TIRANE- Gjykata e Krimeve të Rënda ka konfirmuar masën e "arrestit me burg", për biznesmenin e gazit Ilir Karçini. Ky i fundit akuzohet se, ka paguar 120 mijë euro për vrasjen e biznesmenit, Piro Bare.
Gjatë marrjes në pyetje, Karçini ka pranuar konfliktet me biznesmenin e gazit Piro Bare, por mohon të ketë paguar apo urdhëruar vrasjen e tij.
Seanca për rivlerësimin e masës së sigurisë ndaj Karçinit ka nisur rreth orës 10:30 të mëngjesit të sotëm dhe në sallë i pandehuri është mbrojtur nga ish-kryeprokurori Theodhori Sollaku
Karçini u arrestua më 1 shkurt 2014 pasi dyshohet se ka paguar 120 mijë euro për ekzekutimin e pronarit të ”Porto Romanos”, por Karçini mësohet se u ka deklaruar hetuesve se nuk ka patur asnjë arsye të paguajë apo urdhërojë vrasjen e Bares.
ORA 11: 10 NGEL NË QELI BIZNESMENI ILIR KARÇINIMbetet në burg biznesmeni i gazit, Ilir Karçini, i akuzuar për sigurimin e mjeteve për eliminimin fizik ndaj rivalit të tij në biznes Pirro Bare, duke paguar 120 mijë euro tek Andon Mëhillaj i cili më pas kishte kontraktuar vrasësin Julian Sinanaj.
Gjykatësja Etleva Deda ka vendosur të lërë pas hekurave Karçinin, duke vlerësuar të ligjshëm arrestit me burg të dhënë në mungesë për biznesmenin tre ditë më parë nga gjykata e krimeve të rënda si dhe duke pranuar kërkesën e prokurorëve Ardian Nezha dhe Behar Dibra.
Karçini është paraqitur në seancë gjyqësore me avokatin e tij mbrojtës, ish-Kryeprokurorin Theodhori Sollaku, ndërsa e pranishme në sallë ka qenë dhe bashkëshortja e biznesmenit. Avokati Sollaku, kërkoi nga gjykata të ndryshojë masën e sigurisë nga arrest me burg në një masë lehtësuese për Karçinin.
Por me argumentin se në këtë fazë ku ndodhen hetimet Karçini, mund të ndikojë në prishjen e provave për aq kohë sa nuk janë arrestuar dhe dy kushërinjtë Genis dhe Andon Mëhillaj, të dyshuar si krerët e bandës së tritolit, gjyqtarja Deda vendosi të konfirmoj arrest me burg për biznesmenin fierak.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
30.7%
-
Të gabuar
54.3%
-
Nuk e di
15%
Vota total: 140
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Komisioni ‘Xhafaj’/ Gazetari Toska: Duan ta bëjnë Kuvendin me 100 deputetë, Presidentin ta zgjedhë populli, ndryshojnë numrin e bashkive
23 Janar, 23:02
-
Sherr mes deputetit të PS e Toskës! Gazetari: Je ushtar, sa para ke dhënë që u fute në listë?
23 Janar, 22:55
-
Zgjedhjet/ Zaloshnja: Betejë vetëm për 48 mandate, 92 deputetë i caktojnë Berisha e Rama
23 Janar, 22:41
-
Spahiu: Listat e mbyllura shkatërrojnë partitë e reja, sepse askush s’pranon të renditet i dyti! Ndaj Rama-Berisha i kanë futur në konflikt mes tyre
23 Janar, 22:37
-
‘Meta e Berisha janë bashkë’, Shehi ‘këshilla’ partive të reja: Bashkohuni, ne të vjetrit po rrimë me njëri-tjetrin
23 Janar, 22:36
-
Ndryshime në Kod për votën e diasporës, Krashi kritika: Pas 4 muajsh, u kujtuam që e kemi bërë gabim! Shehi: S’e çan dot pushtetin, ‘tasin e supës’ e kanë PS e PD
23 Janar, 22:25
-
Spanjë/ Ja si u godit banda e 6 ‘skifterëve’ shqiptarë! Gjykata i lë në burg, 300 mijë euro grabitje në pak javë, 2 do ekstradohen (VIDEO)
23 Janar, 22:11
-
Presidenti Trump urdhëron deklasifikimin dhe publikimin e dosjeve për eliminimin e ish-presidentit Kennedy dhe Martin Luther King
23 Janar, 22:02
-
Spahiu: Berisha refuzoi votën elektronike, që komisionerët e PD-PS të vjedhin votat e partive të reja! Vota e Diasporës s'është e fshehtë, do kompromentojë zgjedhjet
23 Janar, 21:54
-
Trump tha se do heqë ligjin e nënshtetësisë për fëmijët që lindin në SHBA, Gjykata pezullon përkohësisht urdhrin e Presidentit
23 Janar, 21:40
-
Marrëveshje PS-PD/ Kreshnik Spahiu: E harruan qeverinë teknike dhe mosbindjen civile! Teatër i dy aktorëve komikë! Vota e diasporës do i bëjë gropën opozitës
23 Janar, 21:20
-
Rusia: Asgjë e re në kërcënimet e Presidentit Trump rreth luftës së Moskës në Ukrainë
23 Janar, 21:01