Kosovë- Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Brekoc të Gjakovës, ku një kryefamiljar ka vrarë me kallashnikov ish-bashkëshorten dhe vajzën e tij 9-vjeçare.
Sipas mediave kosovare, Nrecaj ka shkuar në shtëpinë e ish-bashkëshortes dhe në korridorin e shtëpisë ka shtënë me kallashnikov në drejtim të saj dhe vajzës së tij, duke i lënë të vdekura në vend.
Autori është arrestuar menjëherë nga policia, ndërsa është duke u marrë në pyetje për të mësuar motivet që e shtynë drejt krimit të dyfishtë.
Ish-bashkëshortja e Nrecajt, jetonte në Kosovë me fëmijët e saj pasi kishte ardhur nga Shqipëria.