Krimi i dyfishtë, zbardhet letra tretë
e viktimës: Isha keq psikologjikisht

Krimi i dyfishtë, zbardhet letra tretë<br />e viktimës: Isha keq psikologjikisht
Krimi i dyfishtë në të cilin u përfshi një 65-vjeçar dhe e dashura e tij 29-vjeçare, ka nisur të hetohet nga Prokuroria dhe Policia, ku pas verifikimeve dhe kqyrjes së vendit të ngjarjes, ekspertët kanë gjetur edhe një tjetër letër të viktimës, ku ka shkruar se e ka kryer vrasjen në momente të vështira psikologjike.

Në një njoftim të shpërndarë për mediat, Prokuroria thotë se, viktima është gjetur i vetëvrarë me armë zjarri, me një plumb në gojë, ndërkohë që vajza është gjetur mbi krevatin dopio në hotel, me shenja dhune në grykë.

65-vjeçari Sokrat Shani është vetëvrarë me një armë zjarri tip “TT” dhe kanë qenë familjarët e tij ata që kanë njoftuar policinë.
 
 INFORMACION, PROKURORIA LUSHNJE 
Në datë 15.08.2016, rreth orës 07.00, është njoftuar Salla Operative e Komisariatit të Policisë Lushnje se, në fshatin Krutje, është gjendur i vrarë me armë zjarri shtetasi Sokrat Shani.
Menjëherë ka shkuar në vendngjarje grupi hetimor, ku rezultoi se në një nga dhomat e banesës 3- katëshe në pronësi të shtetasit Sokrat Shani, është gjendur i vrarë me armë zjarri pistoletë, shtetasi Sokrat Shani.
Eshtë bërë kqyrja e vendit të ngjarjes dhe kqyrja e kufomës, ku rezultoi se kufoma është qëlluar me armë zjarri pistoletë në gojë, ku është gjendur një gezhojë, ndërsa plumbi ka bërë rikoshetë dhe është copëtuar.
Nga kqyrja e banesës, ku ndodhej kufoma, janë administruar e sekuestruar në cilësinë e provës, 3 letra të shkruara nga viktima Sokrat Shani, ku shkruan së është vrarë vetë. Gjithashtu, në një letër tjetër, të shkruar më datë 14.08.2016, ka shpjeguar se shtetësja J. Ç, ka ndërruar jetë dhe ndodhet te shtëpia në Golem, duke shënuar edhe adresën, si edhe ka lënë çelësat e shtëpisë mbi letër.
Ndërsa tek letra e tretë, viktima merr përsipër vrasjen e J.Ç, duke shpjeguar se gjithçka e ka kryer ai në gjendje të tronditjes psiqike. 
Nga hetimi rezultoi se viktima Sokrat Shani prej disa kohësh ka patur lidhje me shtetasen J.Ç.
Grupi hetimor, i vënë në dijeni rreth faktit të përshkruar në këtë letër për faktin e ndërrimit të jetës së shtetases J. Ç., (në bashkëpunim me policinë në Kavajë) ka shkuar në banesën e përshkruar, në Golem-Kavajë. Është konstatuar se në banesë mbi krevat dopjo, gjendet me shenja dhune në grykë, një shtetase, ku nga verifikimi i sistemit TIMS, rezulton se është shtetasja J. Ç. Në banesë nuk janë gjendur dokumenta identifikimi të viktimë.
Familjarët e viktimës Sokrat Shani kanë shpjeguar se kanë qenë në banesë, në katin e parë, kur kanë dëgjuar krismë arme rreth orës 06-06.30 dhe, kur kanë shkruar në dhomën ku banonte Sokrati, kanë konstatuar se ishte i shtrirë dhe gjakosur në fytyrë,
 
 Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën