Krimet në vend, Basha: Pasqyrë e degradimit të sigurisë, Rama erdhi në pushtet me mbështetjen e krimit

Krimet në vend, Basha: Pasqyrë e degradimit të sigurisë, Rama erdhi në pushtet me mbështetjen e krimit

Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar pas dy atentateve mafioze në Tiranë dhe vrasjes tragjike të një 14-vjeçari pranë shkollës “Fan Noli”. Në një postim në rrjetet sociale, Basha thekson se ngjarjet tregojnë përshkallëzimin e dhunës dhe degradimin e rendit në vend.

Sipas tij, shkollat janë kthyer në vende të rrezikshme për nxënësit, për shkak të trafikut të lëndëve narkotike, ndërsa zona të tëra të Shqipërisë janë jashtë kontrollit të shtetit dhe të dominuara nga bandat kriminale.
Basha shprehet se vendi qeveriset nga një kryeministër që ka ardhur në pushtet me mbështetjen e krimit të organizuar dhe e ka vendosur pushtetin në shërbim të krimit të organizuar. 
Ai më tej shkruan se motoja e Edi Ramës ‘Kokat hëngshin’ nuk është ligji që duhet të mbizotërojë në Shqipëri.

Reagimi i plotë i Lulzim Bashës:

Dy atentate mafioze në pak ditë që tronditën Tiranën dhe vrasja tragjike e 14-vjeçarit te “Fan Noli”, janë një alarm për dhunën që ka mbërthyer vendin. Shkollat janë kthyer në vende ku trafikantët shesin lëndë narkotike, duke i bërë ato të rrezikshme për nxënësit dhe një shqetësim të përditshëm për çdo prind, ndërsa zona të tëra të Shqipërisë janë jashtë kontrollit të shtetit, sepse bandat diktojnë me ligjin e dhunës dhe me leje politike.

Kjo është pasqyra e degradimit të rendit dhe sigurisë, teksa vendi qeveriset nga një kryeministër që ka ardhur në pushtet me mbështetjen e krimit të organizuar dhe e ka vendosur pushtetin në shërbim të krimit të organizuar. Parlamenti i Çyrbeve, nuk mund të jetë parlamenti i shqiptarëve.
Motoja e Edi Ramës “Kokat hëngshin” nuk është ligji që duhet të mbizotëroj në Shqipëri.
Forca e ligjit nuk duhet të tolerojë askënd! 

 

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tedi: 19/11/2024 17:15

    Lul karafili po ti qe erdhe ne krye te baskise nga kutite evotiit teshqyera rruges! Apo harrove

    Përgjigju
  • Linda: 19/11/2024 15:30

    Lulzim Basha kriminaliteti lexohet qart ne fytyren tende prej krimineli dhe ne duart e tua prej vrasesi dhe hajduti!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot në 13:30 Man. City - Everton, Armando Broja e nis nga stoli

Sot në 13:30 Man. City - Everton, Armando Broja e nis nga stoli