Krimet makabre në Korçë
e Fier, Basha: Tregues i varfërisë

Krimet makabre në Korçë<br />e Fier, Basha: Tregues i varfërisë
Kryetari i PD Lulzim Basha është shprehur se krimet makabër që kanë ndodhur në qytetin e Fierit dhe të Korçës reflektojnë gjendjen e varfërisë në vend.

Sipas tij, ato janë tregues i dëshpërimit ku ka hyrë shoqëria si dhe rënien e mbështetjes shoqërore për njëri-tjetrin. 
Gjithashtu në njoftim thuhet se qytetarët nuk mund të vrasin njëri tjetrin por duhet të vrasin politikën e keqe.

"Ne duhet të japim jetën për fëmijët tanë dhe jo të marrim jetë fëmijësh", shprehet Basha.
 
Për kryedemokratin, politika ka rol kryesor në zgjidhjen e këtyre problemeve.

"Politika duhet të pushojë së punuari për pakicën dhe duhet t’u rikthehet njerëzve dhe halleve të tyre.
Shqipërisë duhet t’i kthehet shpresa, duhet t’i kthehen mundësitë në mënyrë që të gjithë të jetojnë të mirëqenë dhe të qetë",
shprehet Basha.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai