Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela u ndal edhe te krimet zgjedhore. Ai theksoi se në përgjithësi referimet kanë qenë të dobëta dhe se i inkurajojnë prokurorët që të kenë një rol proaktiv që lidhet me nisjen e hetimeve të çdo informacioni që qarkullon në media apo burime të tjera për krimet zgjedhore. Ai tha se janë përpjekur që nëpërmjet bërjes publike të rasteve, janë përpjekur të luajnë edhe një rol parandalues në opinionin publik. Sipas Çelës, ka pasur raste në hetimet e mëparshme në të cilat mund të kishin punuar më mirë.
“Çështja lidhet me cilësinë e referimeve dhe e kam ngritur edhe në takime. Referimet nuk kanë qenë të një cilësi, niveli të kënaqshëm për të sjellë produkt në pikëpamje të rezultateve të hetimit. Po kjo nuk do të thotë se këtu përfundoi detyra e Prokurorit. Ne kemi inkurajuar prokurorët që të kenë rol proaktiv që të lidhet me nisjen e hetimeve kryesisht për çdo informacion në media apo burime të tjera sa i përket krimeve zgjedhore. Ajo që unë jam munduar të realizoj ka qenë mekanizmi dhe infrastrukturës së akteve nënligjore të bashkëpunimit institucional që prokurorët të operojnë lirshëm dhe pa pengesa në këtë aspekt. Në fakt statistikat është e vështirë t’i shohësh në pikëpamje cilësore. Nga analizave që i kemi bërë hetimeve dhe vendimmarrjeve të mëparshme, ka vend për përmirësim në drejtim të cilësisë së hetimit të organit të Prokurorisë. Përveç faktit se ka pasur referime jo substanciale. Por ka pasur raste ku mund të ishte punuar edhe më mirë. Ajo që jemi përpjekur të adresojmë ka qenë presion pozitiv ndaj prokurorëve për ta pasur prioritet krimin zgjedhor dhe jo më kot këtë vit u ngritën edhe seksione të posaçme për hetimin e krimit zgjedhor. Task Forca ishte një hap i parë drejt rritjes së ndërgjegjësimit dhe përmirësimit të infrastrukturës institucionale për t'iu përgjigjur sfidave të krimit zgjedhor por ka komponentë për përmirësim. Mund të ketë nevojë për rritje të forcës goditëse të institucioneve ligjzbatuese, është sfidë në vazhdim dhe përmirësim të përgjigjes tonë në aspektin e performancës. Nuk kanë munguar përpjekjet. Në të gjithë problemet që ka sot sistemi i drejtësisë. Kemi prokurori rrethesh me një nga 1-3 vite eksperiencë dhe nuk është e lehtë të perceptojnë rëndësinë e angazhimit për shkak të mbingarkesës që kanë në drejtim të çështjeve kaq sensitive. Ka pasur një rivlerësim tjetër sa i përket krimit zgjedhor edhe në qasjen mediatike. Ne jemi përpjekur që nëpërmjet bërjes publike të masave institucionale, të luajmë edhe rol parandalues në opinionin publik.”, u shpreh ai.
Lajmi kryesor:
Çela: Kodi i ri Penal represiv, s'ka qenë urgjencë! Mbrojtja e institucioneve të drejtësisë nga ‘Illyrian Guard’ jo funksionale! Arrestet me burg të tepruara










