iljazi, ndërsa shkurt thirrej 'Ero'.  Më 20 qershor të vitit 2021, Spiro Iljadhi mbeti i plagosur afër lokalit të tij, pasi u qëllua me breshëri automatiku nga 3 persona, vëllezërit Andrea dhe Visi Caushi dhe shoku i tyre Redjan Hadëri. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:27
Tragjedia në Sarandë/ Ja ku humbi jetën 17-vjeçari që punonte si kamerier te Club Orange! ISHMT: S'ishte ashensor, por pajisje e përshtatur për transport mallrash

Antonio Delilaj, vetëm 17-vjeç humbi jetën tragjikisht në lokalin e famshëm të natës në Sarandë, “Orange Club”. Antonio, nga fshati Qafë-Gjashtë kishte nisur punën ende në moshë të mitur për të ndihmuar familjen, por jeta iu pre në mes në mënyrë të tmerrshme.

Teksa transportonte koli uji në ashensorin e lokalit u këput kavoja, duke e goditur fatalisht në kokë. Siç shihet edhe në këto foto, i mituri humbi jetën pikërisht nga kjo pajisje.

Inspektorati Shtetëror i Mbykjqyrjes së Tregut nga ana e tij pas verifikimit në terren ka konkluduar se pajisja që pësoi defekt nuk ishte ashensor, por në një pajisje e përshtatur për transport mallrash nga subjekti ndaj dhe më herët nuk ka patur inspektime nga ISHMT-JA.

‘Në lidhje me aksidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme datë 26.08.2023 në subjektin “Orange", Sarandë, ku një i ri 17-vjeçar humbi jetën, Inspektorati Shtetëror i Mbikqyrjes së Tregut pasi ka kryer verifikimet në terren, informon se:

Pajisja e përshtatur për transport mallrash nga subjekti, e cila ka pësuar defekt nuk është ashensor. Si rrjedhojë, ISHMT nuk ka kryer inspektime apo kontrolle pranë këtij subjekti, bazuar kjo në detyrimin e përputhshmërisë së instalimit të vendosur në shërbim nga personi përgjegjës, pasi nuk është brenda kompetencës ligjore të tij.

ISHMT shpreh keqardhje për aksidentin tragjik dhe i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes së të riut.’- njofton ISHMT.

 

Ora 15:53
Vdekja kamerierit te Club ‘Orange’, dëshmitari: Po prisnim këngëtarin, stafi filloi të bërtiste! Ishte shumë e dhimbshme

1693034157_antoniodelilaj.jpg

Antonio Delilaj, vetëm 17-vjeç humbi jetën tragjikisht në lokalin e famshëm të natës në Sarandë, “Orange”. Një qytetar i cili ishte i pranishëm në klubin e natës, bëri të ditur se ata ishin duke pritur këngëtarët të dilnin në skenë, por stafi filloi të bërtiste e më pas erdhi ambulanca.

"Ishte shumë e dhimbshme po prisnim te dilnin këngëtarët në skena kur filluan duke bërtitur stafi. Erdhi ambulanca e nxorën të shkretin pa jetë... gjynah djali ri kjo është jeta se dimë kur e kemi"- thotë një dëshmitar te JOQ.

Ora 15:00
Tragjedia në Sarandë, inspektoret e ISHMT-së në vendngjarje për të verifikuar pajisjen që shkaktoi vdekjen e kamarierit 17-vjeçar

1693034054_Screenshot3.jpg

Inspektoret e ISHMT ndodhen në terren për të verifikuar pajisjen që shkaktoi aksidentin tragjik që i mori jetën Antonio Delilajt, ndihmëskamarierit 17-vjeçar që punonte në clubin “Orange”, në Sarandë.

 

Ora 11:39
Tragjedia në Sarandë, pronari i lokalit 'Orange' nuk ndodhej aty kur kavoja e ashensorit zuri poshtë 17 vjeçarin

1693034130_spiroiljadhiantoniodelilaj.jpg

Spiro Iliadhi dhe Antonio Delilaj (djathtas)

Policia ka shpallur në kërkim pronarin e klubit “Orange” ku ndodhi dhe vdekja tragjike e 17 vjeçarit Antonio Delilaj. 

Mësohet se Spiro Iliadhi nuk ka qenë në lokal në momentin kur ndodhi ngjarja tragjike por ka komunikuar me punonjësit të cilëve u ka kërkuar të ndërpresin punën, mbyllin lokalin dhe të thërrisnin policinë dhe ambulancën.Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të marrë trupin e 17 vjeçarit.

Ora 09:27
Vdes kamerieri 17 vjeçar i Club 'Orange'! Në qershorin e 2021 pronari Spiro Iljadhi u qëllua me 20 plumba pas një konflikti afër lokalit

1693033553_Screenshot2.jpg

Më 20 qershor të vitit 2021, Spiro Iljadhi 37 vjeç, pronar i një prej klubeve më të njohura të natës në Sarandë “Orange” në Sarandë, mbeti i plagosur afër lokalit të tij, pasi u qëllua me breshëri automatiku nga 3 persona, vëllezërit Andrea dhe Visi Caushi dhe shoku i tyre Redjan Hadëri. 

Nga 20 plumbat e lëshuara u plagos aksidentalisht edhe një pushues shqiptaro-amerikan kalimtar në ato momente, ndërsa policia në atë kohë e cilësoi ngjarjen pasojë të një konflikti të castit.

Spiro Iljadhi njihet si biznesmen në zonë dhe është pronar i lokalit mjaft të frekuentuar "Bar Orange" në Sarandë dhe Orange Pizza & Grill Lounge" në Ksamil. Iljadhi njihej gjithashtu edhe me emrin Ermal Iljazi, ndërsa shkurt thirrej 'Ero'. “Orange” njihet si vendi i festës së natës që frekuentohet nga shumë të rinj dhe ka të ftuar special këngëtarët më të njohur në vend.

Ora 09:20
Detaje nga vdekja tragjike në Sarandë/ Kamerieri 17 vjeçar brenda ashensorit, kavoja e këputur e ka goditur në kokë

1693034074_antoniodelilaj.jpg

Detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në Club Orange në Sarandë.

17 vjeçari Antonio Delilaj  ka qenë duke marrë disa koli uje nga bodrumi për tek bari dhe ishte brenda ashensorit kur është këputur njëra nga kavot horizontale të tij dhe i ka kapur kokën, informon Report TV.

Mjaft rrethana të ngjarjes ende janë të paqarta dhe pritet që të sqarohen më tej nga grupi hetimor.

Ora 09:06
Tragjedia në Sarandë/ Identifikohet kamarieri 17 vjeçari që e zuri poshtë ashensori, ishte i afërm i pronarit të lokalit Spiro Iljadhi

 1693033836_antoniodelilaj.jpg

Viktima Antonio Delilaj

Identifikohet 17 vjeçari i cili humbi jetën tragjikisht pasi u zu poshtë nga ashensori në club “Orange” ai është Antonio Delilaj. Sipas Report Tv djali ishte i afërm i pronarit të lokalit, Spiro Iljadhi i cili është shpallur në kërkim. 

Adoleshenti ishte nga fshati Gjashtë i Sarandës.

“Orange” njihet si vendi i festës së natës që frekuentohet nga shumë të rinj dhe ka të ftuar special këngëtarët më të njohur në vend. Ndërkohë mbrëmë në momentin kur ka ndodhur ngjarja, këngëtari ende nuk kishte dalë në skenë kur klientët janë njoftuar se duhej të largoheshin. 

Policia ka arrestuar në flagrancë Lulëzim Allkushi pasi rezulton se 43-vjeçari kishte montuar ashensorin e lokalit duke e akuzuar për veprën penale ”Shkelja e rregullave  të mbrojtjes në punë”

 

Njoftimi i policise

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale ”Shkelja e rregullave  të mbrojtjes në punë”, shtetasin L.A., 43 vjeç, banues në Sarandë  si dhe shpallën në kërkim shtetasin S.I., 37 vjeç, banues në Sarandë.

