Pas takimit me Presidentin rus Vladimir Putin dhe ministrin e Jashtëm rus Sergey Lavrov në Rusi, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-Moon, gjatë ditës së sotme do të jetë për një vizitë në Ukrainë.
Ban ki-Moon, me anë të këtyre vizitave po kërkon të qetësojë disi situatën dhe ditën e enjte ka propozuar që të dërgohen vëzhgues të OKB-së në Ukrianë.
Sipas tij, është shumë e rëndësishme që të garantohet mbrojtja e të drejtave të qytetarëve të Ukrainës, mbi të gjitha të minorancave.
Ban ki-Moon nënvizon se mënyra më e mirë për të eleminuar shqetësimin për të drejtat e njeriut mund të jetë që të gjithë palët të pranojnë shpërndarjen e grupeve të vëzhguesve të OKB-së, për të vlerësuar situatën dhe të na komunikojnë se çfarë po ndodh.
Ndërkohë paraditen e të premtes, ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov, është shprehur se sanksionet ndaj Rusisë për krizën në Krime dhe në Ukrainë, janë "të paligjshme dhe jo racionale".
Pas shtimit të 12 emrave të tjerë në listën e sanksioneve ndaj Rusisë, 'Interfax' bën të ditur se Lavrov ka paralajmëruar se kjo gjë do të çojë në krijimin e "pengesave jo të nevojshme".
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com