Krim në familjen shqiptare në SHBA, burri vret gruan dhe më pas veten! Të afërmit kërkojnë ndihmë për 2 fëmijët e çiftit (EMRAT)

Krim në familjen shqiptare në SHBA, burri vret gruan dhe më pas veten! Të afërmit kërkojnë ndihmë për 2 fëmijët e çiftit (EMRAT)

Zona ku banonte çifti shqiptar

Një krim i rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare në Huntertoun të SHBA-ve. Mësohet se 49 vjeçari Arben Gllafce ka qëlluar 4 herë me armë zjarri drejt gruas së tij, Arjana Gllafce 48 vjeç dhe më pas është vetëvrarë.

Ngjarja ka ndodhur të dielën dhe trupat e bashkëshortëve të pajetë janë gjetur brenda një shtëpie 12000 të Shearwater Run.

Kur oficerët arritën në vendin e ngjarjes, i gjetën Arben dhe Arjana Gllacen të dy të pajetë si pasojë e plagëve të rënda që kishin marrë.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes së rëndë, por mediat e huaja shkruajnë se kjo është vrasja e 13-të në këtë qark.

Të afërmit e të ndjerëve kanë kërkuar ndihmë nga shqiptarët duke hapur një llogari 'gofund me' ku kërkohet ndihmë për dy djemtë e çiftit. Djali i madh 23 vjeç duhet të kujdeset për vëllain e tij të vogël autik. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:52
U vra nga burri, kjo është 48 vjeçarja shqiptarje! Familjarët e saj kërkojnë ndihmë për dy fëmijët: I madhi duhet të kujdeset për të miturin autik

Arjana Gllafce u vra ditën e dielë nga bashkëshorti i saj brenda banesës së tyre në Huntertown të SHBA. Më pas bashkëshorti i saj vrau veten, duke lënë jetimë dy fëmijët e tyre 23 dhe të miturin autik.

Familjarët e çiftit, kanë hapur një llogari ‘gofund me’  ku kërkojnë ndihmë dhe mbështetje për dy fëmijët e çiftit, duke theksuar se tashmë djali i madh 23 vjeç duhet të kujdeset për vëllain e tij autik.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Shtëpia e Bardhë: Rënia e Aleppos, shkak i varësisë së Assad nga Rusia e Irani

Shtëpia e Bardhë: Rënia e Aleppos, shkak i varësisë së Assad nga Rusia e Irani