Sulm ndaj avokatit Mëngjesi, Balla në Kuvend: Berisha blof, siç e bëri me vrasjen e Azem Hajdarit, e përdorni politikisht

Dhuna ndaj avokatit Sokol Mëngjesi u bë çështje debati në Kuvend, teksa diskutohej pr.ligji për adresat. Nënkryetari i Rithemelimit i veshi sërish nota politike ngjarjes, ndërsa ironizoi pr.ligjin duke thënë se organet e sigurisë kanë humbur adresën e krimit që godet për vdekje avokatin e liderit të opozitës, referuar Sali Berishës.

“Përpjekja për sistemimin e adresave duhet marrë shumë seriozisht, kemi adrës atë qarta dhe disa që po humbin kohë pas kohe. Adresë ka krimi, që godet për vdekje avokatin e liderit të opozitës, një profesor universiteti, ish-dekanin e Fakultetit të Drejtësisë, Sokol Mëngjesin. Organet e sigurisë publike kanë humbur adresën e sigurisë publike dhe parandalimit të krimit. Një vend që qeveriset nga korrupsioni s’ka adresë”, tha Gjekmarkaj.  

Përgjigja i erdhi nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla i cili tha se nuk do të kishte reaguar nëse edhe Gjekmarkaj nuk do kishte rënë në pellgun e baltës që familja Berisha dhe zëdhënësit e Berishës nxituan dje të përdornin politikisht ngjarjen e rëndë.

Balla tha se kjo ngjarje i kujtoi momentin kur u vra Azem Hajdari dhe berisha pa pritur njoftim nga policia akuzoi Fatos Nanon për ngjarjen, por Balla theksoi se drejtësia konfirmoi gjithçka ndryshe.

Ministri i uroi shërim të shpejtë avokatit, ndërsa u shpreh se priste që PD të distancohej nga ajo deklaratë pas zbardhjes së ngjarjes nga policia.

“Mu kujtua fabula e studentit të biologjisë që kishte mësuar vetëm mizën dhe iu përgjigj për mizën edhe kur e pyetën për lopën. Te ligji i adresave iu desh të shkoni të rruga Mustafa Matohiti, kati i 8, për të shkuar te një fjalë që të buroi nga shpirti për Berishën. Ua qaj hallin, e vuani shumë këtë fakt. Si nënkryetar i parë i PD. S’do kisha reaguar aspak nëse edhe ju nuk do kishit rënë në pellgun e baltës që familja Berisha vetë Sali Berisha dhe zëdhënësit e Berishës nxituan dje të përdornin politikisht një ngjarje të rëndë. Për Berishën kjo nuk është e re. Mbani mend, ju jeni i ri Gjekmarkaj në PD, por nëse i hidhni një sy historisë, brenda PD kjo ngjarja e djeshme më ngjau me reagimin e parë të vetë Sali Berishës dhe zëdhënësve sapo në 12 shtator 1998 u vra lideri historik i vërtetë Azem Hajdari. Kur ende policia po administronte vendin e krimit, njeriu doli në konferencë dhe emërtoi Fatos Nanon si urdhërues të vrasjes. Historia tregoi gjithçka ndryshe, drejtësia konfirmoi gjithçka ndryshe. Prisja sot nga ju, si numri 2 i PD, të vinit këtu dhe të thonit nuk ishte kështu, kjo është ngjarje e rëndë, para pak minutash kam biseduar me doktorët, bime të gjithë dakord që kjo është një prej atyre ngjarjeve që brenda 10 orësh është zbardhur e gjithë skena e krimit, përfshirë edhe porositësin. Rasti në fjalë është rast tipik q ëmë kujton

Pasi në 18:00 Policia doli në komunikim publik, mendova që pasi policia e bardhi ngjarjen do kishte një reflektim. Përsëri te rruge e Salës e njëjta histori, u porosit nga Rama, u ekzekutua nga Balla. Më falni, po shqiptarët ca i dini budallenj”, tha Balla.  

Katër persona morën pjesën në dhunimin e avokatit Sokol Mëngjesi, mëngjesin e 29 majit 2024 sapo kishte dalë nga kopshti nr 31 në zonën e ish bllokut në Tiranë ku kishte çuar djalin. Njëri prej autorëve,  Dorian Aliaj u vetëdorëzua dje dhe në polici deklaroi se sulmi ishte porositur nga Dritan Nano që ai të tërhiqej nga padia për të marrë çka i takonte në pronën e fituar me gjyq te kullat e Liqenit. Ndërsa për arrestimin e 2 dhunuesve Elton Kasaj dhe Drivaldo Aliaj dhe Romario Tabaku i cili ka siguruar largimin e tre dhunuesve nga vendngjarje policia vuri në dispozicion 20 mijë euro. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:45
'Akuzoni Edi Ramën për çdo gjë që ndodh në faqen e dheut', Spiropali: Lutemi për avokat Mëngjesin, shërim të shpejtë

 

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ripërsëriti pyetjen ndaj opozitës se: Kush jeni? Të njëjtën pyetje që bëri dhe një seancë më parë teksa diskutohej për Komisionin e Posaçëm Antikorrupsion të propozuar nga PS.

Nga ana tjetër ajo solli në vëmendje ngjarjen e djeshme ku u dhunua avokati Sokol Mëngjesi. Spiropali vuri theksin se opozita dhe Berisha akuzuan Edi Ramën për dhunën ndaj avokat Mëngjesit para se policia të zbardhte ngjarjen.

'Jeni po ju që akuzoni me të parën kundërshtarin politik Edi Ramën për çdo gjë që ndodh në faqen e dheut. Siç ishte rasti dje me zotin Mëngjesi që i identifikoi policia. Para se të prisnit hetimin e policisë ju shpallët fajtorin, Edi Ramën. Ata që shpallin fajtorin nuk kanë decensën më minimale të kërkojnë falje. Shërim të shpejtë zotit Mëngjesi dhe lutemi për të.', tha Spiropali.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë