KRIME - Në qytetin e Simferopolit në Krime është shënuar viktima e parë e konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës. Një ushtarak ukrainas mbeti i vdekur gjatë sulmit të trupave ruse në një bazë ushtarake ukrainase.
Në faqen zyrtare të qeverisë Ukrainase shkruhet se viktima ishte nënoficeri Kakurin i cili ishte në detyrë në një park jashtë bazës. I gjithë personeli ushtarak në bazë u arrestua si dhe ju sekuestruan armët dhe kartat e identitetit. Ndërkohë Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës autorizoi të gjithë ushtarët ukrainas të përdorin armët e zjarrit. Sipas lajmërimit, një urdhër i tillë ishte i nëvojshëm për sigurinë e jetës së ushtarëve.
Ndësa një grup personash të armatosur dhe me uniforma ushtarake ruse, kanë rrëmbyer komandantin e një njësie ushtarake ukrainase në qytetin e Yalta, në Krime. Koloneli Ihor Losnykov u sulmua jashtë shtëpisë së tij dhe u transportua në një mercedez të zi në drejtim të paditur. Lajmi u bë i ditur nga Shërbimi i Jashtëm i Inteligjencës ukrainase.
KRYEMINISTRI JATSENUK: KY ESHTE NJE KRIM LUFTE
Kryeministri ukrainas Arseni Jatsenuk e quajti ngjarjen e ndodhur në qytetin e Semferopolit si një krim lufte dhe shtoi se konflikti ne Krime ka kaluar në fazën ushtarake.
Kryeministri ukrainas Arseni Jatsenuk tha se gjatë ditës së sotme ushtarët rusë filluan të qëllojnë ushtarakët ukrainas. Ai e quajti këtë ngjarjen e ndodhur në qytetin e Semferopolit si një krim lufte dhe shtoi se konflikti ne Krime ka kaluar në fazën ushtarake.
Jatsenuk urdhëroi ministrin e mbrojtjes të kërkojë takim me homologët e tij nga Britania, Franca dhe Rusia për të ndaluar përshkallëzimin e situatës.
Redaksia Onilne
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com