TIRANE - Trupi i 24-vjeçares, Xhulia Baldassarrio nga Montelupone (Itali), e vrarë nga vjehrri shqiptar, së bashku me burrin e saj në Elbasan, do t’i nënshtrohet edhe një herë autopsisë nga ekspertiza mjeko-ligjore italiane, pas autopsisë së kryer në Shqipëri. 24-vjeçarja italiane u ekzekutua me një breshëri plumbash kallashnikovi nga vjehrri i saj bashke më të shoqin Sokolin më 30 janar të këtij viti.
Prokuroria e Romës ka ndaluar djegien e trupit të vajzës italiane nga Montelupone, për t’u vënë në dispozicion të hetuesve italianë, të cilët vendosën për të kryer hetime të mëtejshme.
Funerali i 24-vjeçares u prit të shtunën e kaluar në Montelupone, me pjesëmarrjen e një turme të madhe njerëzisht të tronditur nga ngjarja në Elbasan.
Trupi i vajzës pritej të digjej, por kjo u ndalua nga Prokurori Publik i Romës, i cili kërkoi që trupi i Xhulias t’i lihej autoritetit gjyqësor. Trupi i studentëvs u soll në këtë mënyrë në morgun e Macerata-s.
Autoritetet shqiptare e kishin kryer tashmë autopsinë menjëherë pas vrasjes së dyfishtë nga ku reluztoi qe vajza nuk ishte shtatzënë, siç u ngritën dyshimet e para.
Prokuroria Publike e Romës zbaton një praktikë të tillë që kur ndodhin vrasje jashtë vendit, trupat e viktimave u nënshtrohen autopsisë nga hetuesit italianë.
Vajza ishte në shtëpinë e prindërve të burrit 27-vjeçar, Sokol Ucaj. Por sipas mediave italine prania e saj nuk i pëlqente babait të tij, Engjëll Ucaj, i cili pati shumë herë grindje me djalin e tij, deri të mërkurën e kaluar, kur gjatë një mosmarrëveshje tjetër, 65-vjeçari me një kallashnikov hapi zjarr mbi djalin e tij dhe vajzën e re duke i lënë të vdekur në vend. Burri, u vetëdorëzua për policinë shqiptare, duke thënë se ai nuk dëshironte nuse italiane në shtëpinë e tij, por se ishte penduar për veprimin e kryer.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Babai vrau djalin dhe nusen e tij italiane (të gjitha shkrimet)