Prokuroria kërkon burg përjetë për 75-vjeçarin që mbyti me duar bashkëshorten

Prokuroria kërkon burg përjetë për 75-vjeçarin që mbyti me duar bashkëshorten

Namik Velaj

Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi burgim të përjetshëm për Namik Velajn, i cili mbyti bashkëshorten e tij rreth dy vite më parë. Ndërkohë, për mjekun, Ilir Tanku, u kërkua 3 vite burg dhe 2 vjet heqje të së drejtës për të ushtruar profesionin e tij.

Kujtojmë se vrasja ka ndodhur në janar të 2017-ës, por 67-vjeçari u arrestua në mars të 2018, pasi vdekja e Verke Velaj, u raportua si natyrale, version i konfirmuar edhe nga mjeku Ilir Tanki, i cili është marrë i pandehur për shpërdorim detyre.

Sipas Prokurorisë, ka qenë familjarët e viktimës që kanë dyshuar për vdekjen e të ndjerës dhe kanë bërë denoncim në polici, pas 1 viti hetime, rezultoi se Namik Velaj, e kishte mbytur me duar bashkëshorten dhe rreth qafës, kishte vendosur një shall për të fshehur shenjat e mbytjes.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë