KRIME- Trupat ruse në Krime kanë marrë kontrollin e një baze detare ukrainase në qytetin e Feodosia-s. Ky ishte sulmi i tretë ndaj një baze ushtarake ukrainase brenda 48 orësh. Lajmi u bë i ditur nga zyrtarët ukrainas. Zëdhënësi i ministrisë së Mbrojtjes ukrainase Vladislav Selezniov tha se rusët sulmuan bazën nga dy drejtime duke përdorur autoblinda dhe granata zhurmuese. Të gjithë ushtarakët ukrainas në bazë u çarmatosën iu lidhën duart.
 
Ndërkohë zyrtarë të ministrisë së Mbrojtjes ruse bëjnë të ditur se flamuri rus është ngritur tashmë në 189 bazat ushtarake ukrainase që gjenden në Krime.
 
Situata në Krime u përshkallëzua pas rrëzimit të ish-kryeministrit ukrainas Viktor Janukoviç. Gadishulli në jug-lindje të Ukrainës u bë pjesë e Rusisë më 18 mars, vetëm 2 ditë pas mbajtjes së referendumit.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)