KRIME - Parlamenti i Krimesë miratoi sot një mocion ku kërkon që krahina t'i bashkangjitet Rusisë. Me këtë mocion, ligjvënësit në Krime i kërkojnë Presidentit dhe Parliamentit rus të marrin në konsideratë kërkesën e tyre. Ky vendim u bë i ditur nga kryesia e parlamentit në Krime, Grigoriy Loffe, raportoi për AFP.
Po kështu është formalizuar organizimi i një referendumi më 16 mars në gadishullin ukrainas ku qytetarët do të zgjedhin nëse do të duan të qëndrojnë në Ukrainë, apo të hyjnë në territorin Rus. Lajmi bëhet i ditur nga Ria Novosti, ku citohet zëvendës kryeministri i Republikës autonome të Krimesë Rustam Temirgaliev.
Ndërsa disa ditë më parë referendum ishte planifikuar të mbahej më 25 maj, më pas u spostua për më 30 mars dhe tashmë duket se data do të jetë më e afërt, duke dashur që situata e tensionuar të zgjidhet sa më shpejt.
MARINA RUSE GODET ANIJEN USHTARAKE UKRAINASE
Forcat e marinës ruse kanë fundosur një anije ushtarake Ukrainase kundra nëndetseve në Ochakov, që gjendet në hyrje të liqenit të Donuzlav në pjesën perëndimore të Krimes. BBC raportoi sot, duke ju referuar agjensisë së lajmeve Ukrainase Unian se ky veprim u ndërmorr për të ndaluar flotën Ukrainase të ketë akses në Detin e Zi. Po sipas BBC, ushtarët Ukrainas janë akoma në mbrojtje të bazave ushtarake në Krime. Ndërkohë ka raportime se forcat Ruse janë rikthyer në bazat e tyre.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Gazetarja e “Russia Today” jep dorëheqjen në transmetim live