Krimi në familje në Greqi, foto e shqiptares që u vra nga bashkëshorti e trupi iu fsheh 1 javë në papafingo! Burri telefoni vetë policinë

Alba Cenko, Kastriot Cenko dhe vendi ku ndodhi vrasja

Alba Cenko, 32 vjeçe u vra nga bashkëshorti Kastriot Cenko 39 vjeç në Ampelokipi të Greqisë. Shqiptari nga Fieri përdori një çekiç dhe kufomën e bashkëshortes e mbajti 7 ditë në papafingon e shtëpisë.

Ishte vetë autori që telefonoi policinë greke për vrasjen, dhe sikurse raportojnë mediat greke në shtëpi kishte erë të keqe dhe në papafingo u gjetën çanta të zeza. Krimi ndodhi në banesën përdhese ku jetonte familja pak pasi gruaja kishte vënë në gjumë dy fëmijët 9 dhe 12 vjeç.

Sipas rrëfimit në polici shqiptari e vrau gruan për shkak të xhelozisë e dyshimeve se kishte një lidhje jashtëmartesore me një prej miqve të tij.

Fqinjët grek në media tregojnë se ishte një familje e sjellshme. Kastrioti sipas tyre nuk kishte shfaqur sjellje dhune, por se gruaja ishte shprehur se kishte probleme me të, por sipas tyre menduan se ishin si të çdo çifti tjetër.

Report TV ishte në fshatin Shën Pjetrës të Fierit ku ka shtëpinë familja Cenko. Ajo është e kyçur pasi edhe nëna e Kastriotit pak ditë më parë ka udhëtuar për festat e fundvitit drejt Greqisë ku jetojnë edhe fëmijët e tjerë. Krimi i rëndë ka tronditur fqinjët në fshat.

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Alban Daci: Trump mes ‘izolimit’ e politikës së jashtme intensive dhe pak për Shqipërinë!

Alban Daci: Trump mes ‘izolimit’ e politikës së jashtme intensive dhe pak për Shqipërinë!