Krimi makabër në Poliçan
Policia arreston Gurin

POLIÇAN- Policia ka arritur të arrestojë sot rreth orës 15:30 Kristaq Gurin, i cili dhunoi trupin e pajetë të autorit të vrasjes së vëllait të tij. 55 vjeçari i preu kokën me sharrë mekanike dhe më pas u largua nga vendi i krimit duke ecur së bashku me kokën e prerë në rrugët e Poliçanit. Koka e Shpëtim Dervishit u gjet e hedhur në një ferrë.

VRASJA
Krimi monstruoz ndodhi mëngjesin e djeshëm në ambjentet e bredshme të uzinës ushtarake të Poliçanit. Ka qënë ora 8:45 kur në kombinatin ushtarak ka hyrë Shefi i Sigurisë Teknike, ushtaraku Vladimir Guri. Pasi është paraqitur në zyrën e tij dhe ka qëndruar disa minuta në të, Guri ka dalë jashtë të shohë, pasi ndjeu diçka që kishte hyrë në ambjentet sektorit që ai kishte në administrim në kombinatin e Poliçanit. Pikërisht në këtë moment mendohet se pa paralajmërim ai është qëlluar me breshëri kallashnikovi, duke mbetur i vdekur në vend. Ndërkohë që pas kësaj është dëgjuar dhe një krismë tjetër, pasi autori i krimit Shpëtim Dervishi,që punonte si ushtar me pagesë, kishte vrarë veten me armën e shërbimit. Krismat kanë ngritur në këmbë ushtarakët që shërbejnë në Poliçan, të cilët janë drejtuar me vrap në drejtim të vendit prej nga u dëgjuan krismat. Kur kanë mbëritur, dëshmitarët panë dy trupat e pajetë 10 metra lart njëri-tjetrit.

vladimir guri (djathtas)

(Në foto majtas Shpetim Dervishi, roja qe iu pre koka, (djathtas) Vladimir Guri, shefi i sigurise teknike, marre nga Panorama)


PRERJA E KOKËS

Janë të paqarta ende sesi vëllai i viktimës, shefit të sigurisë teknike, Kristaq Guri ka arritur të hyjë në ambjentet e brendshme të uzinës duke shkuar në vendin e krimimit dhe të dhunojë trupin e pajetë të autorit, Shpëtim Dervishi. Neni 118 të Kodit Penal parashikon një dënim me pesë vjet burg për ata që dhunojnë kufomën e një njeriu. Ndërkohë që mësimi i këtij lajmi nga të afërmit dhe nga banorët e tjerë të qytetit të Poliçanit ka bërë që të rritet tensioni.

VARRIMI
Ceremonia e varrimit të dy viktimave Shpëtim Dervishi dhe Vladimir Gurri do të kryhet sot në varrezat e qytetit të Poliçanit. Ceremonia,do zhvillohet në orare të ndryshme si dhe do monitorohet nga forcat e rendit për të shmangur konfliktet mes dy familjeve.

(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Magnezi apo Kalciumi? Cili është më i rëndësishëm për kocka të forta

Magnezi apo Kalciumi? Cili është më i rëndësishëm për kocka të forta