“Unë vrava gruan time. Nga sot jeta ime ka marrë fund”. Këto janë fjalët e para të 57-vjeçarit shqiptar, Xhevdet Mehmeti, i cili masakroi me thikë bashkëshorten e tij në sy të djalit 17-vjeçar, duke e prerë në fyt. Mediat italiane kanë zbardhur dëshminë e shqiptarit, i cili ka pranuar krimin makabër, që tronditi vendin fqinj.
Ai ka pohuar se bashkëshortja, 52-vjeçarja Elca Tereziu, ishte xheloze, dhe për këtë kishte sjellje agresive ndaj tij, për shkak se dyshonte që 57-vjeçari e tradhtonte, ndonëse ai ja kishte mohuar gjithmonë.
Shqiptar u mor në pyetje nga prokurori Antonio Colonna dhe u transferua në burgun Noveta, ku ndodhet në paraburgim i akuzuar për vrasje të rëndë.
Nga ana tjetër, avokati i autorit të krimit ka deklaruar se ai është tronditur nga ngjarja. “Është shumë i tronditur, po kupton çfarë ka bërë, ndonëse nuk e mban mend mirë sulmin ndaj gruas”.
(Çifti i bashkëshortëve, Elca Tereziu dhe Xhevdet Mehmeti)

Komente

Monster,u kalbsh ne burg
PërgjigjuNeandërtal...b ajgë neandërtali!
Përgjigju