Arrestimi i 43-vjeçarit dhe shpallja në kërkim e 37-vjeçarit u bë pasi: 

Rreth orës 01:15 minuta të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Nr. 1", Sarandë, në lokalin në pronësi të shtetasit S. I., është këputur kavoja e ashensorit që përdorej kryesisht për furnizimin e lokalit, duke zënë poshtë shtetasin A. D., 17 vjeç, (ndihmës/kamarier në këtë lokal). Për pasojë, 17-vjeçari ka humbur jetën.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 43-vjeçari i arrestuar kishte montuar ashensorin e lokalit ndërsa 37-vjeçari i shpallur në kërkim është pronari i lokalit dhe vijon puna intensive për kapjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes  në punë” .

S.G/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tani: 27/08/2023 15:12

    tekniku eshte ne rregull,,,spiron kapeni dhe vareni aty tek ashensori..

    Përgjigju
  • Banori: 26/08/2023 16:00

    Tekniket e ashensoreve duhet ti thërrasin mendjes.nuk ju bejne asnje shërbim ashensoreve por marrin leket e nuk shifen me

    Përgjigju
  • Gazepi: 26/08/2023 11:27

    Po krimi ekonomik dhe policia e Rrumbullakut dhe Taulantit qe merret edhe me nje gjobe makine pse nuk reagon??!!! Ky pronari me emrin Spiro vetem burre nuk eshte dhe me pak burreri ka shteti qe nuk merret me nje llum te tille.

    Përgjigju
  • Bogu: 26/08/2023 10:53

    Mashtrim nga fillimi ne fund shume raporte qe ben policies per ngjarjet dhe rrethanat e ngjarjeve. Thote qe djalin fatkeq e ka zene kavoja poshte.. turpi zotit , si mund te ze kavoja poshte. Sado e rende te jete nuk mund te shkaktoj vdekje, por ai mund te jete goditur nga nje segment I shkeoutur I kavos. Kjo mund te qendroj. Pastaj cfare ashensori eshte ky dhe I cfare madhesie eshte eshte ky kur bar Orange eshte ndertese 1 kateshe buze detit... mjer kujt i bie halli ketu se qe ne fillim ndjehet tendency manipuluar dhe shpikur raporte te paverteta te policies qe ne vetvete, vrasin per se dyti viktimen dhe familjen e tij dhe qe jane te orientuar nga rrufsheti dhe perfitimi I disa batakçinjve me uniforme , pa asnje ndergjegje profesionale, ndjeri dje dinjiteti personal

    Përgjigju
  • Doktori: 26/08/2023 10:26

    Katastrof totale,fatkeqesi te tilla vertet qe mund te ndodhin kudo,por ketu eshte absurde komplet,pronari me 3 emra,atentat te bera ndaj tij etj etj,duhet te ndodhin fatkqesi te tilla qe te merren masa apo te verifikohet pronari,i cili shfrytezon maksimalisht puntoret duke mos iu siguruar as gjerat minimale.Ky eshte vendi i cudirave.Sa ashensor jan jasht cdo standarti ne Tirane.

    Përgjigju
  • Kryeministri tha: 26/08/2023 10:24

    Edhe fëmijët e shkollave duhen me detyrim me punue në turizëm se nuk ka krah pune, vetëm të dali me sukses pronari. Se kamarierët edhe vjedhin nga pronari, ky vetëm ndihmës ishte thonë.

    Përgjigju
  • Arben: 26/08/2023 09:33

    Pronarit i ka vdekur kusheriri kamarier, i ka ndodhur fatkeqesi aksidentale tek lokali i tij, nderkohe qe policia kerkon ta arrestoje? Shtet i pameshirshem! Me siguri duan ta kapin per ndonje rryshfet meqenese mund ta shantazhojne me ndonje shkelje qe ka bere ne biznesin e tij!

    Përgjigju
    • Roko: 27/08/2023 07:29

      Ore qesharak... grykesia e pronarit i cili shpik mekanizma shpellaresk per hipje zbritje 2-3 metershe mund ti vriste edhe femijen se ai hekuri i ndryshkur me nje pseudomotorr i zot e di ceshte vetem ashensor nuk duket...sa bente 1 ashensor i sigurt qe mund te ... ky pronari ja jep nje kengetari live ose i luan nje dore kazino...dhe kendveshtrimi yt eshte goxha human iken i pafati ne moshen me te bukur ti preokupohesh per ndjesine e keqe te pergjegjesit... super fajtor pronari dhe tekniku leshit

    • Pse: 26/08/2023 10:25

      Ikën pronari? Lidhja me viktimën se bën pa faj.

  • adi: 26/08/2023 09:24

    Gjynah ai fatkeqi pa ketu nuk hyn as edi e as saliu e as lesh e presh. fati i tij i keq! Pse gjithmon komentojme dhe do e ngecim fajin! Ngushellime familjes se djalit te vogel! U prehte ne paqe engjelli!

    Përgjigju
    • Luani: 26/08/2023 15:42

      Sikur keta « skllavopronaret » te detyroheshin nga gjykatat te paguanin 500 mije euro demshperblim familjes per çdo punonjes qe vdes ne pune do ta shihje sa bukur do montoheshin ashensoret dhe sa te sigurte do te beheshin vendet e punes. Ky maskarai tani do tu paguaje 20 mije euro prinderve per varrimin dhe 10 mije euro policeve/prokuroreve dhe do ta mbylle kete pune.

  • Spirdho: 26/08/2023 09:20

    Ky spiro me vellain kane 100 precedent dhe policia i nderon ne sarande e ksamil , kane zene gjysmen e ksamilit dhe policia i qendron ne mbeshtetje dhe pse zene tokat sipas deshires, shesin droge ne lokal Dhe policia i buzeqesh zere se ska ndodh asgje Vriten njerez me arme ne lokal dhe policia e mbyll si ceshtje Edhe sa vite duhet te marrin vesh policia dhe prokuroria Qe kto jane kriminele ... dhe sa njerez duhet tr vriten Qe te arrestohen dhe bllokohen kto prona dhe lokale droge. Del ne prenoncim ministri thote do bejme namin, Ktu po vriten perdite dhe te gjithe i dine... Po ska prova thone ! Shkoni nje dite ne sarande ose kakome, ne himare e gjipe e plazhet e zena me dhune te cilet ste lene kriminelet as te kalosh me varke Dhe ne borsh ku kane marre naten me hene me pistolete ne koKe Token per Morina resort Radison!!! Ju si doni njerezit tuaj ju sdoni as femijet e as grate Vetem leke doni , jeni te eksituar nga leku dhe ju ka perdhunu leku, Skeni interes per te afermit tuaj jo me per popullin e shkrete qe dhunohet e vritet perdite e pernate... Per 1 dite perkushtim qe duhet te arrestoni e ç'lironi cdo hapsire te zene Dhe te burgosni cdo kriminel e trafikant qe leviz neper shqiperi sikur ka cliruar shqiperine... vdesin trimat e njerezit e ndergjegjshem nderkohe Jetojne kto vemjet e ndyra kto plera te pa ngopur nga kurvat e droga E jeta e piset.

    Përgjigju
  • ceti: 26/08/2023 09:05

    Si ka theme KM do merren masa per ato qe marrin ne pune persona te pasiguruar , 17 vjec !!! a nuk i vjen turp a nuk i vjen zor te dorehiqet.

    Përgjigju
    • ops: 26/08/2023 09:42

      ky eshte miku kryeministrit , ai e ka pas per ne te tjeret jo per te vetet

    • Tani: 26/08/2023 09:40

      Je shume i trash ,shkruan pa lidhje,,ruaj bagetine lire internetin se nuk eshte per ty,.

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria do të blejë pronë në Bruksel! Do shërbejë si seli e misionit shqiptar pranë BE! Fondi limit jo më shumë se 240 milionë lekë

Shqipëria do të blejë pronë në Bruksel! Do shërbejë si seli e misionit shqiptar pranë BE! Fondi limit jo më shumë se 240 milionë lekë