TIRANË- Dëshmitari kyç që ka zbardhur ngjarjen e 2017 horror Gazmir Ngota kishte dy muaj i larguar dhe familja e kishte denoncuar të humbur në polici.

Sipas të afërmve të tij ai ishte kthyer në banesë vetëm 10 minuta para se efektivët të mbërrinin për ta arrestuar, dhe prej tyre është dyshuar se mund të kishte kryer ndonjë vjedhje  

Ata kane treguar  se Gazmiri  kishte patur një jete endacaku  ndërsa më herët ka qenë i dënuar për vjedhje. Gjatë ballafaqimit  në gjykatë me të arrestuarën tjetër Marjeta Karaj, kjo e fundit mësohet se ka mohuar përfshirjen në ngjarje madje ka thënë se nuk e njihte fare Gazmir Ngotën dhe nuk ishte takuar ndonjëherë me të. Nga ana tjetër 39 vjecari, ka bërë një rrëfim të frikshëm, që kur bashkë me djalin e Marjetës, Besmirin, e morën Menduh Kurtdedën në makinë të pirë, blenë bidonat me benzinë,  e rrahën, e lidhën me zinxhir qeni pas një peme në Dajt dhe i vunë flakën sa ishte gjallë.

Mirëpo kjo dëshmi nuk ka bindur as avokatin mbrojtës i tij, i cili ka kërkuar në gjykatë një ekspertizë psiqike për Gazmir Ngotën, për të përcaktuar nëse është apo jo mirë mendërisht.

Ngjarja, për të cilën akuzohet Ngota së bashku me  Marjeta Karajn dhe djalin e saj Besmirin, i cili ende nuk është arrestuar ka ndodhur në 2017. Policia dhe Prokuroria dyshojnë  se shkak për ngjarjen është një borxh që viktima Menduh Kurdteda i kishte Marjetës dhe djali saj pasi e ka rrëmbyer e ka dhunuar dhe më pas djegur.