Kryekomisari i Krimeve Kompjuterike: Krimet kibernetike në rritje, denoncojini rastet

Kryekomisari i Sektorit të Krimeve Kompjuterike, Hergis Jica ka qenë i pranishëm këtë të premte në studion e lajmeve të Report TV, ku foli për rastin e 20-vjeçarit që u arrestua paraditen e sotme për hakerimin e 3000 adresave personale nëpër rrjete sociale. Jica deklaroi se kemi të bëjmë me një krim kibernetik, që gjithnjë e më shumë po shtrin rrënjët e tij në Shqipëri.

Ai tha se raste të këtij lloji nuk ndodhin detyrimisht nga persona të cilët janë shkolluar në këtë fushë, përkundrazi ai u shpreh se në të shumtën e rasteve kemi të bëjmë me persona me dhunti. Edhe Arben Bozhiqin e cilësoi si një të ri me dhunti, duke shtuar se në rast se ai do ta kishte përdorur ndryshe prirjen e tij për kibernetikën ndoshta e ardhmja do t’i paraqitej ndryshe.

I pyetur për llogaritë e hakuara nga i riu, Jica deklaroi se nuk dihet ende nëse ka llogari të personazheve të njohur. Ndërsa sa i takon fotografive intime të gjendura në adresat e vjedhura, Jica tha se hetimet po fokusohen tek mosha e vajzave që ndodhen në foto. Ai theksoi se në rast se konfirmohet që fotografitë janë bërë në një moshë minorene, dënimi për të riun do të ndryshojë.

“Megjithatë, unë them se thembra e Akilit është shtëpia. Familjarët duhet të kujdesen ndaj ekspozimit që mund të kenë fëmijët e tyre në rrjet”, u shpreh kryekomisari i Sektorit të Krimeve Kibernetike.

Pyetjes nëse bankat shqiptare janë në rrezik sikurse po shihen të jenë edhe ato të huajat, Jica iu përgjigj se “jam i informuar se bankat tona kanë marrë të gjitha masat që të mos bien pre e hakerimit”.

Në fund, Jica bëri të ditur se qytetarët që bien pre e sulmeve të tilla duhet t’i drejtohen jo vetëm Komisariatit të Përgjithshëm të Tiranës, aty ku gjendet edhe sektori i Krimeve Kibernetike, por të gjitha komisariateve të vendit.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen