'Krimi i rrugës nuk del në pension', apeli i Vangjelit: Çmimi i asaj jete me makina luksoze është i parashkruar

Në studion e emisionit ‘Kontrast’, analisti Lorenc Vangjeli tha se noterizimi i krimit është gjaku.  Duke marrë shkas nga vrasja e trefishtë në Fushë-Krujë, Vangjeli u shpreh se çmimi i jetës së atyre të rinjve që gëzojnë mjete luksi nga veprimtaria kriminale është gjithmonë i parashkruar. 

Ai apeloi për të rinjtë që shpesh deprimohen kur shohin bashkëmoshatarët e tyre që bëjnë një jetë të tillë. Vangjeli tha se ajo lloj jete është e shkurtër.

“Krimi i rrugës është një kategori që nuk del në pension. Një pjesë e tyre e ngrysin jetën në burg dhe një pjese tjetër u shkëputet jeta në mes. Një miku im që kthehej nga Gjermania u bë dëshmitar i krimit në Fushë-Krujë sepse ndodhej vetëm pak minuta larg vendit të ngjarjes dhe kjo është e rëndë. Noterizimi i krimit është gjaku. Çmimi i asaj jete që në fillim shfaqet me makina luksi është i parashkruar… Histori të tilla zakonisht ndodhin prej mungesës së drejtësisë. Sepse në fillim ndodh krimi i vogël derisa mbërrijmë në këtë pikë. Të rinjtë shpesh shohin kontrastin e jetës së tyre luksoze dhe thonë ‘çfarë bëj unë?’. Por duhet të kuptojnë se ajo jetë është e shkurtër” – tha Lorenc Vangjeli në Report TV.

/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë