Hakeroi 3 mijë adresa në rrjetet sociale, në kompjuterin e 20-vjeçarit gjenden fotografi intime të vajzave minorene

Një 20-vjeçar është arrestuar në flagrancë, pas një hetimi 6-mujor për ndërhyrje në të dhënat kompjuterike. Report Tv raporton së bëhet fjalë për Arben Bozhiqi, lindur në Pajovë-Peqin, banues në Laprakë të Tiranës.

Bozhiqi dyshohet se ka ndërhyrë në mbi 3000 adresa të rrjeteve sociale të shtetasve shqiptarë dhe të huaj. Gjatë kontrollit të banesës, 20-vjeçarit i është sekuestruar një pajisje kompjuterike dhe një telefon celular. Këto pajisje pasi u këqyrën, rezultonin se përmbanin të dhëna të rëndësishme me interes për hetimin.

Saktësisht Buzhiqit i janë gjetur; 11 profile të rrjetit social “Facebook” me të dhëna të rreme, të cilat përmbanin foto intime të disa vajzave që mendohet se kanë qenë minorene në kohën kur këto foto janë realizuar;  mbi 1200 adresa të ndryshme të postës elektronike (e-mail, hotmail, yahoo, live etj.) ;  mbi 400 passëorde të adresave të rrjeteve sociale të shtetasve të ndryshëm; Mbi 50 link-e (adresa) të cilat janë përdorur në periudha të ndryshme kohore për të marrë (phishing) kodet e hyrjes së adresave të ndryshme të postës elektronike dhe rrjeteve sociale.

Bozhiqi, i cili punonte në disa lavazhe dhe qendra interneti që mësohet se e ushtronte aktivitetin e tij kriminal që nga viti 2010 dhe rezulton nga bisedat e kryera në rrjetet sociale se shkëmbente edhe adresa për të përfituar para. Mbi 20-vjecarin tashmë rëndojnë akuzat për veprat penale “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “Falsifikimi kompjuterik” dhe “Hyrje e paautorizuar kompjuterike”.

Aktualisht po punohet për zbardhjen e plotë të këtij aktiviteti kriminal, për të parë nëse ka të tjerë persona të cilët mund të jenë të lidhur me këtë shtetas.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve